|
-
Prishtinė, 31 tetor 2005 /TN /QIK
- Takimi i dytė i Grupit Nagociator tė Kosovės,
i mbledhur tė premten e fundit, pėr tė avancuar procesin e
pėrgatitjes sė bisedimeve, ėshtė kthyer nė pėrplasje tė fuqishme
dhe asgjė nuk ka ndodhur siē pat paralajmėruar kryekuvendari
Nexhat Daci, se do tė "thyhen" mosmarrėveshjet.
-
-
Sipas pohimeve nė mediat e sotme, ka qenė vetė rreshtimi i Dacit,
pro qėndrimeve tė Thaēit, qė tė takimi tė shkojė nėpėr kahjen e
dėshtimit, duke rrezikuar misionin e Grupit Negociator tė
emėruar edhe si "dream team" (ekipi i ėndrrave) nga
Nėnsekeratari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns.
Vetė koordinatori Blerim Shala, ka akuzuar hapur se shkaktarė
pėr frenim tė procesit, qė rrezikon edhe tėrė procesin, ėshtė
kryekuvendari Daci dhe Thaēi.
Kjo ėshtė pasqyra e shtypit tė sotėm nė Kosovė, tė pėrcjellė nga
dy gazetat mė tė mėdha "Koha ditore" dhe Zėri". Qė tė dyja kėto
gazeta, kabinetin e z.Daci e akuzojnė edhe pėr shkelje tė
konfidencialitetit, pas tė dy takimeve, megjithė kėrkesėn e
Presidentit Rugova pėr respektim tė saj, dhe pajtimit tė
delegacionit me kėtė.
Blerim Shala, koordinator i grupeve punuese tė delegacionit, dhe
Skender Hyseni, kėshilltar i Presidentit Rugova, qė tė dy e
vlerėsojnė takimin e tė premtes si tė rėndė, me njė atmosferė
fyerjesh dhe sjellje qė aspak nuk i takon anėtarėve tė kėtij
delegacioni, njerėzve qė kanė pėrsipėr fatin e Kosovės.
I pari qė ka filluar me kundėrshtimin e rrjedhės sė punės sė
takimit tė delegacionit, ishte kryetari i partisė opozitare
Hashim Thaēi, i cili ka kundėrshtuar vijimin e rendit tė ditės
sipas kėrkesės sė Presidentit Rugova, me miratimin e propozimeve
pėr strukturėn e ekipeve tė grupeve punuese, jo pa miratimin e
rezolutės pėr rikonfirmim e vullnetit tė popullit pėr pavarėsi.
-
-
Presidenti Rugova, ashtu edhe siē ėshtė raportuar tė premten,
kishte kėrkuar qė delegacioni t'i drejtohej me njė letėr Grupit
tė Kontaktit, qė pritet tė mblidhet tė mėrkurėn nė Uashington,
pėr ta njoftuar me punėn dhe qėndrimet e e delegacionit.
-
-
Ndėrsa, Thaēi kishte vazhduar edhe me kėrkesa tė tjera, disa tė
bėra publike, qė delegacioni tė pasqyronte fuqinė e Kuvendit, nė
raportin prej 9 anėtarėsh, ku LDK tė kishte 4 anėtarė, PDK 3
anėtarė, dhe nga njė AAK-ja dhe Ora, ose me 7 anėtarė, ku LDK do
tė kishte 3, PDK, 2 dhe tė tjerat me nga njė sėrish.
-
- Ai
poashtu kishte kėrkuar rimodelimin e funksionit tė koordinatorit
tė grupit punues, tė cilin e udhėheq Shala, qė tė ndahej nė tri
funksione me tre udhėheqės. Pra, tė kishte njė koordinator
politik, njė organizativ dhe njė teknik.
-
- Ai
poashtu kishte kundėrshtuar edhe vendin e mbajtjes sė takimeve,
pra nė rezidencėn e Presidentit Rugova, kėrkesė kjo e mbėshtetur
edhe nga kryekuvendari Daci. Thaēi kishte pėrmbyllur fjalėn me
akuza dhe fyerje tė njohura nė opinion nė adresė tė Presidentit
Rugova.
-
-
Presidenti Rugova ia kishte kujtuar Thaēit se gjyqet janė ato qė
ndriēojnė tė drejtėn dhe zgjedhjet e lira ato qė zgjidhin
ēėshtjet politike, duke u pėrpjekur mė pas pėr rikthimin e
rendit tė ditės.
