|
06
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (05.11.2005)
Armand Mero
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se qeveria po pėrpiqet tė
shmangė njė kolaps tė tė gjithė sistemit energjitik. Aktualisht
niveli i ujėrave nė hidrocentralet shqiptare ėshtė shumė i ulėt dhe
rrezikon tė shkojė drejt pikės zero dhe qeveria ėshtė angazhuar nė
blerje tė sasive nga jashtė. Por problem vazhdon tė mbetet
transmetimi i saj nga jashtė pėr shkak tė mundėsive tė kufizuara tė
lidhjeve me rrjetet ndėrkombėtare:
Nė
situatėn aktuale duket se pėrmirėsimi i gjendjes energjitike nuk
ėshtė dhe aq i afėrt, ndėrsa pėrpjekjet e autoriteteve synojnė,
ashtu siē tha sot edhe kryeministri Sali Berisha, tė mund tė
evitojnė qė sistemi tė shkojė nė kolaps total: "Po bėhen tė gjitha
pėrpjekjet pėr tė parandaluar kolapsin energjitik i cili ėshtė
rrjedhojė totale e mos nėnshkrimit tė marrėveshjeve nė maj e qershor
pėr importin e eenrgjisė dhe zbrazjes elektorale tė digave tė
hidrocentraleve jashtė tė gjitha kritereve," tha kryeministri.
Socialistėt nga ana e tyre thonė se niveli i ujėrave tė
hidrocentraleve ka qenė deri nė fund tė qershorit nė kuotat optimale
dhe akuzojnė qeverinė e re se nuk ka reaguar me shpejtėsinė e duhur.
Por pėrtej shkėmbimeve tė akuzave pėr fajtorin e gjendjes, pėr
momentin duket se mė shumė rėndėsi ka gjetja e rrugėdaljeve nga kjo
krizė e cila ka zhytur vendin nė errėsirė.
Ministri i Energjitikės Genc Ruli shkoi nė Ukrainė dhe tani pritet
njė ofertė pėr furnizim pėr dy muajt e ardhshėm. Kontakte janė vėnė
dhe me Turqinė njoftoi kryeministri, ndėrkohė qė njė blerje e dytė
po bėhet nga Rumania dhe Bullgaria.
Por
dhėnia e fondeve pėr blerje nuk ėshtė zgjidhja pėrfundimtare.
Shqipėria ka probleme pėr transmetimin e energjisė nė rrjetin e saj
nga jashtė. Njė problem tė cilin e njohu edhe kryeministri Berisha:
"Ka njė problem transmetimi sepse presim qė qeveria serbe tė lejojė
transmetimin nė mėnyrė qė tė marrim nga dy drejtime. Problemi i
energjisė nga Ukraina ėshtė transmetimi. Greqia nuk ėshtė se nuk
pėrballet me vėshtirėsitė e transmetimit. Duhet tė jemi realist.
Rrjeti i saj ėshtė i planifikur pėr Greqinė. Jam i sigurt se Greqia
do tė lejojė transmetimin".
Po
sot kryeministri Berisha i pyetur nga Zėri i Amerikės, u shpreh
kundėr realizimit tė njė projekti tė infrastrukturės pėr ndėrtimin e
rrugės FierTepelenė. Sipas tij, ndėrtimi i kėtij aksi duhet
zėvendėsuar me atė Berat-Memaliaj, pasi ėshtė dhe mė I shkurtėr.
Problemi megjthatė qėndron nė faktin se pėr projektin e parė janė
kryer studimet me financime tė Bashkimit europian si dhe janė
pėrzgjedhur kompanitė e supervizionit.
Banka Evropiane pėr Rindėrtim e Zhvillim dhe Banka Evropiane pėr
investimet kanė akorduar afėr 70 milion euro tė cilat duhet vetėm tė
ratifikohen nga parlamenti shqiptar. Me shmangien e kėtij projekti
faktikisht hidhet nė erė I gjithė financimit, ndėrkohė qė varianti i
propozuar nga qeveria nė rastin mė tė mirė, duke patur parasysh
kryerjen e studimit dhe gjetjen e fondeve, do tė dojė tė paktėn 3
vjet tė tjera.
|