|
-
Uashington,
1 nėntor - "Pala serbe nuk do tė mund
tė pengojė pavarėsinė e Kosovės, sepse tė gjithė e dinė se
shqiptarėt e Kosovės kurrė do tė kthehen nėn administratėn e
Serbisė", thotė eksperti amerikan Xhon Holsman.
-
-
Ndėrkaq nė lidhje me bisedimet pėr statusin e Kosovės, ai tha se
ka qenė e domosdoshme qė tė nisin negociatat pėr statusin, sepse
shtyrja e zgjidhjes se kėsaj ēėshtjeje do tė mund tė rrezikonte
misionin paqėsor tė KFOR-t, nė tė cilin marrin pjesė edhe trupat
amerikane, thotė eksperti amerikan Xhon Halsman (John Hulsman)
nga fondacioni Heritixh (Hetitage).
-
- "Amerikanėt
kanė konkluduar se shtyrja e mėtejshme mund tė bėhet e
rrezikshme sepse shqiptarėt e Kosovės mund tė thonė se Amerika
ėshtė bėrė pengesė kryesore nė arrijtjen e pavarėsisė.
Amerikanėt qė deri mė tani janė konsideruar ēlirimtarė, mund tė
bėhen objekt i pakėnaqėsisė...
-
- Duke
marrė parasysh pėrkeqėsimin e mundshėm tė situatės sė mėtejshme,
administrata (amerikane) ka vendosur qė t'i pėrkushtohet
aktivisht zgjidhjes sė statusit tė Kosovės", ėshtė shprehur
Halsman pėr "Zėrin e Amerikės".
Duke komentuar qėndrimet e kundėrta rreth statusit final tė
Kosovės, Halsman thotė se kur negociohet, ėshtė e qartė se
asnjėra palė nuk mund tė kėrkojė plotėsimin e tė gjitha
kėrkesave tė veta dhe se negociatat janė fryt i kompromisit.
-
-
"Pala serbe nuk do tė mund tė pengojė pavarėsinė e Kosovės,
sepse tė gjithė e dinė se shqiptarėt e Kosovės kurrė do tė
kthehen nėn administratėn e Serbisė", thotė Halsman. Por sipas
tij, pala serbe mund tė sigurojė mbrojtjen e serbėve,
kantonizimin dhe decentralizimin e Kosovės dhe mbrojtjen e
objekteve tė saja fetare.
-
-
"Pala serbe mund tė sigurojė qė pavarėsia e Kosovės tė jetė e
kushtėzuar me plotėsimin e tė gjithave qė u pėrmendėn mė sipėr,
pėrkatėsisht palės shqiptare i takon qė tė zbatojė tė gjitha
masat e pėrmendura, nėse don qė tė realizohet sovraniteti".
Ky ekspert thotė se amerikanėt me aktivitetin e tyre mund tė
ndihmojnė qė gjėrat tė lėvizin nė drejtimin e duhur, por shton
se me rėndėsi ėshtė qė Amerika tė mos diktojė zgjidhjen, sepse
sipas tij, diktati nuk jep rezultate tė drejta.
Pasi shpjegon se si mund tė ndikojė Amerika mbi Prishtinėn dhe
Beogradin, Halsman zbulon se bisedimet e tilla ka kohė qė po
zhvillohen, ndėrkohė qė edhe ai personalisht ėshtė i angazhuar
nė mėnyrė shumė direkte nė bisedimet me liderėt e tė dy palėve.
"Ata nuk janė njerėz pa njohuri, u ėshtė e njohur se ēfarė ujdie
ėshtė e mundshme. Bisedimet tani duhet tė nisin nė drejtim tė
arritjes sė qėllimeve tė shtruara", shprehet Halsman.
Ai thotė se aktualisht dėgjohen kėrkesa maksimaliste, mirėpo
sipas tij, duhet biseduar lidhur me atė se si do tė duket Kosova
e ardhshme e pavarur, duke caktuar afate.
Por Halsman konsideron se problem mė i madh ėshtė si tė
harmonizohen qėndrimet e evropianėve dhe tė Amerikės. Evropianėt,
thotė ai, do tė donin qė ēėshtjėn e Kosovės ta shtyjnė edhe mė
tutje, ndėrkaq amerikanėt thonė se kėtė problem duhet zjgidhur
menjeherė, shprehet Holsman.
-
-
-
Bėrns drejton SHBA nė bisedimet pėr Kosovėn
-
-
Uashington, 1 nėntor -
Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nikolas Bėrns do tė pėrfaqėsojė
Shtetet e Bashkuara nė bisedimet pėr tė ardhmen e statusit tė
Kosovės, njofton BBC.
Kėtė e bėri tė ditur zyra e shtypit e Departamentit amerikan tė
Shtetit nė prag tė takimit tė Grupit tė Kontaktit nė Uashington.
Grupi i Kontaktit qė pėrbėhet nga SHBA, Britania e Madhe,
Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia, takohet tė mėrkurėn.
Muajin e kaluar, Bėrns vizitoi Prishtinėn dhe pas takimeve me
zyrtarė tė lartė tė Kosovės dhe me shefin e misionit tė OKB-sė,
Soren Petersen deklaroi se qėndrimi i administratės amerikane
ėshtė se nė Kosovė nuk duhet tė vazhdojė status quo-ja dhe se
njerėzit ne Kosovė duhet tė pėrcaktojnė tė ardhmen e tyre.
|
|