|
-
3 nėntor 2005
/ TN
-
-
Albinot Maloku
-
-
Koha ėshtė njė lėvizės i mirė, ajo i lėviz tė gjitha ato qė ka
krijuar njeriu, vetėm atė qė e ka krijuar Zoti kurrė nuk mund ta
lėvizė! Nė kėtė rast nga shkaku i shumė rrethanave qė koha i ka
sjellė mund tė marrim pėr diskutim edhe identitetin.
-
-
Lėkundjet e mėdha qė e kanė pėrpirė Ballkanin kanė qenė njė
shtysė pėr krijimin e temave si kjo pėr identitetin e popujve qė
jetojnė nė tė dhe duke u munduar tė gjendet njė pikė
ekuilibruese pėr eliminimin e problemeve, tė diskutohet dhe tė
hulumtohet.
-
-
Tani nuk ėshtė nė rend tė ditės kombi si identitet, por shteti
si identitet qė tani ėshtė lėndė studimi. Kombet nė Ballkan janė
tė krijuara, tani problemet po lindin nga shtetet. Pavarėsisht
nga ajo qė tek njerėzit ėshtė thellė e injektuar ideja e kombit
pėr tė pasur rehati duhet tė lėvizim dhe tė kėrkojmė mė shumė
nga shteti, nga qė kėtu kemi mungesė.
-
-
Pėr tė gjetur njė pikė ekuilibruese mora nė shėnjestėr teori tė
ndryshme nga njerėz tė cilėt kanė studiuar dhe hulumtuar pėr
identitetin dhe mėnyrėn mė tė pranuar tė teorisė sė identitetit.
Atėherė u fokusova nė pikėn e cila mund tė merret si pikėnisje e
eliminimit tė problemeve, atė qė kemi dy alternativa pėr
identitetin. Kėto alternativa na i jep shumė qartė prof.dr.Omer
Ibrahimagic i cili bėn dallimin mes identitetit kulturoro-etnik
dhe shtetėroro-politik.
-
-
Teoria e prof.Ibrahimagic mund tė merret si shumė e pranuar nga
logjika. Diēka tė tillė ėshtė munduar ta paraqesė edhe z.
Nexhmedin Spahiu, analist politik por me njė mendim tė pa
luhatur mund tė them se z.Spahiu logjikės i jep njė pakuptimėsi.
E them kėtė nga mėnyra se si z.Spahiu e elaboron dallimin e
identitetit. Prof.Ibrahimagic nuk largohet dot nga identiteti
bazė, kombi, por kėtė e gdhend me njė mjeshtri e cila patjetėr
duhet tė merret si teori.
-
-
Nė takimin tim me prof.Ibrahimagic nė Sarajevė ai me dha
shembull Bosnjėn, nė Bosnje jetojnė tre etni me shumicė, janė
Boshnjakėt, Serbėt dhe Kroatėt. Ky ėshtė identiteti i tyre
kulturoro-etnik ndėrsa identiteti i tyre shtetėroro-politik
ėshtė Bosanac. Ky dallim qė profesori na jep ėshtė njė teori e
cila i jep sens dhe e rehaton vendin po u aplikua.
-
-
Kosova ėshtė njė natyrė tjetėr por nga ajo qė po e sjell koha
mund tė marrim disa modalitete nga teoria e prof.Ibrahimagic nė
mėnyrė qė tė arrijmė tek ajo pėr tė cilėn me vite e vite po
ėndrrojmė ta kemi, ėshtė formimi i shtetit. Kosova ėshtė njė
faktor historik shumė i veēantė nga Bosnja dhe ēdo vend tjetėr
nga republikat e ish-Jugosllavisė por edhe vendet e tjera tė
Ballkanit.
-
-
Nė Kosovė kemi njė shumicė 90 % (pėrqind) tė popullatės tė
identitetit kulturoro-etnik shqiptarė, ndėrsa 10 % janė tė
identiteteve kulturoro-etnike: serbė, turqė, boshnjakė, ashkali,
kroatė etj.
-
-
Po bėjmė njė krahasim tė asaj qė prof. Ibrahimagic dhe z.Spahiu
e elaboron nė librin e tij «Drejt Kombit Kosovar» gjejmė pika
tejet tė papranueshme. Z.Spahiu thotė se: bėrja e Kosovės shtet
determinon edhe atė qė kosovarėt duhet tė bėhen komb. De fakto
shteti dhe kombi mund tė merren konceptualisht si tė lidhura,
por po u bazuam tek ajo qė na ofron shkenca atėherė mund tė
lėvizim duke bėrė dallime midis shtetit dhe kombit. Teoria e
bėrjes sė dallimit mes identiteti kulturoro-etnik dhe
shtetėroro-politik gjen mė shumė prehje se sa mėnyra se si
z.Spahiu e kėrkon dallimin nė identitet pėr Kosovėn dhe krijimin
e kombit kosovar i cili definitivisht ėshtė i pamundur dhe shumė
i papranuar por edhe i palogjikshėm.
-
-
Nė Kosovė ekziston kombi, pra shumicė absolute janė shqiptarėt
si komb dhe tek kėta shqiptarė kjo ėshtė me rėndėsi. Kemi edhe
pika tė tjera qė ky komb ekskluzivisht i ka, ėshtė njė komb me
dy shtete Shqipėria dhe Kosova, e them dy shtete nga se
paluhatshėm mendoj qė ky ėshtė fakt. Dhe me kėtė fakt duhet tė
zbavitet z.Drashkoviq dhe ēdo pėrkrahės i tij.
-
-
Shqipėria ėshtė shtet, ka identitetin e saj shtetėroro-politik
dhe kulturoro-etnik, ka flamurin, ka hymin, simbolet e saj dhe
segmentet e tjera qė e formojnė njė shtet. Kosova ėshtė njė vend
i cili patjetėr duhet tė krijohet si shtet, duhet tė ketė
identitetin e saj shtetėroro-politik. Ajo ka identitetin
kulturoro-etnik, por duhet tė ketė simbolet e saj, falmurin e
saj, hymnin e saj etj.
-
-
Mė pas pėr dallim nga kombet e tjera nė Ballkan, kombi shqiptar
ėshtė njė komb me shumė fe, edhe ky ėshtė realitet qė Zoti ia ka
dėrguar kėtij kombi si dhuratėn mė tė mirė. E them si dhuratėn
mė tė mirė nga qė tek ky komb feja ka vendin e vet dhe nuk
pėrdoret pėr qellime politike siē ndodh nė Serbi ose Greqi.
Kombi shqiptar ėshtė njė, tė cilin mund ta ngremė edhe mė nė
piedestal nėse tregohemi tė menēur.
-
-
Pjesė e asaj qė e begaton kėtė komb janė tre faktorėt qė
z.Spartak Ngjela i veēoi nė takimin qė kisha me te nė Tiranė.
Ato janė: gjuha, kultura dhe zakonet tė cilat e lidhin
pashmangshėm. Kjo ėshtė e vėrtetė, neve duhet tė pėrqėndrohemi
nė kėta tre faktorė ndėrsa kombi ėshtė i krijuar. Gjithashtu nuk
mund tė pretendohet qė pa identitet shtetėroro-politik tė ndizen
prozhektorėt e dritave tė fuqishme tė ardhmėrisė pėr Kosovėn.
|
|