Nė diskutimin e tij, Nexhat Daci, pas kritikave qė i kishte bėrė
punės dhe sjelljes sė koordinatorit Shala, pėr takimin nė Zyrėn
amerikane me nėnsekretarin Bėrns, ka paraqitur propozime
krejtsisht tė reja pėr grupet punuese.
Nė takimin me z. Bėrns Shala kishte folur i pari, me kėrkesėn e
nėnsekretarit tė Shtetit.
Daci kishte kėrkuar qė nė grupet punuese tė inkuadroheshin
ministra e deputetė, qė do tė koordinoheshin nga Shala, gjė qė
nuk ėshtė mirėpritur nga ky, pasi tre anėtarėt e delegacionit,
Presidenti Rugova, kryeministri Kosumi dhe kryetari i Ora-s,
Surroi, kanė pėrkrahur punėn e Shalės.
-
-
Surroi kishte kėrkuar qė koordinatori Shala ta mbante takimin e
parė tė grupit politik, qė sipas tij do tė mund tė pėrbėhej prej
katėr nėnkryetarėve tė partive pjesėmarrėse nė delegacion.
Ndėrsa, kryeministri Kosumi kishte pėrkrahur njė propozim tė
Surroit qė tė krijohej grupi konsultativ i komuniteteve.
Para pėrfundimit tė mbledhjes Thaēi kishte kėrkuar edhe njė
mirėkuptim pas gjithė asaj sjelljeje, qė t'i jepte kohė atij,
meqė nuk e ka pėrfunduar procesin zgjedhor partiak me krijimin e
kryesisė sė re.
-
-
Presidenti Rugova kishte paralajmėruar takimin e ardhshėm mė 4
nėntor, duke pėrfunduar takimi me njė ndarje tė papritshme tė
delegacionit, tre me dy, nė njėrėn anė Presidenti Rugova,
kryeministri Kosumi dhe Surroi, ndėrsa nė anėn tjetėr,
kryekuvendari Daci me Thaēin, shkruan shtypi i sotėm.
"Nė takim ka pasur edhe sjellje tė pahijshme dhe nė momente ka
pasur atmosferė tė rėndė, e cila shpresoj se nuk do tė
pėrsėritet mė kurrė", ka thėnė pėr media Skender Hyseni,
kėshilltar i lartė i Presidentit Rugova, edhe vetė pjesėmarrės
nė takim.
Ndėrkaq, koordinatori Shala, thotė: "Ėshtė mirė qė opinioni
tashmė tė dijė se ka ngecje. Ka arsye pėr shqetėsim. Jemi nė
ngecje tė plotė dhe pėrgjegjės pėr kėtė janė Nexhat Daci dhe
Hashim Thaēi".
-
-
Shala thotė se dalja e Dacit me njė listė propozimesh tė reja,
megjithė faktin se nė takimin e parė e kishte pėrkrahur
propozimin e tij, ishte befasi pėr tėrė Grupin.
-
- Kėtė
propozim, sipas Shalės, kryekuvendari Daci e kishte motivuar me
akuzėn, se Shala kinse po anashkalonte institucionet me
propozimet e tij. Shala e kundėrshton kėtė duke thėnė: "Sa i
pėrket procesit negociator delegacioni i Kosovės bashkė me
grupet punuese i pėrgatit dokumentet themelore, tė cilat duhet
ta kenė pėrkrahjen e Kuvendit tė Kosovės".
-
-
Shala pėr shkelje tė konfidencialitetit, por edhe pėr shpifje e
akuzon kėshilltarin e z.Daci, Ramush Tahirin, qė sipas tij,
koalicioni qeverisės ishte kundėr propozimeve tė koordinatorit
tė grupeve punuese.
-
- Gjė
qė takimi i tė premtes kishte dėshmuar tė kundėrtėn, se
Presidenti Rugova dhe kryeministri Kosumi kanė mbėshtetur
propozimet e tij. Megjithė pėrplasjet, Shala ėshtė shprehur me
vlerėsim pozitiv pėr strukturėn e delegacionit, duke thėnė se "pėrbėrja
e Grupit Negociator ėshtė mė e mira e mundshme".
-
-
Ndėrkaq, edhe Hyseni edhe Shala, tėrheqin vėrejtjen, se nuk ka
kohė kohė pėr mosmarrėveshje dhe tė harmonizohen qėndrimet sa mė
parė, nė tė kundėrtėn ngadalėsimin e procesit tė pavarėsismit,
po e rrezikon vetė pala shqiptare.
|
|