|
02
nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (01.11.2005)
Ish
sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Ollbrajt, e cila njihet si
njėra prej arkitekteve tė ndėrhyrjes sė Natos nė Kosovė tha se
shpreson qė shoqėria kosovare tė bėhet njė shoqėri shumetnike e cila
tė jetė e orientuar nga Brukseli.
Nė
komentet qė bėri sot nė Uashington pėr Zėrin e Amerikės, ish
sekretarja amerikane e shtetit tha se ėshtė shumė e kėnaqur qė
bisedimet pėr statusin e Kosovės do tė fillojnė.
Shpresoj, tha zonja Ollbrajt, se bisedimet pėr statusin do tė bėjnė
tė mundur qė populli i Kosovės tė ketė nė dorė fatin e tij dhe nė tė
njėjtėn kohė qė nė Kosovė tė ndėrtohet njė shoqėri shumetnike.
Kėtė verė, kur isha nė Kosovė, tha ish sekretarja e shtetit, u
takova me disa serbė tė cilėt tani ndjehen tė izoluar dhe kjo ėshtė
shqetėsuese. Shpresa ime pėr Kosovėn ka qenė gjithmonė qė ajo tė
jetė njė shoqėri e lulėzuar shumetnike, njė shoqėri e cila tė jetė
shumė mė tepėr e interesuar pėr atė qė ndodh nė Bruksel se sa pėr
atė qė ndodh nė Beograd.
Shpresoj, tha zonja Ollbrajt, se bisedimet pėr ēėshtjen e statusit
do tė arrijnė tė zgjidhin disa prej kėtyre ēėshtjeve.
Zonja Ollbrajt i bėri komentet nė pushimin e njė konference ku u
diskutua mbi trafikun e qenieve njerėzore dhe mbi ēėshtjen e
refugjatėve nė botė.
|