|
02 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (01.11.2005)
Astrit Lulushi,
Uashington
Gjeni i jetėgjatėsisė
Shkencėtarėt thonė se janė tepėr optimistė rreth njė eksperimenti nė
laborator i cili ka treguar se jeta e kafshėve mund tė zgjatet.
Gjithkush mund tė bėjė pyetjen, nė se tani radhėn e ka njeriu. A do
tė jenė nė gjendje shkencėtarėt ta zgjasin e jetėn e tij?
Ky
krimb i vogėl qė shihet nė mikroskop, normalisht ka njė jetėgjatėsi
tė shkurtėr. Por kur biologia nga Kalifornia, Sinthia Kenion
ndryshoi ose aktivizoi njė gjen tė kėtij krimbi, ajo vuri re se
krimbi jetoi dy herė mė gjatė sesa normalisht. Dhe kjo ndodhi vetėm
duke i ndryshuar njė gjen tė vetėm. Kjo lė tė kuptohet se edhe tek
njeriu, aktivizimi i njė gjeni tė vetėm mund tė ndryshojė
jetėgjatėsinė. Askush nuk kishte mundur tė zbulonte gjenin
pėrgjegjės pėr plakje, apo ēelsin e moshės, derisa shkencėtarja
Kenion bėri tė ditur arritjet e saj, njė vit mė parė.
Gjeni ėshtė quajtur Daf 2. Pas kėsaj, shkencėtarė tė tjerė filluan
tė pėrcaktojnė gjenet e jetėgjatėsisė tek fluturat dhe minjtė, jeta
e tė cilėve pas ndryshimit tė gjenit u zgjat 20 pėrqind. Por kur
shkencėtarja Kenion ndryshoi jo njė por dy gjene tek krimbi nė
laborator, jeta e tij u zgjat 6 herė mė shumė. Pėr njeriun kjo
shifėr do tė ishte e jashtėzakonshme, mendoni sikur njerėzit tė
arrijnė tė jetojnė 500 vjet dhe plotėsisht tė shėndetshėm.
Teorikisht, tė gjitha krijesat janė pajisur me gjene tė tilla tė
jetėgjatėsisė.
Shtrohet pyetja pėrse? Shkencėtarja Kenion thotė se ka tė ngjarė qė
ky gjen i mbron kafshėt nga rreziku i urisė dhe i kushteve
klimatike. Gjeni kur nxitet apo ngacmohet, krijon njė reaksion
zinxhir tė njė grupi tė gjėrė gjenesh qė kryjne rigjenerimin e
qelizave e luftojnė sėmundjet. Kur shkencėtarėt arrijnė tė
aktivizojnė artificialisht kėtė sistem gjenesh, ata ndihmojnė pėr
mbajtjen gjallė tė organizmit. Dhe pėrderisa ky sistem gjenesh ėshtė
i pranishėm tek shumė kafshė, ka shumė tė ngjarė qė atė ta kenė edhe
njerėzit.
Gjithė optimizėm rreth zbulimit tė saj, shkencėtarja Sinthia Kenion
ka krijuar tani njė kompani pėr prodhimin e njė tablete pėr nxitjen
e gjenit tė jetėgjatėsisė tek njeriu.
Metabolizmi
Ndėrsa festat e fundvitit po afrojnė, pėrveē gėzimit ato sjellin
edhe shqetėsime pėr ata qė nuk duan tė shtojnė nė peshė. Por
shkencėtarėt nė universitetin e Floridės kanė zbuluar njė element
pėr mbajtjen e metabolizmit nėn kontroll. Shkencėtarėt po
pėrqėndrohen tek leptini, hormoni qė djeg yndyrnat dhe rregullon
metabolizmin e trupit.
Gjatė provave me kafshė nė laborator, shkencėtarėt bllokuan me
sukses njė enzimė qė normalisht pengon veprimtarinė e hormonit
leptin tek personat me mbi peshe trupore. Kur Leptini humbet
ndjeshmėri apo nuk vepron, njerėzit shtojnė nė peshė. Duke pėrdorur
njė substancė tė quajtur vanadium, shkencėtarėt rritėn aftėsinė e
hormonit leptin pėr tė djegur kalori tek minjtė nė laborator nė njė
sasi shumė mė tė lartė sesa pa kėtė lloj trajtimi.
Megjithėse nivelet e vanadiumit qė u pėrdorėn tek minjtė, janė
shumė mė tė larta sesa ato qė organizmi i njeriut mund ti
pėrballojė, shkencėtarėt shpresojnė qė njė ditė do tė arrijnė ta
modifikojnė kėtė metodė pėr tė kryer studime edhe mes njerėzve.
Profesori Filip Skarpejs thotė se leptini ėshtė njė hormon mjaft i
rėndėsishėm nė kontrollin e yndyrnave tė tepėrta dhe kur ky hormon
nuk vepron normalisht, njerėzit shtojnė nė peshė. Dhe ēka ėshtė mė e
keqja, kur njė person bėhet mbi peshė, shtimi i shpejtė i kėsaj
peshe bėhet edhe mė i mundshėm.
Ekspertėt gjithashtu po shqyrtojnė mundėsinė e modifikimit tė njė
proteine qė i nxit qelizat pėr tė djegur mė shumė ushqime si
nxehtėsi, nė vend qė ti ruajnė ato nė formė dhjami. Shkencėtarėt
mendojnė se duke shtuar sasinė e kėsaj proteine nė organizėm,
ndoshta nėpėrmjet terapisė gjenetike, personat qė vuajnė nga
mbipesha trupore, njė ditė do tė jenė nė gjendje tė shtojnė djegjen
e kalorive, duke nisur kėshtu procesin e metabolizmit.
Profesor Skarpejs thotė se objektivi afatgjatė i grupit tė
shkencėtarėve ėshtė pėr tė gjetur mėnyra pėr fillimin e djegjes sė
yndyrnave, nėpėrmjet modifikimit tė leptinit ose nėpėrmjet
mekanizmave tė tjera qė thjesht nxisin kėtė proces./al
|