|
03 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (02.11.2005)
Numri zyrtar i
tė vdekurve nga tėrmeti i muajit tė kaluar nė Pakistan ka arritur
tani nė 73 mijė e 276 vetė.
Njė
zyrtar i lartė i ndihmave e bėri kėtė njoftim sot nė Islamabad. Ai
tha gjithashtu se mė shumė se 69 mijė vetė u plagosėn nga tėrmeti i
8 tetorit. Dje zyrtarė tė qeverisė njoftuan pėr mbi 57 mijė viktima,
pjesa mė e madhe e tė cilėve gjetėn vdekjen nė Kashmirin pakistanez.
Ndėrkaq, ushtria amerikane tha se ka rifilluar dėrgimin e ndihmave
me helikopter nė Pakistanin verior, njė ditė pasi njė prej
helikopterėve tė saj mendohet tė jetė bėrė objekt sulmi.
Zyrtarėt amerikanė thonė se ende vazhdojnė hetimet lidhur me
incidentin e djeshėm, kur mendohet se helikopteri u sulmua nga toka
gjatė njė operacioni ndihmash. Askush nuk u plagos dhe helikopteri
nuk u godit.
Zyrtarėt pakistanezė thanė se ekuipazhi i helikopterit mund tė ketė
dėgjuar gjėmimin e dinamitit qė pėrdoret pėr tė pastruar dheun e
shembur pas tėrmetit.
|