|
06 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (05.11.2005)
Linda Karadaku-Ndou
Pakicat nė
Kosovė nuk kanė pėrfaqėsuesit e tyre nė grupin negociator tė
Kosovės. Njė pjesė e tyre presin tė kenė pėrfaqėsuės nė grupet
punuese pėr pėrgatitjen e delegacionit pėr bisedime, ndėrsa pakica
serbe, ka paraqitur dy mundėsi, ose tė ketė njė delegacion tė vetin,
si delegacion i tretė nė bisedime, ose tė jetė pjesė e delegacionit
tė Beogradit.
Prishtina po pėrgatitet pėr bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės. Grupi negociator, kryesohet nga Presidenti i vendit Ibrahim
Rugova dhe pėrfshin Kryetarin e Parlamentit, Nexhat Daci,
kryeministrin Bajram Kosumi, kryetarin e Partisė Demokratike, Hashim
Thaēi, kryetarin e Partisė Ora, Veton Surroi, ndėrsa bashkėrendues i
grupeve tė punės ėshtė Blerim Shala.
Pakicat nuk janė tė pėrfaqėsuara nė grupin negociator. Udhėheqėsit e
serbėve tė Kosovės nuk pritet tė jenė pjesė e delegacionit tė
Kosovės nė bisedime.
Njė
nga udhėheqėsit kryesorė tė tyre, Oliver Ivanoviē, deputet nė
parlamentin e Kosovės, thotė se tashmė serbėt e kanė kaluar fazėn
kur e kundėrshtonin mbajtjen e bisedimeve dhe tani po pėrgatiten
psiqikisht pėr to, siē shprehet ai. Oliver Ivanoviē: Serbėt e
Kosovės do tė kenė rol tė rėndėsishėm nė kėto bisedime. Nė ēfarė
forme, ėshtė ēėshtje tjetėr. Ekziston dilema midis serbėve kėtu qė
dėshirojnė tė kenė identitet tė vetin dhe qė dėshirojnė tė
pėrfaqėsojnė nė mėnyrė tė pėrshtatshme interesat e serbėve tė
Kosovės.
Mendoj se zgjidhja mė e mirė do tė ishte tė ketė njė delegacion tė
tretė qė do tė ishte nė tryezėn e bisedimeve dhe do tė ishte e
barabartė me delegacionet e Prishtinės dhe Beogradit. Nuk jam i
sigurtė se ky propozim do tė kishte mbėshtetjen e popullsisė kėtu,
dhe mendoj se do tė kishte kundėrshtime edhe nga anė tė tjera.
Prandaj, mbajmė njė alternativė rezervė, serbėt e Kosovės te jenė
pjesė e delegacionit tė Serbisė. Mendoj se situata do tė zhvillohet
ndryshe, muajt e parė do tė ketė diplomaci tė ecejakeve. Zoti
Ahtisari do tė vizitojė Kosovėn dhe do tė bisedojė ndarazi me serbėt
dhe me shqiptarėt dhe pas kėsaj, edhe me pėrfaqėsuesit e Serbisė nė
Beograd.
Kjo
do tė thotė se tri delegacione vec ekzitojnė dhe cėshtja ėshtė ēfarė
pėrbėrje do tė ketė delegacioni. Ne jemi tė interesuar qė pėrbėrja e
delegacionit serb tė jetė mė e mira. Cili do tė jetė statusi i
Kosovės, ėshtė vėshtirė tė thuhet. Kėtė askush nuk e di, as ata qė
kanė pushtet dhe mundėsi pėr tė vendosur. Ėshtė shumė e rėndėsishme
se cilat parime do tė vendosė Grupi i Kontaktit dhe nė varėsi tė
tyre do tė jetė edhe statusi pėrfundimtar. E di me siguri se asnjė
delegacion nuk do tė ketė tė drejtėn e vetos dhe po kėshtu jam i
sigurt se do tė respektohet e drejta ndėrkombėtare.
