|
-
Prishtinė,
7 nėntor 2005 /TN /QIK - Forumi i
Rinisė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dje mbajti Kuvendin VI
zgjedhor. Me 190 vota FR zgjodhi kryetarin e ri Sejdė Tolajn,
kundrejt kundėrkandidatit Armend Zemaj, i cili mori 171 vota,
kurse kandidati i tretė, Florian Dushi, arriti vetėm 31 vota.
Kryetari i ri i FR tė LDK-sė, Sejdė Tolaj, i cili do ta udhėheqė
kėtė forum pėr dy vjet, tha se tė jesh kryetar i FR tė LDK-sė
ėshtė nder dhe pėrgjegjėsi. "Ėshtė nder pėr shkak se ke fituar
mbėshtetjen dhe besimin e pjesės mė tė madhe tė rinisė sė
Kosovės. Pėrgjegjėsi, per shkak tė autoritetit qė FR dhe LDK-ja
ka nė mesin e Kosovės dhe nė opinionin ndėrkombėtar", tha Tolaj.
Sipas tij, pėrgjegjėsia shtohet edhe mė shumė tash kur LDK-ja si
forcė kryesore politike ėshtė duke kurorėzuar me sukses
pėrpjekjet dhe aspiratat shekullore tė popullit tė Kosovės me
pavarėsinė e saj. "Tė gjithė ne qė jemi anėtarė tė LDK-sė qė nga
themelimi e edhe tė tjerėt qė na u kanė bashkuar mė vonė e kanė
tė njohur faktin se jemi angazhuar pėr njė qėllim tė vetėm ta
bėjmė Kosovėn shtet tė pavarur dhe demokratik", - theksoi
kryetari i ri i Forumit tė Rinisė sė LDK-sė Sejdė Tolaj.
Kryetari i deritanishėm i FR tė LDK-sė, Lulzim Zenelaj tha nė
referatin e tij pėr punėn dyvjeēare tė kėtij forumi se fryma e
tolerancės, mirėkuptimit dhe konkurrencės kanė qenė elementet
kryesore tė Kuvendeve zgjedhore nė tė gjitha strukturat dhe kjo
ka dėshmuar edhe njėherė bindshėm se tė rinjtė e LDK-sė janė
forca mė vitale e mė kreative e LDK-sė. Ndėrkaq pėr aktivitetin
15 vjeēar tė FR, Zeneli u shpreh:
"FR pėr mė shumė se 15 vjet u bė zė i fuqishėm dhe artikulues i
kėrkesave e politikave tė brezit tė ri, u bė komponentė e
fuqishme e LDK-sė nė rrugėn e jetėsimit tė pavarėsisė dhe
demokracisė sė Kosovės", theksoi Zeneli.
Ai mė tej tha se mė shumė se kurrė mė parė FR ka arritur tė
rigjenerojė energjinė e kuadrit tė saj, tė sjell frymė dhe
potencial nė koherencė tė plotė me nevojėn qė shtrojnė proceset
nė vend, duke qenė gjithmonė nė shėrbim tė politikave shtetėrore
e nacionale tė udhėhequra nga Presidenti i Kosovės, lbrahim
Rugova.
Zeneli shprehu besimin se FR ka potencial tė mjaftueshėm qė t'i
ēojė proceset pėrpara, tė vazhdojė rrugėn drejt reformave dhe
mobilizimit tė gjithanshėm qė ka nisur shumė vjet mė parė. Nga
tė rinjtė, tha ai, kėrkohet shumė punė dhe angazhim nė
pėrmbushjen e obligimeve qė dalin nga mandati qė kanė marrė,
sepse Kosova sot ka hyrė nė finalen e pavarėsisė sė saj, tha
Lulzim Zeneli.
Duke pėrshėndetur Kuvendin e FR tė LDK-sė, nėnkryetari i LDK-sė,
Kolė Berisha tha: "Nėse nė jetėn time pos atdheut dhe kombit
duhet t'i pėrulem dikujt tjetėr ajo ėshtė rinia.
-
-
Rinia ka luajtur rolin shpeshherė vendimtar gjatė historisė sonė
tė pėrgjakur kombėtare, e veēanėrisht nė dekadėn e fundit tė
shekullit tė kaluar". Ai mė tej tha se FR ishte dhe do tė jetė
"krahu i djathtė, forca e pamposhtur, njėri ndėr mekanizmat mė
tė fuqishėm tė LDK-sė, tė udhėhequr nga kryetari i saj aktual
dhe historik, shpirtėror dhe fizik, lbrahim Rugova".
"Nga ne kėrkohet mė shumė punė dhe veprime tė pjekura. Kosova
pra e ka fituar lirinė dhe shumė shpejt do ta finalizojė dhe
institucionalizojė edhe procesin e pavarėsisė sė saj", u shpreh
z. Berisha.
Ndėrkaq kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, duke
porositur rininė e Kosovės tha se "tėrėsia ėshtė mė e madhe se
shuma e pjesėve".
"Unė mendoj se baza e kėsaj tėrėsie ėshtė rinia, ėshtė FR i
LDK-sė. Moto imja pėr kėta 15 vjet nė LDK, ėshtė qė LDK-ja i
ėshtė shtėpi e madhe, e qetė, ishte shtėpi me vizion, dhe mbetet
shtėpi e porosive tė mira qė qetėsia e kėsaj shtėpie tė mos
shkatėrrohet", Daci. Por ai pati porosi edhe pėr pjesėn mė tė
vjetėr tė LDK-sė, duke thėnė:
-
- "Nuk
ėshtė nė shpirtin themeltar tė LDK-sė qė tė bėj diferencime, nuk
ėshtė nė i shpirtin e LDK-sė qė tė krijohen grupacione pėr ta
rrėnuar LDK-nė. Jam i bindur qė truri i LDK-sė i prire nga
udhėheqėsi i saj vizionar Presidenti Rugova shumė shpejt do tė
ndėrhyjė dhe LDK-sė do t'i kthehet qetėsia vepruese, LDK-sė do
t'i kthehet mjedisi veprues, progresiv, prandaj porosia ime
ėshtė pėr Vushtrrinė, Gjakovėn, Ferizajn dhe pėr shumė qendra tė
tjera qė tė kthehen nė programin themeltar tė LDK-sė".
Ministrja e Shėrbimeve Publike, Melihate Tėrmkolli, tha se
Forumi i Rinisė i LDK-sė ishte dhe do tė mbetet shtyllė shumė e
fuqishme e LDK-sė dhe bashkė me Forumit tė Gruas do tė mbeten jo
vetėm shtyllė, por promotor e zhvillimit tė proceseve edhe
brenda LDK-sė dhe proceseve tė pėrgjithshme nė Kosovė.
Ndėrkaq Ismet Beqiri nė emėr tė asociacionit tė komunave tė
Kosovės tha se "me njė forum ēfarė ka LDK-ja, me njė rini ēfarė
kemi nė pėrgjithėsi jemi ata tė cilėt pėr shumė vjet do ta
udhėheqim me sukses Kosovėn, falė punės dhe angazhimit tuaj
shumėvjeēar, sepse kemi pasur vizione tė qarta".
Kryetari i porsazgjedhur, Sejdė Tolaj, propozoi qė mandati i
kryetarit tė Forumit tė Rinisė tė zgjatet deri nė moshėn 35 vjeē
tė mandatarit, mirėpo Kuvendi kėtė "propozim" e hodhi poshtė.
|
|