|
03 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (02.11.2005)
Nė Uashington,
pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit do tė zhvillojnė sonte njė darkė
pune pėr tė diskutuar mbi ēėshtje qė lidhen me bisedimet rreth sė
ardhmes sė Kosovės.
Njė
zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit i tha Zėrit tė Amerikės se
takimi do tė kryesohet nga nėnsekretari amerikan i shtetit Nicholas
Burns dhe do tė jetė i mbyllur pėr median.
Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara ende
nuk kanė emėruar njė pėrfaqėsues nė bisedimet pėr statusin e
ardhshėm tė Kosovės.
Nė
njė letėr qė i dėrgonte dje Grupit tė Kontaktit, Presidenti i
Kosovės, Ibrahim Rugova thotė se do tė punojė nga afėr me kėtė grup
dhe se populli i Kosovės ėshtė i pėrkushtruar pėr njė shtet tė
pavarur e sovran.
E
ardhmja e kėtij shteti, shkruan Presidenti Rugova, do tė bazohet mes
tė tjerash nė barazinė dhe respektimin e plotė tė tė drejtave tė
qytetarėve tė saj, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike apo fetare
si dhe nė marrėdhėnie shumė tė mira me shtetet fqinje, duke
pėrfshirė edhe Serbinė.
Ndėrkohė, njė grup i armatosur i panjohur nė Kosovė kėrcėnoi se do
tė hakmerret kundėr udhėheqėsve shqiptarė nėse deputetėt e
parlamentit nuk miratojnė njė deklaratė pavarėsie pėrpara fillimit
tė bisedimeve pėr statusin.
Grupi, i cili e quan veten Ushtria pėr Kosovėn e Pavarur, veēonte nė
kėrcėnimin e tij Presidentin Rugova dhe katėr anėtarė tė tjerė tė
delegacionit shqiptar tė caktuar pėr bisedime me autoritetet serbe.
Grupi, i cili ka dalė nė sipėrfaqe pak javė mė parė, paralajmėronte
se po i vėzhgon nga afėr veprimtaritė e grupit negociator. Ai nuk
pėrmendėte ndonjė veprim konkret por thoshte se negociatorėt do tė
kenė pasoja nėse kėrkesat e tij nuk plotėsohen.
|