|
05
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (04.11.2005)
Vehbi Bajrami
Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Mark Kirk
thotė se ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me statusin e Kosovės tani pėr
tani janė lėnė nė hije nė Kongres pėr shkak tė problemeve tė tilla
si Iraku, Koreja e Veriut dhe Irani.
Republikani Mark Kirk ėshtė nėnkryetar i grupit tė ēėshtjeve
shqiptare nė Kongresin amerikan. Ai thotė se interesimi pėr
shqiptarėt i lindi kur shėrbente nė marinėn e Shteteve tė Bashkuara.
"Na
urdhėruan tė shkonim nė bazėn e Avianos nė Itali dhe prej andej
kryem bombardime nė Serbi dhe nė Kosovė nė mbėshtetje tė Natos. Nė
atė kohė, nė jetėn civile punoja pėr Kongresin, megjithėse nuk isha
kongresmen. Para luftės e kisha vizituar Kosovėn disa herė. Jam
takuar me njė familje nė fshatin Qirez pas njė masakre qė ndodhi
atje. Isha gjithashtu amerikani i fundit qė takohesha me gjeneralin
serb Sreten Llukiē, pikėrisht njė natė para se ai tė urdhėronte
fillimin e operacionit Patkoi. Mė kujtohet se nė takimin qė patėm nė
Prishtinė unė i bėra atij pyetjen e vėshtirė: ēfarė do tė ndodhte
nėse NATO-ja fillon bombardimet kundėr jush? Gjenerali u inatos
shumė dhe neve na u desh tė largoheshim nga takimi."
Ai
tregon se pas luftės shkoi pėrsėri nė Kosovė dhe i kėrkoi shoferit
tė taksisė ta ēonte nė vendin ku kishte patur zyrėn gjenerali Lukiē.
E gjetėm me vėshtirėsi vendin, kujton ai, sepse aty nuk kishte
mbetur gjė tjetėr veēse njė gropė e madhe nga njė bombardim i
NATO-s.
Si
rezervist, nė vitin 2000, Mark Kirk ka kryer fluturime edhe nė Irak
me skuadriljen e tij. Ai kujton se si nė Irak ai ndeshi nė tė
njėjtėt njerėz kundėr tė cilėve kishte luftuar nė Kosovė.
"Kėta ishin disa nga oficerėt serbė por qė shėrbenin tani nė
sistemin e mbrojtjes ajrore tė Saddam Husseinit, tė cilėt mė parė
kishin shėrbyer nė ushtrinė jugosllave."
Ligjvėnėsi mendon se Kosova ėshtė qysh tani vend i pavarur dhe sipas
tij ajo duhet tė jetė e tillė. Ai e argumenton kėshtu pikpamjen e
tij.
"Natyrisht, kjo ėshtė njė ēėshtje delikate prandaj ne duhet tė
arrijmė njė farė marrėveshje rreth Kosovės qė ajo tė jetė pak a
shumė si Tajvani me njė ushtri tė pavarur, me parlament tė pavarur
dhe me njė farė konfederate tė lirė me pjesėn tjetėr tė ish
Jugosllavisė. Por mendoj se dita e sundimit tė plotė tė Serbisė mbi
Kosovėn ka marrė fund dhe kjo pėr shkak tė luftės. Ushtria serbe u
kthye kundėr popullit kosovar dhe kujtimi i kėtij fakti nuk e lejon
kurfarė integrimi tė plotė me Serbinė. Por zoti Kirk paralajmėron se
tė drejtat e pakicave duhet tė respektohen sepse nėse Kosova kthehet
nė njė diktaturė shqiptare, thotė ai, ajo nuk mund tė bėhet pjesė e
Evropės."
Tani pėr tani, thotė zoti Kirk, Kosova ka mbetur disi nė hije nė
Kongresin amerikan.
"Ajo ka mbetur nė hije pėr shkak tė Irakut, Iranit, Koresė sė
Veriut, forcimit tė Kinės. Por sa herė qė anėtarėt e Kongresit
mendojnė pėr Kosovėn, ata mendojnė pėr tė si njė fitore e madhe, njė
fitore e madhe pėr tė drejtat e njeriut. Ekspertėt qė e ndjekin
Kosovėn nga afėr, vlerėsojnė faktin se me 17 mijė trupat qė ne kemi
atje, ne po stabilizojmė krejt rajonin. Ne e vlerėsojmė shumė
kontributin me trupa tė vendeve evropiane, por boshnjakėt dhe
kosovarėt e dinė se Shtetet e Bashkuara janė i vetmi vend qė mundi
tė ishte vėrtet i efektshėm nė ruajtjen e paqes kur serbėt u
pėrpoqėn ta prishin atė."
Mark Kirk pėrfaqėson njė zonė tė shtetit Ilinoi ku jetojnė shumė
shqiptarė dhe ai ka njė vlerėsim tė lartė pėr ta.
"Ne
themi ndonjėherė me shaka se nga tė 10 mijė restorantet qė ka nė
Ilinoi, 5 mijė janė tė shqiptarėve. Ne e shikojmė se shqiptarėt janė
tė pasur, kudo nė botė pėrveē nė Shqipėri. Shqiptaro-amerikanėt qė
jetojnė nė rajonin e Ēikagos janė nė njė masė tė madhe biznesmenė
shumė tė suksesshėm, janė gjithashtu qytetarė mjaft tė angazhuar nė
politikė."
Mark Kirk thotė se shqiptarėt e kanė mbėshtetur shumė nė fushatėn e
tij pėr tu zgjedhur nė Kongres.
Ligjvėnėsi Kirk ka marrė pjesė nė operacionet e bombardimeve tė
NATO-s kundėr ish-Jugosllavisė nė vitin 1999 dhe thotė se Kosova
duhet tė jetė e pavarur por ajo duhet tė respektojė tė drejtat e
pakicave.
|