|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

SHBA: Burime alternative energjie pėrveē naftės- cilat janė shqetėsimet

 
 

 

02 nėntor 2005 /TN  

Zėri i Amerikės (01.11.2005)

Rajoni i Gjirit tė Meksikės, i cili u godit nga uragani Katrina, ndeshet me njė tjetėr shqetėsim me pėrmasa globale – tubacionet e naftės qė u dėmtuan nga stuhija dolėn jashtė pėrdorimit duke shkaktuar njė rritje tė ndjeshme nė ēmimet e naftės. Gjithnjė e mė shumė po ngrihet nevoja pėr tė gjetur burime tė tjera energjie pėrveē naftės. Njė burim i tillė ėshtė gazi natyror, i cili pėrdoret aktualisht pėr ngrohjen e mjediseve tė brendshme dhe pėr prodhimin e energjisė elektrike. Nė Gjirin Persik, Katarri ėshtė angazhuar intensivisht pėr rritjen e eksportit tė gazit pėr tregun amerikan. Por siē shpjegon materiali nė vazhdim ky projekt tregėtar nuk ėshtė i mundur si rrjedhojė e mungesės sė njė elementi tė domosdoshėm:

Shtetet e Bashkuara kanė nevojė pėr mė shumė gaz natyror dhe Katarri, i cili renditet i treti nė botė pėr nga rezervat e gazit, synon tė jetė furnizuesi kryesor i tregut amerikan. Ky pikėsynim ėshtė i realizueshėm si rrjedhojė e miliona dollarėve qė ky vend i Gjirit Persik ka investuar nė objekte qė shėrbejnė pėr ftohjen dhe lėngėzimin e gazit natyror pėr ta shndėrruar atė nė njė formė qė mund tė transportohet mė lehtė dhe pa rrezik me anije.

Gjatė njė vizite qė zhvilloi kohėt e fundit nė qytetin e lindjes, Houston, ambasadori amerikan nė Katarr Chase Untermeyer vuri nė dukje se e vetmja pengesė ėshtė mungesa e objekteve ku mund tė depozitohet gazi nė bregdetin lindor amerikan. "Katarri e ka bėrė tė qartė se tani u takon Shteteve tė Bashkuara tė japin liēenca pėr hapjen e objekteve tė reja, veēanėrisht nė bregdetin lindor, pasi ky vend ėshtė nė gjendje tė pėrmbushė nevojat tona plotėsisht," tha ambasadori.

Biznesmeni nga Houstoni Jack Webb, anėtar i Kėshillit tė Ēėshtjeve Ndėrkombėtare nė Houston, i cili ka njė pėrvojė tė gjatė nė sektorin e energjisė, thotė se zgjerimi i objekteve pėr depozitimin e gazit ėshtė me rėndėsi kritike, duke pasur parasysh kėrkesat nė rritje pėr gaz natyror nė kėtė vend. "Pėr momentin ne importojmė afro 2 pėr qind tė sasisė duke shfrytėzuar objektet aktuale tė depozitimit dhe me sa di unė do ta rrisim importin nė 20 pėr qind tė nevojave nė 20 vjetėt e ardhshme. Gazi natyror ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr ne dhe Katari ėshtė vendi kryesor furnizues," tha biznesmeni.

Nė brigjet amerikane ka aktualisht vetėm katėr pika depozitimi pėr gazin natyror. Planet pėr hapjen e objekteve tė reja janė penguar nga kundėrshtimi i komuniteteve lokale, tė cilat i shohin kėto objekte si burim rreziku. Ambasadori Untermeyer pohon se ēdo projekt qė lidhet me karburantin paraqet njė farė rreziku, por shton se Shtetet e Bashkuara do t’i mohonin vetes njė mundėsi tė madhe pėr tė pėrballuar nevojat pėr energji nėse nuk ndėrtojnė objekte shtesė. "Ėshtė njė rrezik qė ia vlen tė merret dhe pėr Shtetet e Bashkuara apo vendet evropiane qė kanė nevojė pėr gaz tė importuar pėr tė pėrballuar njė pjesė tė nevojave pėr energji, ėshtė e nevojshme tė ndėrtohen terminale tė reja. Evropa ėshtė shumė pėrpara Shteteve tė Bashkuara, ndėrkohė qė Japonia ka vite qė importon gaz natyror tė lėngshėm".

Ambasadori amerikan nė Katar vėren se gazi natyror nė formė tė ftohur, tė lėngshme, nuk ka rrezik tė marrė zjarr, pra nuk paraqet njė kėrcėnim tė madh. Por kjo nuk nėnkupton se nuk ekziston asnjė rrezik. Profesori i Universitetit Georgetown David Jhirad thotė se komunitetet pranė vendeve ku janė propozuar tė ngrihen depozitat kanė tė drejtėn tė shprehin shqetėsimin e tyre: "Industria ka treguar njė nivel tė mirė sigurie, me pėrjashtim tė aksidentit tė rėndė pak vjet mė parė nė Algjeri. Por kjo nuk duhet tė na lejojė tė biem nė vetė-kėnaqėsi. Pasi kur rrisim 20 herė kapacitetin krahasuar me nivelin aktual, pra nėse nga katėr objekte qė kemi aktualisht do tė hapim 40 objekte, atėherė duhet tė rrisim edhe masat e sigurisė nė afėrsi tė zonave tė populluara dhe duhet tė angazhojmė edhe publikun," thotėzoti Hjirad.

Profesori Jhirad pohon se ėshtė e nevojshme tė shtohet numri i objekteve depozituese pėr tė mbajtur furnizimet e sjella nga Katari dhe burime tė tjera tė huaja, por ai shton se drejtuesit e industrisė duhet tė bindin komunitetet nė kėto zona se po marrin masat e nevojshme tė sigurisė: "Ka njė numėr mėnyrash pėr tė parandaluar rrezikun. Njė ndėr alternativat ėshtė qė objektet tė ndėrtohen larg zonave tė populluara. Njė tjetėr ėshtė tė vendosen masa mė tė rrepta pėr projektim nga agjencitė federale dhe shtetėrore. Qeveria federale ka pėrgjegjėsinė pėr sigurimin teknik nė objektet e magazinimit tė gazit tė lėngshėm natyror."

Pa dyshim pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001 janė shtuar shqetėsimet qė anijet ēisternė tė ankoruara nė porte mund tė bėhen objekte sulmesh terroriste. Shqetėsimi pėr sulme tė mundshme terroriste do tė jetė njė ndėr faktorėt e pėrcaktimit tė masave tė sigurimit teknik pėr ēdo objekt pėr depozitimin e karburantit, por pėrfaqėsuesit e industrisė energjitike thonė se zyrtarėt duhet tė gjejnė njė baraspeshė ndėrmjet shqetėsimeve pėr rrezikun e mundshėm dhe nevojave pėr tė shtuar infrastrukturėn pėr rritjen e furnizimit me gaz natyror.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.