|
-
Tiranė,
7 nėntor 2005 /TN /QIK - Gjatė
fundjavės sė fundit nė Tiranė u promovua vepra e plotė letrare e
Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, botuar nga shtėpia
botuese "Fak Konica" e Prishtinės, qė u bė nė kuadėr tė panairit
tė librit "Tirana 2005".
-
- Nė
tė merrnin pjesė ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe
Sporteve, Bujar Leskaj, ministri i Kulturės dhe Sportit tė
Kosovė, Astrit Haraēia, personalitete tė letėrsisė nga Shqipėria
dhe Kosova, artistė, politikanė dhe tė ftuar.
Ministri Bujar Leskaj, tha nė fjalėn e hapjes se botimi i plotė
i veprės letrare tė Dr. Ibrahim Rugovės ėshtė njė moment i
rėndėsishėm. "Janė shumė tė rrallė rastet nė krestomacinė e
shqiptarėve tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave ku tė rrijė krah
pėr krah, kulturologu, politikani qė shndėrrohet nė lider
shpirtėror, dhe pėrmasa humane si tek Ibrahim Rugova".
Kritiku dhe studiuesi i letėrsisė Sabri Hamiti tha se "dy polet
kritike, tė shfaqura nė dy librat e parė, e kanė pėrcaktuar
fuqishėm gjithė krijimtarinė kritike tė Ibrahim Rugovės nė vitet
70 e 80 tė shekullit tė 20 tė".
"Ky ndikim nė njė anė ka prodhuar njė diskurs kritik tė ēlirshėm,
shpesh me gjuhė konotative, madje nė nivel tė metaforės, pėr t'u
kurorėzuar me trajtėn e eseut e tė kritikės interpretuese; kurse
nė anėn tjetėr ka prodhuar diskursin kritik tė argumentuar, duke
e ngritur nė nivel tė abstragimit teorik, madje krejt nė teori
tė letėrsisė e tė kritikės; por gjithmonė me kėrkesėn pėr
kultivimin e temave abstrakte nė shqip, nėpėrmjet rindėrtimeve
terminologjike", u shpreh Hamiti.
Ai mė tej tha se dy libra tė ngjashėm, pėrmbledhje esesh e
kritikash, kapin tekstet kritike tė Ibrahim Rugovės tė viteve 70
nė Strategjia e kuptimit dhe tė viteve 80 nė "Refuzimi estetik".
"Sharmi themelor i shkrimeve kritike, qė korrespondojnė nė radhė
tė parė me librat e botuar gjatė kėtyre viteve dhe me autorėt
kryesisht tė brezit tė tij, ėshtė se janė shkruar rėndom si
kritika tė para (punė tepėr e vėshtirė nė interpretimin e
vlerėsimin e letėrsisė), duke prodhuar edhe mendimin e parė
publik pėr veprat, e njėkohėsisht duke krijuar aureolėn e
kritikės sė respektueshme".
Nė shkrime tė tjera, theksoi mė tej Hamiti, Rugova lėshohet
ngadalė nė kohė pėr tė studiuar formacione artistike e doktrina
letrare shqiptare, po ashtu autorė tė njohur tė traditės; ashtu
edhe fenomene letrare, kryesisht kritike tė modernitetit
evropian.
"Dy libra tė tjerė, tani monografikė, qė provojnė deri nė skaj
fuqinė krijuese e intelektuale tė Ibrahim Rugovės, janė 'Vepra e
Bogdanit' dhe 'Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504
1983'. Nė tė parin bėhet interpretimi i fuqishėm i tekstit
bogdanian nė librin e parė origjinal shqip 'Ēeta e profetėve',
duke analizuar tė gjitha aspektet e strukturat e tekstit bashkė
me domethėnien e tij.
-
-
Rugova kėtu ribėn gjenetikėn dhe bėn analitikėn e veprės sė
autorit tė madh tė vjetėr shqiptar, duke e parė atė tė
njėnjėshėm, nėpėrmjet temave, strukturave letrare, domethėnieve
nacionale; duke analizuar sistemin e plasat e tij.
Sabri Hamiti tha se projekti mė i ndėrliqshėm e mė i rėndėsishėm
studimor i Ibrahim Rugovės mbetet monografia pėr kritikėn
shqiptare. "Ky libėr ėshtė dhe kurora kritike e tij. Aty gjejmė
njė sistematizim tė mendimit kritik shqiptar qė lidhet me
letėrsinė dhe kritikėn letrare, dhe mė thellė njė vetėdije
kulturore tė shqiptarėve".
Idetė themelore, duke u fiksuar nga Barleti deri te autorėt
bashkėkohorė, u shpreh Hamiti, janė trajtuar jo si rend
kronologjik i shfaqjeve, por si vlera nė njė sistem tė sprovuar
tė mendimit letrar. Rugova lucid kėtu informon, analizon,
interpreton. "Vepra merr vlerėn e njė projekt enciklopedie pėr
kritikėn letrare shqiptare duke u bėrė, qė nga shfaqja, njė pikė
reference e pakalueshme pėr kėtė fushė", nėnvizoi Sabri Hamiti
duke thėnė:
"Pėrfundimisht Ibrahim Rugova ėshtė njė kritik modern qė teorinė
e ndėrton si majė qė del nga interpretim i tekstit letrar, kurse
vlerėsimin e bėn si njė pėrqasje me universalitetin e krijimit
letrar. Kjo e shpie nga qerthulli i letėrsisė kombėtare nė
universumin e literaturave tė tjera".
