|
-
02 nėntor 2005 /TN
-
Ndue Ukaj
-
-
Pėrēarja
ndėrshqiptare, si fenomen, nuk ėshtė vetėm mos aftėsi e
pėrbashkimit tė prijėsve dhe popullit drejtė idealeve dhe
qėllimeve tė pėrbashkėta. Pėrēarja tek ne, ka kaluar suazat e
normales. Duke marr gjithherė e mė shumė shenjat e njė mendėsie
kulturore, qė pėr pandehmė ka mendėsinė bizantine-orientale, qė
ska asgjė tė pėrbashkėt me synimet e proklamuara tė shqiptarėve
pėr integrim nė Familjen Perėndimore.
Pėr tė mos thėnė, pėrēarja te ne ėshtė bėrė mit, sė cilės
verbėrisht i shėrbejnė apo edhe i besojnė shumė segmente
shoqėrore brendashqiptare. Madje edhe prijės politikan, njerėz
tė kulturės, qeveritar e diplomat ane e kėnd hapėsirave
shqiptare, politikėn dhe angazhimet i ndėrtojnė mbi pėrēarje.
Dhe asnjėherė nuk shtrohet pyetja dhe skėrkohet pėrgjigja, nga
vjen gjithė ky sinrdrom?
-
-
Ne nuk jemi
asnjėherė tė bashkuar. Ky do tė mund tė ishte pėrfundim, aspak i
vėshtirė pėr ēdo njėrin qė vėshtron zhvillimet e tanishme nė
Kosovė, Shqipėri dhe hapėsirat tjera shqiptare. Madje ky mendim,
do tė sillej pa vėshtirėsi, edhe kur analizohet fenomeni nė
planin historik.
-
-
As nė ditė tė
vėshtira, as nė ditė gėzimi, politikanėt tanė, mediat tona,
elitat (nėse i kemi) intelektuale nuk i gjejmė tė bashkuara. Kjo
pėrligj mendimin gjenial tė Faik Konicės, se Shqiptarėt nė
histori gjithmonė vonohen, pėr tė shtuar se armiku mė i madh i
shqiptarėve ėshtė vetvetja. Mendime tė cilat nė shumė nivele
korrespondojnė me tė vėrtetėn qė pasqyron nė vete gjenda e
brendshme shqiptare sot, por edhe nė tė kaluarėn. Vetėm si shkak
i pėrēarjes, ne kemi pėsuar sa e sa tragjedi, prej sė cilave
asnjėherė nuk kemi nxjerr mėsim. Katharsis pėr ne mbete larg, i
urryer, i pa nevojshėm.
-
-
Madje pėr tė
thelluar mjerimin e kėsaj gjendje, kjo pėrēarja jonė, kėrkon
bashkimin e tė tjerėve, pėr interesa tona. Nė kėtė rast, ėshtė
mė sė e ēuditshme, tė shihet se si klasa politike dhe
institucionale kosovare, kėrkon pa vetėdijshėm kompromis mes
vendeve botėrore pėr jetėsimin e Pavarėsisė sė Kosovės, dhe nuk
arrin kompromis mes vete. Madje as pėr ēėshtje elementare-
krijimin dhe bekimin e njė grupi reprezentativ pėr bisedime nga
Parlamenti. Ėshtė mė se absurde, tė shihet, se mė lehtė merr
vendime Kėshilli i Sigurimit, SHBA-tė, Grupi i Kontaktit,
Bashkimi Europian, pėr ēėshtjen e Kosovės, se sa arritja e njė
konsensus pėr statusin e ardhshėm politik brenda Kosovės.
-
-
Po e njėjta situatė
paraqitet edhe nė Shqipėri. Kjo, e gjendur nė tranzicion, nė
politikė dhe institucione ka krijuar polaritete ekstreme.
-
-
Qeveria shqiptare
kėrkon miratim dhe agjitacion nga qeveritė perėndimore, pėr tė
ndihmuar nė rrugėn e integrimit nė BE dhe NATO, ndėrsa brenda
nuk mund tė ndėrtoj konsensusin minimal nė ēėshtje jetike, apo
nė mėnyrė indirekte kontribuon kundėr kėtyre vlerave dhe kundėr
kėtyre interesave.
