|
06 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (05.11.2005)
Nė nėntor Bosnja do tė
pėrkujtojė 10-vjetorin e Marrėveshjeve tė Dayton-it qė sollėn paqen
dhe pėrvijuan kornizėn kushtetuese. Por pėr shumė vėzhgues,
traktatit, ka vite qė i ka kaluar koha. Madje, pėr konsolidimin e
ndarjeve etknike qė kanė penguar pėrparimin e Bosnjė-Hercegovinės,
disa kritikė ua vėnė fajin pikėrisht kėtyre marrėveshjeve. Materiali
i hedh njė vėshtrim mė tė hollėsishėm problemeve dhe mundėsive tė
Bosnjės.
Dhjetė vjet pas nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė Daytonit, shumė
vėzhgues thonė se rezultatet kanė qenė pozitive dhe jo-pozitive.
Siguria e brendshėme e Bosnjės ėshtė stabilizuar, pjesa mė e madhe e
infrastrukturės sė vendit ėshtė rindėrtuar dhe shumė nga refugjatėt
boshnjakė janė kthyer. Por shumė analistė mendojnė se Bosnja ėshtė
ende larg ripėrtėritjes sė plotė.
Sipas kushtetutės sė pėrvijuar nė Dayton, Bosnja sot ėshtė e ndarė
nė dy pjesė me baza etnike, Federata Myslimano-Kroate dhe Republika
Serbe e Bosnjės, secila me qeveri, presidenti dhe parlament tė
vetin, ndėrkohė qė njė autoritet qendror i dobėt mbikqyr tė dyja
pjesėt.
Zyrtari mė i lartė ndėrkombėtar ėshtė Pėrfaqėsuesi i Lartė i
Bashkimit Evropian i cili ka kompetencėn tu vejė veton ligjeve tė
miratuara nga parlamentet vendore dhe nė rast nevoje, tė shkarkojė
politikanė qė bėjnė shkelje. Dhe objektivi ėshtė qė Bosnja tė
pėrfshihet nė komunitetin evropian. Por edhe pas njė dhjetėvjeēari
nė paqe e miliarda dollarėsh ndihma nga perėndimi, Bosnja vuan nga
rritja e ngadaltė ekonomike, papunėsia e lartė dhe korrupsioni i
kudondodhur. Shumica e vėzhguesve argumentojnė se pėrparimi i
ngadaltė nė Bosnje rrjedh pjesėrisht nga Marrėveshja e Daytonit.
Janush Bugajski, Drejtor nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe
Ndėrkombėtare nė Washington argumenton se marrėveshja pengon
zhvillimin demokratik. Duke hedhur vėshtrimin prapa, problemi nė
Marrėveshjen e Daytonit qendron nė strukturėn e dokumentit, e cila i
ndėrlikoi aq shumė gjėrat sa nuk i dha kompetenca tė mjaftueshme
qeverisė qendrore. Marrėveshja krijoi dy njėsi, duke lėnė
njėkohėsisht tė paqartė marrėdhėniet qė do tė kishin kėto dy njėsi
me njėra-tjetrėn, thotė analisti.
Zoti Bugajski shton se lėshimet e bėra nga myslimanėt, serbėt dhe
kroatėt e Bosnjės nė Dayton nė lidhje me autonominė lokale dhe
ndarjen e pushtetit sollėn njė sistem jofunksional qeverisjeje qė
kėrkon mbikqyrje ndėrkombėtare me kosto tė lartė.
Por
Daniel Server, Drejtor i Nismės pėr Ballkanin nė Institutin Amerikan
tė Paqes, argumenton se rezultati jo i pėrkryer qė u arrit nė
Dayton, i cili i angazhoi tė tre grupet kryesore etnike nė Bosnjė,
ishte mė mirė se tė mos arrihej marrėveshje. Marrėveshjet e
Daytonit konsoliduan tė drejtat e grupeve etnike nė kushtetutėn e
vendit pėrmes rrugėsh qė ndihmonin partitė nacionaliste tė qendronin
nė pushtet. Kjo nuk duhet tė shkaktojė ēudi, pasi partitė
nacionaliste, tė pėrfaqėsuara nė bisedimet e Daytonit, na tregonin
ētė pėrfshinim nė marrėveshjen qė mė pas ne ua impunuam.
Disa nga tė drejtat pėr grupet etnike ishin tė nevojshme pėr ti
dhėnė fund luftės. E dimė gjithashtu se tė hartosh njė kushtetutė nė
Dayton tė Ohio-s pėr njė vend ballkanit, nuk ėshtė mėnyra mė e mirė.
Rruga mė e mirė tė shkruash njė kushtetutė pėr njė shoqėri pas
konfliktit ėshtė vetė ky vend nė njė proces ku tė marrin pjesė tė
gjithė, thotė analisti Serwer. Zoti Server vė nė dukje se
kontributi nga jashtė nė misionin paqeruajtės dhe ndihma ekonomike
nė Bosnjė ka rėnė vazhdimisht gjatė viteve tė fundit.
Por, sipas historianit, Charles Ingrao, tė universitetit Perdue nė
shtetin e Indianės, pėrparimi pengohet nga aspiratat e kundėrta
ndėrmjet grupeve kryesore etnike. Ai thotė se ėshtė koha qė
boshnjakėt tė rihartojnė kushtetutėn e tyre me theks mė tė madh tek
tė drejtat e qytetarit dhe jo tek tė drejtat e grupeve etnike, me
qelllim qė Bosnja tė afrohet edhe mė tej me pjesėn tjetėr tė
Evropės.
Njerėzit nė rajon duhet ta kuptojnė se Daytoni shėrbeu pėr njė
qėllim madhor. Tani, pas 10 vjetėsh, ata duhet tė pėrpiqen pėr njė
kushtetutė tė re e cila do tu hapė perspektiva mė tė gjera. Burra
shteti tė pėrgjegjshėm e pranojnė se nacionalizmi ėshtė diēka qė nuk
do tė lėshojė pe dhe jo tė thjeshtojė integrimin e tyre nė atė zonė
mė tė gjerė tė tregėtie tė lirė siē ėshtė Bashkimi Evropian.
Profesor Ingrao thotė se njė masė e rėndėsishme nė kėtė drejtim
ėshtė shtypja e ektremizmit. Ai thotė se shembulli mė flagrant i
dėshtimit nė kėtė drejtim ėshtė fakti qė tė dyshuarit kryesorė pėr
krime lufte nuk janė nxjerrė ende para drejtėsisė.
Shumica e vėzhguesve janė tė njė mendjeje se nuk ka zgjidhje tė
shpejta e tė thjeshta pėr Bosnjėn dhe nė fund tė fundit projektimi i
sė ardhmes sė rajonit varet nga vetė njerėzit. Pikėrisht pėr kėtė,
Shtetet e Bashkuara do tė thėrrasin njė takim tė udhėheqėsve
politikė tė Bosnjės muajin tjetėr nė Washington me rastin e
10-vjeēarit tė Marrėveshjes sė Daytonit, si edhe pėr ti inkurajuar
udhėheqėsit tė pranojnė masa kushtetutore pėr njė qeveri qendrore me
fuqi mė tė mėdha e mė tė bashkuar.
|