|
02 nėntor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (01.11.2005)
Armand Mero
Nė Shqipėri
Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Lulėzim Basha firmosi sot kontratėn pėr fillimin e punimeve tė
rrugės Lushnje Fier, njė nga segmentėt kyc tė korridorit 8 dhe atij
veri-jug. Vlera e investimit tė tė gjithė rrugės ėshtė rreth 23
milion dollarė dhe financimi i punimeve dhe supervizionit ėshtė bėrė
nga qeveria italiane.
Pėr
gjendjen nė tė cilėn ndodhet infrastruktura rrugore, fillimi i
punimeve pėr ndrtimin e njė rruge tė re, aq mė tepėr njė autostrade
sipas standarteve europiane, perben nje ngjarje te rendesishme ne
jeten e vendit. Pas pak javėsh njė nga segmentet mė tė rėndėsishėm
tė njė prej arterieve kryesore do tė nisė nga zbatimi.
Punimet e rruges Lushnje-Fier do tė kryhen nga njė kompani e njohur
italiane Maltauro-Delma dhe do tė supervizohen nga njė tjetėr
kompani e njohur Sintagma. I gjithė projekti do tė realizohet falė
mbėshtetjes financiare tė qeverisė italiane e cila me njė fond prej
mė shumė se 25 milion euro ka realizuar projektimin e rrugės
Lushnje-Fier madje dhe zgjatimin e saj deri nė Vlorė si dhe ka dhėnė
edhe fondet e supervizionit po ashtu dhe pėr pjesėn deri nė Vlorė
ndėrkohė qė pėr ndėrtimin e kėsaj pjese pritet njė financim nga
Banka europian pėr Investimet (BEI) dhe Banka pėr Rindėrtim dhe
Zhvillim (BERZH).
Rruga e re do tė jetė e gjatė 22 kilometra dhe e gjerė 22 metra me
dy korsi pėr ēdo drejtim. Ajo do tė ndjekė fillimisht gjurmėt
aktuale dhe mė pas do tė kalojė nė njė drejtim tėrėsisht tė ri.
Projekti do tė mbajė parasysh tė gjitha standartet e adoptruara nga
Bashkimi Europian pėr ndėrtimin e rrugėve dhe pajisjen me
sinjalistikėn e duhur. Nė tė janė parashikuar edhe mbikalime dhe
nėnkalime tė ndryshme pranė qendrave tė banuara.
Rruga Lushnje Fier do tė bashkohet me autostradėn aktuale dhe do tė
shkurtojė ndjeshėm distancat drejt jugut tė vendit. Ministri i
Transporteve Lulėzim Basha e vlerėsoi mjaft tė rėndėsishėm kėtė
projekt dhe uroi qė tė shėrbejė si njė sinjal pėr thithjen e
investitorėve italianė edhe nė veprat e tjera infrastrukturore tė
parashikuara nė Shqipėri: "Ne e shikojmė praninė e kompanive
Maltauro dhe Sintagma si praninė e dy flamur mbajtesve, bashkepunimi
me te cilet ka nje rendesi te madhe per ti dhene sinjale pozitive
bisnesit italian dhe per te plotesuar ate hendek qė ekziston mes
marredhenie politike, financiare e kulturore dhe shkembimit ekonomik
mes dy vendeve tona".
Tė
njejtėn gjė pohoi edhe ambasadori italian nė Shqipėri Attilio
Massimo Ianucci i cili disa herė ėshtė shprehur i pakėnaqur nga
prania e ulėt e investitorėve tė mėdhenj italian nė Shqipėri, gjė
pėr tė cilėn ai ka fajėsuar edhe biznesin italian se nuk e njeh sa
duhet vendin: "Uroj qė nė tė ardhmen qė vepra tė tilla tė realizohen
nga investitorėt italiane me paratė e tyre, sepse kjo do tė thotė tė
kesh besim te Shqipėria, tha ambasadori Ianucci.
|