|
- 1
nėntor 2005 /TN
-
-
Rexhep Elezaj
-
-
Grupin negociatorė i emėruar nga presidenti I. Rugova pėr tė
biseduar me palėn serbe gjatė negociatave qė do tė mbahen rreth
pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės, siē kanė njoftuar
mediat e sotme shqiptare, pra me 31.10.2005, pėr fat tė keq e
paska zėnė sherri i mospajtimeve dhe pėrēarjeve, e paska kapluar
zjarri i ambicieve karrieriste, ose me njė fjalė e paska ngrėnė
dreqi tė zonė dhe disa nga anėtarėt e kėtij grupi i paska
pėrfshirė murtaja e epsheve politike pėr tu futur me dhunė nė
histori, sepse nė bazė tė informatave nga shtypi ditor del se
disa anėtarė nė takimin e fundit qenkan sjellė me papėrgjegjėsi,
bile paskan pėrdorė edhe fjalė fyese ndaj presidentit Rugova..!?
-
-
Tė
gjithė e dimė se presidenti ynė vuan nga njė sėmundje e rėndė,
por megjithatė nuk epet, nuk dorėzohet, nuk pranon qė ta lė
popullin e vetmuar nėn mjegullat e rėnda politike dhe para
furtunave tė mėdha tė historisė siē janė kėto para hyrjes nė
bisedime pėr statusin final tė Kosovės. Pra, atė nuk e lejon
ndėrgjegjja dhe morali politik qė tė gjunjėzohet para
ultimatumeve politike si dhe kėrcėnimeve tė ndryshme qė Kosovės
dhe shqiptarėve po u vijnė nga serbėt si dhe nga disa qarqe tė
ndryshme ndėrkombėtare.
-
-
Pra, ashtu i rėnduar nga sėmundja ai nuk po largohet dot nga
fronti kryesor i lutės, ndoshta pėrfundimtar me shkanė, front nė
tė cilin ka qėndruar i paepur qė nga fillimi i tė 90-tave e deri
mė sot, sepse ėshtė i vetėdijshėm se atdheu ka nevojė pėr tė
deri nė ēastin e fundit tė jetės sė tij. Ibrahim Rugova e dinė
fortė mirė se Kosova dhe populli i cili ia ka dhėnė votėn ka
nevojė pėr presidentin e vetė i cili qe 15 vite bėri ēmos qė ta
shoh atė tė pavarur dhe njėherė e pėrgjithmonė tė liruar nga
kthetrat e regjimit kriminal tė Beogradit.
-
-
Ndaj, nė bazė tė asaj qė raportuan mediat nė kėtė ditė, si
gjithherė nė vitet dhe ēastet mė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe
shqiptarėt, nė skenėn politike shqiptare do tė dalin ata tė
cilėt e penguan ēdo nismė dhe iniciativė shtetėrore e cila ēonte
drejt zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, nisma dhe
veprime institucionale qė ēonin drejt kėputjes sė zinxhirėve tė
robėrisė shekullore sllave mbi tokat shqiptare, do tė paraqiten,
pra ata tė cilėt pėr motive karrieriste hynė nė luftė por qė nuk
e fituan atė vetėm me forcat e tyre, ata tė cilėt nė dhomat e
fjetjes mbajnė uniformėn e UĒK-sė, por qė nuk e ndezėn asnjė
plumb kundėr armikut, ata tė cilėt bėnė emėr nė politikė, por
kurrė nuk e kishin mėsuar politikėn, qė kishin arritur pozita
liderishipi, por pa mbulesa vetjake, qė i kishin pėrfituar masat
popullore, por me meritat e tė tjerėve..!
-
-
Pra, edhe sot kur Kosova gjendet para ultimatumit diplomatik me
qenė apo mos me qenė (To be or not to be) na paraqitėn por tani
pa maska tė njėjtit njerėz, me tė njėjtat ambicie politike dhe
me surrogatin e tyre tė vėrtetė prej tregtarėsh politikė tė
cilėt janė nė gjendje edhe popullin tia falin armikut dhe
atdheun ta shesin, vetėm e vetėm qė tė vijnė nė fronin
mbretėror, pra qė tė bėhen bajraktarė dhe ta sundojnė botėn pėr
rreth vetėm sipas kutit tė tyre magjik, sepse gjithnjė sipas
imagjinatės sė tyre tė sėmurė politika shqiptare ka filluar me
ta dhe do tė pėrfundojė me vdekjen e tyre... Duan pra qė ta
sundojnė popullin sipas stilit monist i cili duhet tiu
nėnshtrohet interesave personale tė tyre, sepse ata janė (prapė
sipas tyre) strumbullari i kėsaj bote rreth tė cilit duhet tė
sillet i gjithė lėmshi dhe planeti njerėzor..!?
