|
-
Prishtinė,
2 nėntor 2005 /TN /QIK
- Raportet e tendosura ndėrmjet Partisė Ora dhe kryetarit tė
Kuvendit tė Kosovės janė ashpėrsuar edhe mė tepėr pas refuzimit
tė djeshėm tė kryesisė sė Kuvendit ndaj njė kėrkese tė kėsaj
partie.
-
Lideri i Partisė Ora, Veton Surroi dje para mediave ka pėrmendur
shumė raste kur ai mendon se partisė qė drejton i janė bėrė
padrejtėsi nga ana e kryetarit tė Kuvendit, Nexhat Daci.
-
Surroi ka folur me tone kritike edhe pėr sjelljet e Dacit nė
mbledhjen e fundit tė ekipit negociator, tė premten e kaluar.
-
"Edhe z. Daci duhet t'i respektojė rregullat themelore
demokratike. Nėse ai hyn me mendimin qė tė na imponojė mendimet
e tij, atėherė ai proces do tė dėshtojė dhe ne do tė hyjmė nė
njė fazė konfrontuese. Ne jemi nė fazė konfrontuese, ju
vlerėsoni pse", u ka thėnė Surroi gazetarėve.
-
"Zoti Daci nuk mė pėrfaqėson mua si deputet nė Grupin
Negociator. Por me sa di unė, ai nuk ka pėrfaqėsuar as mendimin
e Lidhjes Demokratike tė Kosovės", ka thėnė Surroi, duke shtuar
se "pėr fat tė keq, emri i z. Daci nuk lidhet me demokracinė".
|
|