|
06 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (05.11.2005) -
Tė paktėn njė
mijė banorė marshuan nė njė lagje tė Parisit tė pėrfshirė nga
trazirat, duke kėrkuar qė ti jepet fund dhunės sė ditėve tė fundit
nė zonat me emigrantė nga Afrika e Veriut. Marshimi i sotėm u bė
ndėrsa Kryeministri Dominik dė Villpė, diskutoi rreth krizės me
ministrat kryesorė dhe mė pas edhe me kreun e xhamisė sė Parisit.
Vala e trazirave qė ka pėrfshirė lagjet punėtore periferike tė
Parisit, ėshtė pėrhapur pėrtej kryeqytetit francez. Pėr herė tė
parė, qytete tė tjera me popullsi tė madhe imigrantėsh, njoftuan se
gjatė natės sė mbrėmshme ka patur protesta tė dhunshme.
Autoritetet franceze thonė se gjatė natės sė mbrėmshme u dogjėn gati
900 makina dhe u arrestuan mbi 200 vetė. Njė numėr ndėrtesash nė
periferi tė Parisit po ashtu u dogjėn, pėrfshirė njė kopėsht, njė
shkollė fillore dhe njė supemarket. Protestat e dhunshme qė
zhvillohen kryesisht gjatė natės, filluan para rreth njė jave, kur
dy tė rinj afrikanė, qė me sa duket kujtonin se po i ndiqte policia,
u fshehėn nė njė nėn-stacion elektrik, ku aksidentalisht i zuri
korenti dhe vdiqėn.
Policia thotė se nuk po i ndiqte dy tė rinjtė. Incidenti bėri qė nė
periferitė e Parisit tė shpėrthenin pėrleshje midis policiė dhe tė
rinjve me origjinė etnike. Mbrėmė, disa qytete tė tjera tė mėdha nė
Francė, si Strazburgu, Rin, dhe Tuluza njoftuan pėr protesta tė
dhunshme.
Mark Gautron, njė zyrtar i lartė i policisė nė Francė tha se
demostruesit kanė filluar ti ndryshojnė taktikat. Duket se
protestuesit po pėrpiqen ti shmangen ballafaqimit tė drejtpėrdrejtė
me policinė. Ata kanė filluar tu venė zjarr objekteve dhe tė
largohen me vrap kur vjen policia. Kjo ėshtė arėsyeja, thotė zyrtari
francez, qė nuk janė bėrė mė shumė arrestime, thotė zoti Gautron.
Protrestat e kėtyre ditėve, kanė nxjerrė pėrsėri nė pah problemet e
vjetra nė Francė nė lagjet me njė pėrqėndrim tė madh imigrantėsh, ku
papunėsia dhe varfėria janė shumė mė tė larta se nė pjesėt e tjera
tė vendit. Shumica e protestuesve janė tė rinj me shtetėsi franceze,
tė lindur nė Francė nga prindėr emigrantė, por qė thonė se ndihen tė
pėrjashtuar nė vendin e tyre.
Mbrėmė vonė Kryeministri francez Dominik dė Vilpė, u takua me 15 tė
rinj nga lagjet me trazira tė Parisit, pėr tė gjetur rrugė pėr
rivendosjen e rendit. Politikanėt e opozitės sė majtė kanė kėrkuar
dorėheqjen e Ministrit tė Rendit Nikolas Sarkozi. Udhėheqėsit
socialistė po ashtu i dėrguan njė letėr qeverisė sė qendrės sė
djathtė, duke thėnė se ajo mban pjesėrisht pėrgjegjėsi pėr krizėn.
Por
analistėt thonė se trazirat pjesėrisht pasqyrojnė dekada tė tėra
dėshtimi tė qeverive si tė majta edhe tė djathta tė Francės, pėr tė
integruar nė jetėn e vendit imigrantėt dhe fėmijėt e tyre.
|