Ai nė vazhdim tha: "Konteksti sociokulturor, thuhej mė parė, por
rrethanat nacionale, do tė thuhej mė vonė, e bėnė apo mė saktė e
detyruan Ibrahim Rugovėn qė nga njeriu meditant tė kalojė te
njeriu militant. I pari i pėrket domenit tė kritikes. I dyti
domenit tė veprimtarisė nacionale".
Prof.Mark Marku nga Tirana duke folur pė veprėn e Ibrahim
Rugovės tha se personaliteti i studiuesit tė njė fushe tė
caktuar tė shkencave shoqėrore mund tė shpjegohet nga mėnyra se
si e pėrzgjedh fushėn dhe objektin e studimeve tė tij, pėr tė
konstatuar se kėsaj tė vėrtete i brendashkruhet edhe
personaliteti i Rugovės.
"Kjo i jep pėrgjigjet nė njėfarė mėnyre edhe pyetjes pse
pikėrisht Letėrsia dhe pse kryesisht letėrsia e vjetėr? Vetė
Rugova nė esenė 'Refuzimi estetik' shprehet se karakteri dhe
natyra e letėrsisė pėrmban nė vetvete dhe e realizon humanitetin
nė mėnyrėn mė burimore dhe mė autoktone dhe e shpreh mė mirė
raportin botė njeri".
Po nė kėtė ese, Marku vėren se Rugova merret thellėsisht me
raportin e individit me tė vėrtetėn ekzistuese dhe tė vėrtetėn e
pėrfaqėsuar dhe me mėnyrat e mundshme tė refuzimit tė sė
vėrtetės pėrfaqesuese, refuzim ky qė shtrihet nga jeta e
pėrditshme nė jetėn letrare.
"Sipas Rugovės letėrsia ėshtė vendi par exellence i njėrės formė
tė refuzimit: i refuzimit estetik. Mė tej ai e shtjellon
teorikisht dhe filozofikisht refuzimin estetik i cili nė
ndryshim nga refuzimi aktiv ku bėjnė pjesė refuzimi politik,
ideologjik, religjioz akte kėto me pasoja konkrete nė jetėn e
njėriut, ėshtė njė refuzim nė heshtje dhe qė realizohet me forma
letrare", tha Marku.
Mark Marku tha se "refuzimi estetik parapėrgatit refuzimin e
madh politik tė shqiptarėve tė Kosovės, rezistencėn e kėsaj bote
ndaj represionit tė ushtruar nga aparati serb i dhunės".
"Kalimi nga njė refuzim nė tjetrin ėshtė krejt i natyrshėm dhe
pėr kėtė vepra e plotė e Rugovės ėshtė model i koherencės sė
njeriut tė ideve dhe njeriut tė veprimit, i ideologut dhe
politikanit, i njeriut tė rrethanave dhe njeriut largpamės tė sė
ardhmes.
Pikėrisht kjo koherencė e bėn atė njeriun mė pėrfaqėsues tė
ēėshtjes sė shqiptarėve tė Kosovės, imazhin e pėrkryer tė kėsaj
lėvizje tė shenjtė dhe emancipuese nė histori", tha Marku.
Prof.Rexhep Ismajli tha nė vlerėsimin e tij se "Ibrahim Rugova
ėshtė lideri i lėvizjes mė tė madhe".
"Krijimtaria e tij ėshtė shpėrndarė nė tė gjithė shtypin
europian. Nė veprėn e Rugovės ka njė ton kryengritės, por shumė
tė heshtur. Rugova ėshtė marrė me letėrsi moderne dhe tė
traditės. Vepra e Bogdanit ka vlera tė veēanta dhe tepėr tė
rėndėsishme", tha Ismajli.
Shkrimtari dhe njėherit ministėr i Jashtėm i Shqpėrisė Besnik
Mustafaj theksoi nė fjalėn e tij se Ibrahim Rugova nė veprėn e
tij mendimtare, mbart kohėn shqiptare tė lashtėsisė dhe
koherencės. "Rugova jep shembullin e njeriut se si mund tė
refuzohet dhe jep shembullin e refuzimit. Nė veprėn e tij,
Rugova ndėrton dhe shfaq edhe personalitetin e vet, dhe tė
gjithėve na bėn ta shohim me adhurim. Tek ai bashkohet energjia,
mendja, shpirti dhe fati", tha ai.
Kritiku dhe studieusi letrar Gjergj Zheji theksoi se Ibrahim
Rugova "shikon sot se si koha po i jep tė drejtė". "Nė veprėn e
Rugovės shohim se studimi i letėrsisė zhvishet nga mitet,
politika, lufta e klasave, etj. Tėrė kjo letėrsi e hapur ka zėnė
vend nė letėrsinė e Kosovės. Ibrahim Rugova ėshtė dhe mbetet
pėrherė njė intelektual i burimit", tha Zheji.
|
|