|
-
Prishtinė/Beograd,
7 nėntor 2005 /TN /QIK - Jasushi
Akashi, kryetar i Qendrės japoneze pėr Parandalimin e
Konflikteve pėrsėri ka mohuar qė nė Prishtinė tė ketė deklaruar
se ka mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės.
-
- "Me
asnjė fjalė nuk ka pėmendur, e qė mė pak tė kem pėrkrahur,
vullnetin pėr pavarėsi tė popullit tė Kosovės dhe nuk e di se si
njė deklaratė e tillė ka mundur tė paraqitet nė disa media tė
Beogradit", ka thėnė Akashi pėr gazeta "Politika" tė Beogradit.
Njė pėrgėnjeshtrim tė mėhershėm Akashi e ka bėrė nėpėrmjet
Ambasadės japoneze nė Beograd.
Por, megjithatė Akashi ka deklaruar po pėr kėtė gazetė se nė
procesin pėr statusin e Kosovės "parimi i vetėvendosjes do tė
kombinohet me mbrojtjen e pakicave dhe me ruajtjen e
stabilitetit tė rajonit".
Ēfarė tha nė tė vėrtetė Jasushi Akashi mė 26 tetor pas takimit
me kryeministrin Bajram Kosumi sa i pėrket ēėshtjes sė
pavarėsisė sė Kosovės. Pasi verifikuam edhe njėherė deklaratėn e
tij, po e citojmė ashti siē ėshtė shprehur z.Akashi nė Prishtinė.
"Kjo nuk ėshtė njė ēėshtje qė nuk mund tė flas, por ajo qė mund
tė them ėshtė se qeveria dhe njerėzit e Kosovės do tė jenė nė
gjendje qė tė realizojnė aspiratat e tyre".
"Ēėshtja e pavarėsisė ėshtė pjesė e njė perspektive afatgjate
dhe Kosova duhet t'i zgjidhė shumė ēėshtje pėr tė arritur
standardet e larta tė pėrcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe nga
Bashkimi Evropian".
Pėrndryshe Akashi mohon qė serbėt t'i kenė kryer edhe dy masakra
tė njohura mbi muslimanėt gjatė lufės nė Bosnjė: atė tė Markales
nė Sarajevė mė 1994 dhe tė Srebrenicės mė 1995.
-
- Pėr
masakrėn e Sarajevės Akashi thotė se atė kanė mundur ta bėjnė
edhe muslimanėt, kurse pėr masakrėn e Srebrenicės thotė se nuk
beson se "ka qenė e paramenduar, se ka ekzistuar ėllimi i
vetėdijshėm"!
|
|