1 nėntor 2005 /TN
Nga
Shefqet Kelmendi
Fotografia.
Gjithmonė aty. Nė tė njejtin vend.
Nė tė vėrtetė largohesh nganjiherė.
Si era. E me vete mė
merr. Shkon ku ke shkelė dikur.
E, edhe ma pėrtej.
Fusha e male kapėrcen. Kudo qė ndigjohet fjala e ambėl NANĖ,
tė cilėn aq shumė e deshe. Dhe, saora, ēilembyll
sytė, prapė kėtu.
Ku je.
E qetė.
E pafjalė. Nji
heshtje me dhimbje krenare.
Heshtje qė flet shumė.
I flet njėnit ndėr tė paktėt e sotėm, qė tė njohėn sė
afėrmi.
E kurrė stė harruen. Jeton mbrenda
tyne.
Ti i rrite.
Tė shikoj pėrditė.
Bashkėbisedojmė nė nji dhomė. Ti, atje,
nalt, nė mur, e unė nė shtratin tim
tashma tė lodhun.
Vajzė e re.
Njizetekatėrvjeēare.
Dhe e re mbete pėrjetėsisht. E pastėr dhe
e bukur. Bukuri e papushtueshme.
Pra, ne njihemi.
Ma saktė, tė njoh unė ty. Nga travajat e
shumta qė tė ranė pėr hise e i pėrballove me qėndresė legjendare,
nuk pate kohė me e njoftė ma tė voglin vėlla tandin, i cili pėr herė
tė parė e tė fundit, tė pa para gjashtėdhjetė vjetėsh- nji fjalė
goje! Kur ta ndigjoi zanin kumbues, qė djersėt
ia nxori prokurorit. Kur mėsoi pėr bėmat
tueja heroike nė tė mirė tė tokės qė tė lindi.
Dhe kur pa se si u talle me vdekjen, ti, vajzė
kapedane- ORLEANE SHQIPTARE. Dhe qė nga
ajo ditė, si shumė tė tjerė, ushtar i yti mbeti.
Nji ushtar qė nė jetė pati
rrėmore shumė.
Motra
ime e shpirtit, sokoleshė
mali!
Sytė tu rrezatojnė mbrenda meje.
Dritė e forcė mė japin. Ata mė kanė
mbajtė gjallė edhe kur u pėrballa me vdekjen!
Dy botė nė nji.
Ti dhe unė.
Bashkėbisedojmė. Ma saktė, flet ti.
I flet motra e madhe vėllait tė vogėl
shtatėdhjetepesėvjeēar.
Pse ndryshe nga shumė e shumė vite ma parė, pamja
jote e kėtyne kohėve tė fundit, ma saktė, e kėtyne gjashtė viteve,
po mė befason?
Ndjehesh ma e qetė, ma e gėzueme.
Edhe krenarinė e mbrendshme ta ndjej disi ma tė
thellė. Ngjan me
timonierin, qė bashkė me shumė e shumė shokė, ma nė fund, nė luftė
me stuhinė, e ka nxjerrė anijen nė breg.
Pra, tė shoh tė pėrtrime.
Dhe ke tė drejtė. Ka
gjashtė vjet, motėr, qė KOSOVA po merr frymė lirisht.
U shporr nji herė e pėrgjithmonė shkerbja e
Uralit, tė cilėn ti me shumė trima, e luftove me guxim e zgjuarsi tė
rrallė. Sė fundi, me ndihmėn e Zotit nė
radhė tė parė, nipat e mbesat tua e shporrėn nga trojet tona
pushtuesin shekullor gjakatar. Doli profecia jote: Gjaku
im nji ditė ka me u ba liria e Shqipnisė. Dhe tjetra:
Ska
dyshim se mbas vdekjes sonė, djemtė e vajzat shqiptare do ta
vazhdojnė luftėn, derisa Kosova ti bashkohet Shqipnisė.
Fjalėt
tua tė fundit, para tytave tė kuqe, ishin:
KOSOVĖ!
Sa
shpresėmadhe tė gjeta, e sa zemėrplasun
po tė la! Po
edhe nė kėtė ēast tė mbramė, po i lutem Zotit:
GJAKU IM T U BAFTĖ DRITĖ!
Dhe,
d r i t ė u ba. Kosova pėr tė cilėn ti u
flijove, e fitoi LIRINĖ.
Tė
skalituna mbeten thaniet tueja:
Ne
luftuem qė pjesėt ma tė dhimbshme tė atdheut tia kthenim Nanės
Shqipni.
Ndėr
tubime bahej thirrje:
Mos ti lėshojmė kėto fusha
tė bukura!
Mos me ia dorėzue shkjaut nė asnji mėnyrė armėt tona!
Rregullisht
mbaja fjalime, tue ua ngritė moralin. Dhe morali
ynė ishte i naltė. Ai kurrė nuk na tradhtoi.