-
-
Kėsaj i ndihmon edhe
pėrpjekja tejet absurde e Kryeministrit Berisha pėr tė ndėrtuar
aleanca me Teranin, njė qeveri destruktive, e cilėsuar si e
kėtillė nga SHBA dhe BE. Absurd! Berisha kėrkon pranim nė kėto
vlera, duke u angazhuar me vetėdije apo pa tė, kundėr kėtyre
vlerave. Njė gjė tė kėtillė e bėri edhe ministri Mustafaj me
emėrimin e njė antiamerikane ambasadore nė Amerikė, pa pėrfillė
vėrejtjet e shumta, jo vetėm tė opozitės, por edhe opinionit tė
gjerė publik. Dhe jo vetėm kaq, ēėshtja nė fjalė merr pėrmasa mė
shqetėsuese, nga fakti se kur ėshtė nė pyetje interesi i
ngushtė, te shumica e politikave tanė asnjėherė nuk vjen nė
shprehje interesi kombėtar.
-
-
Interesi kombėtar
pėrhumbėt para njė qėllimi tė vockėl. Kėshtu sillet kėsaj here
qeveria e Berishės, parashenjat e sė cilės janė njė indikator
mjaft shqetėsues edhe pėr orientimet e vetė kreut qeveritar nė
politikat ndėrkombėtare.
-
-
Ēėshtja mė e
komplikuar e pėrēarjes paraqitet brenda spektrit politik tė
Kosovės, i cili vazhdon tė jetė i pėrēarė edhe nė kėto ditė
mjaft dramatike pėr tė ardhmen e Kosovės. Politika kosovare
vazhdon me avazin e vjetėr.
-
-
Duhet njė iniciativė
ndėrkombėtare (Amerikane kryesisht) qė kėrkon unitet.
-
-
Po ashtu duhet njė
iniciativė e huaja qė tė arrihet njė kompromis brenda faktorit
shqiptar. Kjo ēėshtja ishte mjaft e njohur nė Rambuje, dhe me
pasoja. Si e kėtillė u reflektua edhe pas Rambujes, nė gjitha
nivelet politike. Kjo bėri pėrpjekjet pėr mėkėmbje, mė tė
vėshtira se cishin nė fakt. Kostoja e sė cilės ka pėr
ekuivalencė njė gjendje tė mjerė ekonomike, njė korrupsion nė
shkallė tė lartė, institucione larg tė qenit profesionale, njė
familjarizim nė politikė dhe institucione. Njė kulturė
demokratike, larg tė qenit e kėnaqshme.
-
-
Lėvizjet e liderėve
kosovar para njė hapi tė rėndėsishėm, duken tamam lojna
fėmijėsh, qė posa ti merr me tė mirė i ati, qetėsohen. Spektrit
politik dhe institucional, qė ka marr pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen
e Kosovės, duhet qė z. Petersoni, shef i UNMIK-ut, dhe njė
punėtor i shkėlqyeshėm nė Kosovė, tiu kujtoj se atyre ju duhet
tė miratojnė rezolutėn nė Kuvendin e Kosovės, pėr ti dhėnė
dritė ekipit negociator pėr statusin e Kosovės. Ekip qė me
gjithė mangėsitė, duhet tė diskutohet dhe tė votohet ne
Parlament, duke u zgjeruar edhe me pėrfaqėsimin e subjekteve
tjera politike parlamentare.
-
-
Nė tė kundėrtėn,
situata posnegociatave do tė jetė mjaft e komplikuar, dhe do tė
ketė koston e vetė. Kėtė thirrje publike u deshtė ta pėrsėris
disa herė edhe shefi i zyrės Amerikane nė Prishtinė, z. Filip
Goldberg. Dhe gjitha kėto, pėr klasėn tonė me dije mesatare
politike dhe intelektuale, nuk do tė thonė asgjė. Politikanėt
tanė vazhdojnė avazin e tyre tė injorancės politike dhe lojės me
fjalė tė mėdha retorike patriotike, duke dhunuar votėn e
qytetarit, tė cilėn nuk e kanė marr pėr tė shėrbyer, por pėr tė
abuzuar me tė. Ky ėshtė stadi i kulturės politike, qė mbetet
larg nga tė qenit nė pėrkim me vlerat demokratike dhe
civilizuese perėndimore.
