|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė takimin e Romės u vėrejtjen dallime tė mėdha ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit lidhur me statusin e Kosovės

 
 

 
Romė, 31 tetor 2005 /TN /QIK - Nė konferencėn ndėrkombėtare tė organizuar nga Asambleja Parlamentare nė Romė mbizotėruan diskutimet pėr statusin, megjithė qė konferenca ishte organizuar pėr diskutimin e procesit tė decentralizimit nė Kosovė. Edhe kėsaj radhe u vėrejtjen dallime tė mėdha dhe diametralisht tė kundėrta ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, lidhur me statusin e Kosovės.

Zyrtarėt nga Beogradi qė pėrfaqėsonin Qeverinė e Serbisė, por edhe pėrfaqėsues serbė tė Kosovės u shprehėn kategorikisht kundėr pavarėsisė sė Kosovės si opcion. Deputeti i Kuvendit tė Kosovės Oliver Ivanoviq tha nė konferencė se nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės jo vetėm qė nuk do tė ketė kthim tė serbėve, por edhe ata qė kanė mbetur do tė largohen nga Kosova.
 
Shefja e Zyrės sė Qeverisė sė Serbisė pėr Kosovėn Sandra Rashkoviq - Iviq ka thėnė se shqiptarėve mund t'u ofrohet gjithėēka mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi, por Kosova nuk bėnė tė ketė ulėse nė OKB e as ministri tė jashtme e tė mbrojtjes. Madje kėshilltari i kryeministri serb Aleksandėr Simiq ka thėnė se asnjė lloj pavarėsie pėr Kosovėn, as e kushtėzuar e as e pakushtėzuar nuk eshtė e pranueshme, sepse sipas tij kjo do tė thoshte shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Pjesėmarrėsit kosovarė nga ana tjetėr nė takimin e Romės thonin se janė tė gatshėm qė tė afrojnė garanci pėr serbėt e Kosovės, pėrfshirė edhe pjesėmarrjen dispropocionale tė tyre nė institucionet kosovare. Ata kanė theksuar se nuk kanė frikė madje as nga krijimi i komunave me shumicė serbe nė Kosovė, porse nuk do tė lejojnė qė nėpėrmjet decentralizimit tė krijohet mundėsia qė Beogradi tė kontrollojė edhe nė tė ardhmen pjesė tė territorit tė Kosovės.

Shqiptarėt dhe serbėt nė kėtė konferencė nuk u pajtuan madje rreth asaj se sa serbė ka patur nė Kosovė, sa ka dhe sa duhet tė kthehen. Relaksuese nė kėtė konferencė ishte vetėm fjalia e komandantit tė misionit tė NATO-s nė Kosovė, gjeneralit italian, Xhuzepe Valoto, i cili tha se Kosova ėshtė e gatshme qė nė mėnyrė paqėsore tė pėrballet me kėtė proces tė vėshtirė politik dhe se NATO-ja garanton rrethana tė sigurta pėr vazhdimin e procesit.

Shumė deputetė tė Asamblesė parlamentare nga vende tė ndryshme tė NATO-s thanė se Kosova tashmė ėshtė bėrė njė testim i madh pėr bashkėsinė ndėrkombėtare, pėr BE-nė dhe NATO-n, por edhe pėr raportet transatlantike.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.