Nga
kjo, pėrfundimi ėshtė se tė gjithė duhet tė kėrkojmė zgjidhje
konstruktive dhe tė heqim dorė nga kėrkesat maksimaliste, edhe pse
mendoj se garnitura politike, as nė Prishtinė, as nė Beograd, nuk ka
kapacitet pėr njė gjė tė tillė. Pavarėsinė, serbėt e Kosovės pėr
momentin nuk e shohin si zgjidhje por si shkaktare tė problemit dhe
tė njėjtin qėndrim ka edhe Beogradi zyrtar. Nuk mendoj se serbėt e
Kosovės apo Beogradi zyrtar, do ta pranonin pavarėsinė si zgjidhje
tė pranueshme.
Mahir Jakxhikllar, pėrfaqėsues i pakicės turke, deputet nė
parlamentin e Kosovės thotė se ky komunitet ka shprehur gadishmėrinė
pėr tė marrė pjesė nė grupin negociator. Pėr fat tė keq, ashtu u
vendos. Pėr hir tė mos-pengimit tė zhvillimeve nė Kosovė, ne votuam
pėr grupin negociator nė parlamentin e Kosovės.
Tani po presim qė tė paktėn tė marrim pjesė nė grupet e tjera
punuese. Edhe ne jemi pjesė e Kosovės, mendojmė pėr tė ardhmen, dhe
dėshirojmė tė japim ndihmesėn tonė dhe tė marrim pėrgjegjėsitė tona.
Kosova nuk mund tė kthehet pas, vendi i Kosovės ėshtė nė Evropė, si
njė shtet i pavarur pėr tė gjithė.
Xhezair Murati, pėrfaqėsues i pakicės boshnjake, thotė se boshnjakėt
nė Kosovė dėshirojnė tė jenė pjesė e njė Kosove qė nuk do tė krijojė
probleme, por nė bashkėpunim me popullsinė shumicė, do ti zgjidhė
ato. Ēėshtja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės ėshtė shumė e
rėndėsishme.
Si
pakicė, ne nuk mund tė ndihmojmė shumė pėrsa i pėrket cėshtjeve tė
pėrgjithshme qė kanė tė bėjnė me statusin, por jemi shumė tė
interesuar qė nė kuadėr tė statusit tė ardhshėm, tė kemi njė rol
aktiv dhe tė dimė cilat janė tė drejtat tona nė kuadėr tė atij
statusi. Nė tri mbledhjet e kaluara tė kryesisė sė parlamentit, kam
shprehur pakėnaqėsinė tonė pėr mungesėn e njė pėrfaqėsuesi tonit nė
grupin kryesor negociues.
Ne
mendojmė se statusi i ardhshėm i Kosovės duhet tė pėrcaktohet nė
bazė tė kėrkesave tė shumicės, mendoj se ky ėshtė njė nga parimet
bazė tė demokracisė. Mendojmė gjithashtu qė deri tek statusi
pėrfundimtar, duhet tė kalojė edhe njė kohė, sepse Kosova ėshtė ende
nė njė fazė tė zhvillimeve politike nė tė cilėn duhet tė shohim, ku
kemi arritur, nė aspektin e respektimit tė tė drejtave tė pakicave.
Kjo ėshtė ēėshtja jonė.
Po
kėshtu kemi tė bėjmė me probleme ekonomike qė janė tė lidhura me
statusin pėrfundimtar. Unė jam optimist se statusi i ardhshėm i
Kosovės do tė jetė nė pėrputhje me kėrkesat e shumicės sė qytetarėve
tė Kosovės, si dhe tė boshnjakėve dhe turqve, si pjesė pėrbėrėse tė
Kosovės.
Ēėshtja e respektimit tė tė drejtave tė pakicave dhe nė veēanti,
ēėshtja e pakicės serbe nė Kosovė, pritet tė jetė njė nga cėshtjet
mė tė rėndėsishme nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
|