|
06 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (05.11.2005) -
Presidenti Bush
i ka dhėnė urdhėr gjithė personelit tė Shtėpisė sė Bardhė tė ndjekin
njė cikėl tė ri kursesh mbi etikėn, pas ngritjes sė akt-padisė sė
njė zyrtari tė lartė. Nė njė urdhėresė tė brendshme tė bėrė publike
sot, Presidenti Bush u ka kėrkuar gjithė zyrtarėve tė ndjekin kursin
ku do tė shpjegohen edhe procedurat se si duhet trajtuar
informacioni sekret.
Njoftimi vjen njė javė pasi shefi i kabinetit tė Nėnpresidentit Dick
Cheney, Lewis Libby, u akuza pėr pengim tė drejtėsisė dhe dėshmi tė
reme. Rasti i tij kishte tė bėnte me hetimet rreth zbulimit tė
identitetit tė njė agjenteje tė CIA-s, bashkėshorti i sė cilės
kishte bėrė kritika rreth informacionit tė zbulimit qė ēoi nė
fillimin e ndėrhyrjes nė Irak.
Nė
fjalimin e tyre tė pėrjavshėm nė radio, demokratėt thanė sot se ata
kanė shqetėsime serioze rreth mėnyrės si e trajtoi Presidenti Bush
informacionin e zbulimit para lufte. Senatorja demokrate Barbara
Mukulski po ashtu tha se presidenti Bush duhet tė pushojė nga puna
gjithė ata qė janė tė pėrfshirė nė nxjerrjen e emrit tė agjentes sė
CIA-s.
|