-
-
Popullit tonė si
duket i ėshtė bėrė sindrom i rrezikshėm ndjenja e tė jetuarit nė
pėrēarje. Nė mos njė kancer vdekjeprurės, qė ēdo ditė e mė tepėr
po bluan shpirtin shqiptar.
-
-
Si rezultat i kėsaj
kemi prodhuar nė historinė tonė tradhtar tė shumtė, emrat e sė
cilėve do jenė tė panevojshėm nė kėto opinione. Si rezultat i
kėsaj jemi i vetmi popull nė Europė, qė nuk kemi unifikim tė
kokave, ndėrsa shpeshherė, nė mėnyrė absurde, kėrkojmė ti
bashkojmė tokat, pa i bashkuar kokat: ne jemi i vetmi popull qė
nuk identifikohemi me tė njėjtat vlera kombėtare.
-
-
Madje as heroin e
pėrmasa botėrore Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, nuk e vlerėsojmė
njėsoj. Dhe kėtė pėrēarje tashmė nė Kosovė e bėn nė mėnyrė
publike njė shkrolės demagog deri nw fund (shkrimtar i kuzhinave
sllavo-lindore), Milazim Krasniqi, i cili duke u identifikuar me
fenė, pėrjashton segmentet qė kanė formėsuar identitetin
shqiptar. Duke u nisur nga interesa parciale, dhunon autorėt qė
na mundėsuan sot tė kemi gjuhė e kulturė shqiptare, ne emėr tė
autorėve tė proveniencės islame.
-
-
Po tė shkojmė mė
tutje me shembuj: ne nuk kemi pėr model tė njėjtat figura
kombėtare, nuk kemi unifikim tė gjuhės (ēėshtje kjo qė ka mjaft
nevojė pėr diskutim), nuk kemi njė histori unike, njė histori tė
letėrsisė sė pranueshme tėrėsisht. Ne nuk e shohim tė ardhmen
tonė njėsoj. Pra ne jemi tė copėtuar. Dhe copėtimin, ēka ėshtė
mė tragjikja, ju atribuojmė tjerėve: asnjėherė nuk na shkon
mendja tė kthejmė gishtin tregues nga vetja, tė vetėrrėfehemi me
vetėn tonė pėr gabimet dhe tė metat tona, kundruall vetės dhe
historisė sonė. Pėr ne gabimi ėshtė i huaj, falja ėshtė turp.
-
-
Ėshtė njė proverb qė
thotė, tė gabosh ėshtė njerėzore, por tė jetosh nė gabime ėshtė
djallėzore. Ne shpeshherė jemi tė vetėdijshėm pėr gabimet qė i
kemi kundrejt historisė, por nuk kemi kurajo tė mos i
pėrsėrisim: ra ne vetėdijshėm jetojmė nė gabime. Nuk mund tė
ndėrtojmė tė ardhmen tonė mbi mashtrime, gėnjeshtra tė vetvetes,
interesa bejlerėsh, e qėllime bajraktarėsh. Ne duhet tė
formėsojmė tė ardhmen mbi tė kaluarėn. Ky ėshtė binom i shenjtė
i qdo kombi tė pėrparuar. Nė kėtė kėndvėshtrim, duhet shoqėrisė
sonė ti jepet njė shpirt i mirėfilltė perėndimor.
-
-
Problematika nė
fjalė sipas mendimtarit tė madh Dr. Krist Malokut Lufta e
ardhme asht luftė e djalėrisė shqiptare kundra anmikut nė zemėr
tė vet, asht luftė mendsie krijuese kundra anmikut destruktiv,
asht luftė botėkuptimi drite kundra njė botėkuptimi errsine,
asht lufta e okcidentalizmės shqiptare kundra orientalizmės
shqiptare shkruan Kristė Malkut nė eseun e famshėm Oreitnal
apo okcidenta?.