Baje
thirrje:
Shqiptarėt
nuk duhet tė shkojnė me luftue nė tokė tė huej.
Ti e
sqaroje edhe faktin e turpshėm:
Partizanėve
tė Serbisė po u ndihmojnė partizanėt e Shqipnisė.
Lufta kishte dhimbje.
Kur u vra Mehmet agė Berisha, u shprehe: Mu thye njenin krah.
E, pėr vrasjen e Pjetėr Tomės, rojes tande besnike, u shprehe: Vrasja
e Pjetėr Tomės mė ka goditė thellė.
I pate
thanė Shaban Polluzhės:
Kam ardhė me u ba kurban
pėr kėtė tokė.
Duhet ta mbroj edhe unė, siē po e mbron ti. Ne
duhet tė jemi tė bashkuem. Ti lamė
mbanesh mosmarrėveshjet. Pėr kėtė edhe ta
kam mėsye. Kam ardhė me tu lutė
Pėr
hir tė Zotit, pėr hir tė Atdheut, tė Kosovės, edhe pėr hatrin
tim, thirre Mehmet Gradicėn e pajtohu me
tė! Bashkohuni! Po
su ba kjo, ka me na dėnue historia, e ndoshta ty ma shumė, se sot
ti je baba i Kosovės.
E, kur
qe arritė kjo, Shabani u pat shprehė: Kjo ēikė mė bani me u
pajtue, me u besatue pėr luftėn qė na pret me shkjaun.
Ishe procesmbajtėse nė tubimin historik tė
Dobėrdolit, (4- 5 gusht 1945), ku morėn pjesė afro dyqind burra
zamėdhenj nga trojet tona.
Mes tyne, ti, vajzė e vetme, the nė atė
tubim:
Motra dėshiron me vdekė me
ju, e ju bashkė me tė.
Sa tė jemi gjallė, tė mos ju iu
dorėzohemi sllavokomunistėve! Ma mirė me vdekė me gratė e fėmijtė
tanė, e me i pa tue vdekė, sesa serbi me
na i pre! Tek ne mbetet qėndresa, besimi e bashkimi. Me armė nė
dorė, ne do ta fitojmė lirinė! Pra, le tė bashkohemi e tė betohemi
pėrpara Flamurit tonė kombtar, se kambė e sebit nuk ka me shkelė
kėndejpari! Le tė bahemi barrikadė, kala nė kufi! Le tė pėrdoret
gjaku ynė nė vend tė zallit e gėlqeres, e trupat tanė si gurė!
E
burrat, shumė prej tyne tė pėrlotun, tu
pėrgjigjėn njizani:
Ti,
motėr shqiptare, na ke ndihmue nė kohėt ma tė vėshtira. Ti parnove
vdekjen me ne, e edhe ne e pranojmė vdekjen me ty! Rroftė motra jonė!
Gjithmonė mes flakėve.
E kudondodhun.
Nė luftė e sipėr, e kisha
pėr detyrė qė tė plagosunve randė, me u hapė plagėt pėr me vdekė ma
shpejt, dhe me ua asgjėsue dokumentet.
Kurse tė plagosunve tjerė, me u shėrbye e me u dhanė kurajo.
Kėshtu shkrove nė hetuesi. E vetėdijshme
se populli tė donte dhe tė mbronte, u shprehe: Populli mė donte
e mė ruente si di Zoti.
Nė Gllogjan more plagėn e parė e u mjekove nė
shtėpinė e Dan Pjetrit, nė Dobėrdol tė Ujmirit- qendėr e ONDSH-sė.
Gjashtė muej tė strehuen, tė mbrojtėn ma shumė se birin e
tyne, tue rrezikue, gja qė ma vonė edhe e
paguen shtrenjtė.
Dhe beteja e fundit- ajo e Siqevės.
Nji pėrleshje e pėrgjakshme me forcat armike
disa herė ma tė mėdha nė numur. Nji
qėndresė heroike. Armiku e pagoi
shtrenjtė, po edhe nga ēeta u vranė 28 luftėtarė lirie e dhjetra tė
tjerė u plagosėn randė. E, pėr kėtė skenė, shkrove: Oh,
ēkanė pa sytė e mi! Dhimbje qė nuk pėrshkruhet!
Dhe pak ma poshtė: Rrobat mu mbushėn me gjak
Mbeta e vetme nė
mes tė pyllit
Mu
kujtue njena nga pyetjet qė tė banė nė hetuesinė sllavokomuniste, nė
nji kohė kur kishe shumė plagė lufte tė pashėrueme:
Qysh
kur je marrė me politikė?