-
-
Duhet ta dinė mirė tė gjithė anėtarėt e GN se me pranimin e
detyrės brenda kėtij organi institucional dhe legjitim shtetėror
i Kosovės mbi vete kanė marrė pėrgjegjėsinė mė tė madhe
historike dhe politike si para popullit shqiptar ashtu dhe para
Zotit, sepse duke qenė pjesė e delegacionit shqiptar gjatė
negociatave tė ardhshme me armikun tonė shekullor rreth
pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės po ashtu kanė vėnė
mbi supet e tyre barrėn mė tė rėndė politike qė kur ėshtė
kurdisur Kosova, ndaj gjatė bisedimeve nuk guxojnė ti shmangen
as pėr asnjė milimetėr vullnetit politik tė popullit nė emėr tė
te cilit edhe e kanė pranuar kėtė rol tejet tė vėshtirė politik
dhe kombėtar.
-
-
Prandaj, tė shfaqurit me kapriciozitetit politik si dhe me
sjellje ekstravagande nė stilin e kaubojve si nė filmat Western
tė Amerikės, ose tė mbivlerėsimit vetjak mbi tė tjerėt dhe pranė
tė tjerėve, tė ushqyerit me iluzionet politike se e ardhmja i
takon vetėm atyre qė shohin ėndrra si adoleshentė politikė,
kurse ata me pėrvojė tė gjatė nė politikė duhet tė largohen nga
skena politike, etj, shfaq fund e krye papjekurinė intelektuale,
politike dhe kombėtare tė tyre. Ngase mėnyra e kėtillė e tė
menduarit, sidomos nė kėto ēaste tė vėshtira politike pėr
shqiptarėt, ėshtė indikatori kryesor i cili fletė se ky soj i
politikanėve nuk ka lindė nga feniksi i popullit, por nga hiri
i njė mentalitetit periferik dhe mjaft primitiv.
-
-
Koha e injorantėve nė politikėn shqiptare ka perėnduar qė moti,
ndaj vazhdimi me logjikėn e imoralitetit politik qė po shfaqin
disa aventurierė nė politikėn shqiptare, duke e ngritur vetėn
dhe nėnēmuar tė tjerėt, ėshtė pa dyshim helmi mė i rrezikshėm qė
po godet mendėsinė dhe unitetin e mirėfilltė politik tė
shqiptarėve tė Kosovės, tė cilin patjetėr duhet dekontaminuar me
mjete pėrkatėse. Pėrndryshe, rreziku nga dėshtimi i mundshėm i
politikės shqiptare mu nė prag tė fillimit tė zgjidhjes sė
statusit politik tė Kosovės, ėshtė latent dhe shumė i madh.
Prandaj pėrgjegjėsinė pėr ndonjė dėshtim eventual duhet ta
marrin ata tė cilėt interesat e tyre i qesin mbi interesat e
Kosovės.
-
-
Se
pėrēarjet dhe mos uniteti nė qėndrime brenda kėtij grupi ėshtė
si njė kancer qė mund ti shkatėrrojė pėrgatitjet e nevojshme
pėr tu ballafaquar me palėn serbe dhe atė ndėrkombėtare gjatė
bisedimeve tė ardhshme pėr Kosovėn, nė kėtė nuk mund tė dyshojė
askush, prandaj ata tė cilėt nuk e ndjejnė vetėn se janė rritur
politikisht pėr njė angazhim tė tillė historik dhe qė nuk
ndjehen tė aftė qė ta bartin kėtė rol kaq historik siē ėshtė
pjesėmarrja, diskutimi dhe mbrojtja e pavarėsisė sė Kosovės nė
harmoni me vullnetin politik tė popullit shqiptar i shprehur me
referendum nė vitin 1991 gjatė bisedimeve tė ardhshme me armikun
shekullor, iu rekomandojmė se do tė ishte shumė mė e ndershme
pėr ta qė tė largohen nga ky grup dhe vendin e tyre tua
lėshojnė atyre tė cilėt mund ta kryejnė me sukses kėtė mision
historik pėr Kosovėn dhe gjithė kombin shqiptar.
|
|