-
-
Ky soli i njeriut
ėshtė orientali shqiptar nė mendėsi e mentalitet. Duke mos i
dhunė kualifikim religjioz, sepse ky soj njeriu gjendet kudo,
edhe ndėr shqiptar qė shtirėn si oksidental.
-
-
Nisur nga fakti se
kombi kishte plagė tė mėdha shpirtėrore, qė erdhėn nėpėrmjet
pushtimit anadollak, Atė Gjergj Fishta i madh thoshte se
pėrderisa sa nuk i japim kombit njė shpirt oksidental nė
mendėsi, nuk mund tė pritet pėrparimi i kombit. Kėtė mendim qė e
thoshte me ngulim Fishta, e sforcon pėrmes njė analize
mikroskopike nė shpirtin dhe psikologjinė shqiptare Krist
Maloku.
-
-
Ēėshtja e
jounitetit, pėrēarjeve ka diēka tė dimensioneve
etno-psikologjike.
-
-
Kėto nė mėnyrė
brilante i shkoqit profesori dhe intelektuali i kalibrit
europian Kristė Maloku, nė esetė e tij pėr natyrėn e shqiptarit.
Diskutimi nė fjalė ėshtė pjesė e debateve tė shumta qė u
zhvilluan, nė periudhėn mė tė ndritshme tė emancipimit tė
kulturės sonė (vitet 30-tė).
-
-
Duke analizuar
ēėshtjen e kombit nė suaza tė dallimeve, dijetari bėn njė
analizė antropologjike dhe psikologjike dy kategorive kulturore,
shqiptarėve me prirje orientale dhe oksidentale. Dhe ky njeriu
me prirje orientale, pėr ēudi del sot gjithandej nė politikėn
shqiptare, nė kulturė, e ku jo gjetiu, pa asnjė ndryshim nga ai
qė na jepte Maloku para mė se shtatė dekadave. Ai ėshtė zėmadh e
retorikė pėr atdheun, tė cilin aspak nuk e ndihmon, por e
dhunon, e shfrytėzon pa fije turpi.
-
-
Pyetjes sė parė,
nėse ka ose ska ideale njeriu ynė publik, pėrgjigja e Malokut
sjell pyetjen, ēfarė janė kėto ideale? Idealet qė i ka tipi i
orientalit shqiptar, i ka pėr vete, jo pėr tjerėt. Ato i ruan
pėr gjithfarė interesash, por jo pėr interesa madhore qė lidhėn
me kombin. Nė fakt, cilėsia e parė qė triumfon, si njė
pėrbindėsh, brenda portretit tė njeriut tonė publik, mbetet
fakti se ai ka ideale tė sofistikuara pėr kulltuk, pėr pushtet,
pėr tė ushtruar manipulimin, mashtrimin kundėr ēdo gjejė qė
lidhet me pėrparimin.
-
-
Portreti i
orientalit shqiptar, ideal sublim ka kolltukun (karrigia), pėr
tė sunduar dhe abuzuar me tjerėt: bėhet kur e do nevoja patriot
(pa pasur as mė tė voglėn vetėdije si konceptohet patrioti dhe
ēdo tė thotė tė jesh patriot), bėhet kur e do puna tradhtar, pa
e ditur tė ligat qė ja sjell vendit tė tij, popullit tė tij,
vetės sė tij. Dhe, mė tutje orientali shqiptar kur e do puna
bėhet bashkėpunėtor me tė gjithė. Vetėm e vetėm qė ti ec
kungulli mbi uj, dhe ti funksionojnė telat e karadyzenit.
-
-
Njeriu i kohės sonė,
sipas analizės sė mendimtarit tė madh: ėshtė kryekėput
shkatėrrimtar, rrėnimtar, asht destruktiv...dhe bashkohet me tė
tjerėt si njata ujqit qė vihen sė bashku nė pre...porse edhe si
njata ujq qė shkyejn shokun e vet, kur tė dobėsohet apo plagoset
udhės. Dhe ky njeri ashtu sikur nė tė kaluarėn edhe tash jetėn e
ka sipas thanjės sė famshme: kudo rafsha, mos u vrafsha. Dhe
po vazhdoj tė citoj tė mendimtarin e madh kur thotė sė vendi ku
ushqehet dha majet ky soj njeriu ėshtė Atdheu.