Dhe ti,
nė atė gjendje, vajzė e re, e vetėdijshme pėr ēka tė priste, u
pėrgjigje:
Po,
qysh herėt, qė nė moshėn njizet vjeēe jam marrė me politikė, nėse
mund tė quhet politikė dashunia pėr Atdheun. Jam pėrpjekė, qysh se
di pėr vete, pėr nji Shqipni etnike, tė bashkueme me pjesėt e saja
tė shkėputuna-Kosovė e Ēamėri.
Mė
fal, motėr, qė po tė ndėrpres. Pse pikėrisht nė
kėtė moshė kaq tė re, jeta jote mori kėtė kahje?
Le prindėt, Shkodėrlocen tande, braktise edhe
studimet, e u hodhe nė zjarrin e luftės.
Ēfarė tė nxiti, tė ngacmoi?
Qė fėmijė jam edukue nga
prindėt me dahsuninė pėr Atdheun.
Po qartėsinė
politike ma thelluen nė shkollė profesorėt e nderuem qė kisha.
Gjithmonė e kam urrye pushtuesin, pra edhe fashizmin.
Po kur komunistėt vranė nė Tiranė intelektualin
patriot Ludovik Zojzi, e pak ma vonė edhe Iliaz Agushin, apostullin
e shqiptarizmės, pezmi im arriti kulmin.
Dhe vendosa qė edhe unė tė baja diēka pėr Atdheun. Tash para
meje kisha dy palė armiqsh: fashizmin e
komunizmin, si njeni, tjetri. Po ky i
fundit ndoshta edhe mė i zi, sepse e tjetėrsonte njeriun. Iu
drejtova Kosovės, e cila nė njėfarė mėnyre po merrte frymė lirisht.
Ajo kishte nevojė pėr kuadro.
Se, nuk dihej ēmund tė sillte mbarimi i luftės.
E, siē dihet, ndodhi ma e keqja. Mandej ngjarjet rrodhėn ashtu siē
rrodhėn
Po shoh se ti don me
ditė diēka ma shumė pėr jetėn time. Jeta su
matka me vite, por me pėrjetime, me gjallninė e lėvizjeve.
Katėr vitet e mia- 1942- 1946, kanė qenė tejet
tė ngjeshuna. Arritje e dhimbje, gjithmonė me njė qėllim tė
vetėm: ēdo gja nė shėrbim tė kombit. Partia ime
ishte Atdheu, liria. Kam krye vetėm
detyrėn. Asgja ma shumė.
Randėsi ka se kurrė nuk dredhova rrugė.
Ndaj ndjehem e qetė qė
dhashė ma tė mundshmen time, aq ma tepėr sot kur Kosova fitoi lirinė.
Kam
pėrjetue shumė dhimbje, por lufta e drejtė ti zbutka plagėt. U
rrita nė beteja, mes luftėtarėve tė shquem, siē ishte nė radhė tė
parė Ymer Berisha, mandej Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Ukė
Sadiku, Ndue Pėrlleshi e shumė e shumė trima tjerė.
Ata ishin dhe mbetėn krenaria e trojeve arbnore.
Kosova asht djep herojsh.
Unė, shkodrane, e ndjej veten si
bijė e Kosovės, e nė radhė tė parė si bijė e familjes sė Dan Pjetrit.
Don
me ditė diēka edhe pėr fėmijninė time. Pse ma kujtove?
Nji
vajzė si gjitha tė tjerat, po disi me rrebe.
Mė tregonte nana Dilė, ndjesė pastė, se kurrė
nuk paskam luejtė me kukulla. Edhe
fustanet si paskėsh pėlqye shumė. Ma
shumė vishesha si djalė. Me ta edhe lueja
ma shumė, e sigurisht qė edhe grindesha. Kur shkoja nė shtėpi
e ēaraveshun, nana mė thonte: Kot ke lindė vajzė!
Mė ka pėlqye pėrherė rregulli e pastėrtia.
E kam dashtė shkollėn.
Kam ditė me ndigjue e me vėzhgue.
Jetova me hallet e familjes.
U pėrpoqa me i ndihmue.
Po shpejt ua
ktheva shpinėn. Tjetėr rrjedhė mori jeta ime.
U ēmalle kur tė erdhi Roza, motra jote e madhe?
A tė pėrqafoi edhe nė emrin tim?
Mė gėzoi tej mase kur mė
tha se Kosova ishte nė prag tė lirisė.
Por ardhja e Rozės mė 4 mars 1999, mė krijoi njė plagė.
Ishte pinjolli i fundit i derės sė Mark Simon
Shllakut. Derė qė u
mbyll pėrgjithmonė
Jo, motėr, nuk u shkymb dera e Mark Simon Shllakut.
Ajo do tė mbetet e paharrueme, si shumė dyer tė tjera nė kėto troje
tė stėrlashta. Se ajo derė lindi heroinėn
Marije Shllaku. Tė lindi ty, motra jonė!
|