|
05 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (04.11.2005)
Ivana Kuhar
Kombet e
Bashkuara njoftojnė se gjatė dekadės sė kaluar, trafikimi i qenieve
njerėzore ka arritur pėrmasa epidemike. Zyrtarė dhe drejtues tė
shoqėrisė civile nė Amerikė po bėjnė thirrje pėr njė pėrgjigje mė
agresive ndaj kėsaj forme moderne tė skllavėrisė.
Organizatat e tė Drejtave tė Njeriut, thonė se trafiku i qenieve
njerėzore ėshtė njė problem global. Numri i viktimave ėshtė tepėr i
madh, thotė Geri Haugen, President i Misionit pėr Drejtėsinė
Ndėrkombėtare, njė organizatė jo-qeveritare pėr tė drejtat e
njeriut. Sipas National Geografic, 27 milionė njerėz nė mbarė
botėn, kanė rėnė viktima tė trafikut njerėzor. Kjo do tė thotė se nė
ditėt tona ka mė shumė skllevėr se sa gjatė 400 vjetėve qė ekzistoi
tregėtia e skllevėrve nga Afrika," thotė zoti Haugen.
Zoti Haugen thotė se forma mė mizore e trafikut ėshtė ai pėr qėllime
seksuale. Sipas UNICEF-it, ēdo vit, rreth 1 milionė fėmijė, shiten
ose shfrytėzohen pėr biznese kriminale. Trafiku i seksit mendohet se
po vjen duke u shtuar nė Evropėn Qendore dhe Lindore dhe nė ish
Bashkimin Sovjetik.
Nė
Azi, vajza nga fshatrat nė Nepal e Bangladesh, shumica nėn 18 vjeē,
shiten nė shtėpi publike nė Indi pėr 1 mijė dollarė. Sipas
autoriteteve evropiane, kjo industri qarkullon sot disa miliardė
dollarė nė vit. Senatorja demokrate Hillari Klinton thotė se Shtetet
e Bashkuara nuk do ti tolerojnė vendet e tjera qė mbyllin njeri sy
pėrballė kėtij krimi. Ai vend qė nuk respekton dhe nuk trajton me
dinjitet gratė e fėmijėt, do tė ketė probleme me Shtetet e
Bashkuara, tha zonja Clinton.
Senatorja Klinton propozon qė nė marrėveshjet tregėtare tė Shteteve
tė Bashkuara me vendet e tjera tė ketė kushte konkrete qė kėto vende
tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr respektimin e ligjve kundėr trafikut.
Senatori republikan Sem Braunbek thotė se ndaj vendeve, qė sipas
raporteve ndėrkombėtare merren me trafik njerėzor, duhen marė masa.
Raportet pėr trafikimin janė tė rėndėsishme. Nė se njė vend ėshtė
nė kategorinė e 3-tė, pėr dy vjet resht, atėhere duhet parė mundėsia
e sanksioneve, thotė senatori Braunbek.
Ish
Sekretarja e Shtetit Madeleine Ollbrajt, thotė se lufta kundėr
trafikut tė qėnieve njerėzore mund tė fitohet. Kjo ėshtė njė luftė
qė mund tė fitohet. Por ajo kėrkon bashkėpunim nga tė gjithė, tha
ish-Sekretarja e Shtetit.
Zonja Ollbrajt thotė se njė numėr vendesh nuk janė duke i zbatuar
masat kundėr trafikut qė vetė i kanė miratuar. Nėse trafiku nuk
goditet nga tė gjitha vendet, thotė ajo, ai do tė vazhdojė.
|