-
-
Por jo pse e don,
por sepse e shfrytėzon nė mėnyrėn mė barbare, pa mėshirė, ashtu
sikurse njerėzit tanė publik. Mu ashtu sikur sot shumė syresh.
Dhe ky soj njeriu si ushujzė ngjitet trupit kolektiv dhe
shoqėror, ja thithė gjakun pa asnjė drojė e skrupull. Ky njėri,
mė tej, nė vend qė tė turpėrohet pėr veprimet e veta
shkatėrrimtare, bėhet kryenaltė. Ndėrsa ēka ėshtė mė tragjikja,
ky soj njeriu, ashtu siē na pėrshkruan mendimtari i madh snjeh
turp e marre, sepse ai ėshtė i zoti pėr tė gjitha... po, po pėr
tė gjitha turpet-shkruan Maloku!
-
-
Gjitha turpet i ka
tė perfeksionuara! Shet babe nanė, besė e nderin e vet, pėr
mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetėm e pėrvetėm qė ti
shkoj kungulli mbi uj, vetėm qė mos tė prishen telat e
karadyzenit. Ky sol i njeriut tonė gjendet kudo, nė politikė, nė
arsim, nė kulturė, nė arte, nė letėrsi. Dhe ky soj njeriu, ėshtė
murtaja shpirtėrore, tė cilėn e sheh ēdo ditė spektatori ynė, nė
teatrin tragjikomikė.
-
-
-
Plaga e hapur e
pėrēarjes
-
-
Plaga e pėrēarjes,
nėse vazhdon me kėtė avaz do tė bėhet kancer i pashėrueshėm,
veēanėrisht pėr Kosovėn, e cila po shėnon pėrpėlitje drejtė
konsolidimit dhe ndėrtimit tė njė rendi demokratik. Njė gjė e
tillė ka parashenja tė rrezikshme edhe nė Shqipėri, dhe gjetiu
nė hapėsirat shqiptare.
-
-
Pikėrisht nga ky
problem dhe mendėsia e formėsuar mbi pėrēarje, kemi pasur
probleme me pėrēarje edhe nė tė kaluarėn e lashtė. Pikėrisht nga
mosbashkimi ynė nė ēėshtje esenciale ka ndodhur ajo qė ka ndodh
me ne: ne jemi ēliruar tė fundit nga Perandoria Otomane, sepse
njė pjesė e madhe e popullit, vetėm e vetėm pėr tu bėrė
pashallarė e bejlerė identifikoheshin me fenė e pushtuesve
barbar.
-
-
Andaj edhe pėrkundėr
rezistencės ne Turqinė e shporrėm vetėm atėherė kur ajo u
dobėsua nė planin global. Ėshtė kjo nata e zezė, siē e quan
Kadare, e cila pėrdhosi idealet tona, krijoj njė shpirt tė
ngushtė pėr shqiptarėt, njė mendėsi anadollake, qė pėr fajin
tonė u ndėshkua nga perėndimi. Dhe pikėrisht si rezultat i kėsaj
mendėsie, tė fundit u liruam nga ideologjia lindore komuniste.
Po ashtu tė fundit po bėjmė pėrēapjet pėr nė terminalin politik:
integrimin nė strukturat transatlantike.
-
-
Pėrēarja nga njė
plagė, ėshtė bėrė mit, tė cilit verbėrisht i kontribuojnė shumė
prijės. Krizat e mėdha politike dhe shoqėrore, popujt i kalojnė
tė bashkuar, ndėrsa ne tė kundėrtat, nė kriza ndahemi edhe mė
tepėr. Ndahemi dhe punojmė, me vetėdije apo pa tė, kundėr njėri
tjetrit. E gjithė kjo rrjedh nga vobektėsia e shpirtit tonė
intelektual, qė nuk del nga lėvozhga e primitivizmit
katundaresk, qė mė parė kėrkon lavdinė personale, se sa atė tė
pėrtejmė: nacionale.
|
|