|
05 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (04.11.2005)
Isak Ramadani, Shkup
Konferenca mbi parandalimin e konflikteve nė Shkup nxorri nė pah
nevojėn e pėrmirėsimit nė shumė fusha, nė veēanti nė atė tė
ekonomisė, nė mėnyrė qė vendet e rajonit tė mund tė realizojnė
synimet pėr integrim nė strukturat evroatlantike.
Ervan Fuere, ambasador i Bashkimit Evropian dhe i Komisionit
Evropian nė Shkup bėri disa vėrejtje nė lidhje me zhvillimet e
pėrgjithshme nė rajon. Ja disa nga to:
Pa qėndrueshmėri nuk ka institucione qė funksionojnė, pa
institucione nė funksionim nuk mbisundon ligji dhe pa funksionimin e
ligjit nuk do tė ketė ekonomi pėrparimtare. Pa ekonomi tė shėndoshė
stabiliteti do tė mbetet nėn rrezik,
tha ambasadori i ri i BE-sė nė Shkup.
Ai
theksoi se pa pėrmirėsim nė tė gjitha kėto fusha pėrparimi drejt
integrimit nė BE shndėrrohet vetėm se nė njė ėndėrr tė humbur.
Reformat duhet tė bėhen nė realitet dhe jo vetėm nė letėr, shtoi
zoti Fuere.
Ambasadori i OSBE-sė Karlosh Paish thotė se gjendja e pėrgjithshme e
sigurisė po pėrmirėsohet, ndėrkohė nuk e pėrjashtoi mundėsinė e
incidenteve tė izoluara lokale nė tė ardhmen. Lidhur me disa
incidente tė fundit si shpėrthime pa pasoja serioze ai tha se Nuk e
shikon kėtė si njė kėrėcėnim ndaj sigurimit global.
Nė
lidhje me vijėn e demarkacionit midis Maqedonisė dhe Kosovės, zoti
Paish tha se ajo paraqet njė ēėshtje tė vogėl teknike. Ndėrkohė, pėr
sa i pėrket zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare tė vitit 2006 nė
Maqedoni, ambasadori i OSBE-sė Paish theksoi garancitė e misionit tė
tij pėr tė kontribuuar drejt njė procesi tė drejtė, tė lirė dhe
demokratik.
Komandanti i Shtabit tė Natos nė Maqedoni, gjenerali Dennis Blease
tha se procesi i zgjerimit tė Natos ėshtė njė nxitje qė anėtarėt e
saj ti zgjidhin problemet me fqinjėt dhe tu pėrkushtohen reformave
dhe demokratizimit.
Ndėrsa Ministrja maqedonase e Punėve tė Jashtme Ilinka Mitreva tha
se integrimi evropian i Maqedonisė ėshtė jė proces i cili nuk ka
kthim prara dhe se kjo ėshtė njė strategji pėr parandalimin e
konfliketeve nė rajon. Nė kėtė kuadėr, ajo u shpreh optimiste pėr
njė vlerėsim objektiv dhe tė tė drejtė tė pėrgjigjes sė Bashkimit
Evropian nė lidhje me kėrkesėn e Maqedonisė pėr anėtarėsim nė kėtė
organizatė. Pėrgjigja e BE-sė pritet me datėn nėntė nėntor.
|