|
30
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (29.10.2005)
Debatet e
vjetra shkencore rreth mundėsisė sė ndryshimeve klimatike kanė
pėrfunduar prej kohėsh. Nė vitin 2001, njė grup ndėrkombėtar
shkencėtarėsh arriti nė pėrfundimin se djegia e karburanteve me bazė
karboni ka rritur temperaturėn mesatare tė tokės me afro gjysėm
grade celsius nė 100 vitet e fundit.
Nė Arktikun
Perėndimor temperaturat mesatare janė ngritur nė disa rajone me
rreth 6 gradė Celsius. Nė kėtė zonė tė stėrmadhe nuk ka qėnė
asnjėherė e lehtė pėr tė jetuar. Temperatuart nė dimėr arrijnė deri
nė minus 55 gradė Celsius. Krijesat nė kėtė zonė evoluan prej kohėsh
pėr tė mbijetuar ekstremet. Tani ky rajon po ngrohet, gjė qė tė bėn
tė mendosh se do ta bėnte jetėn mė tė lehtė.
Por si do tė
ndikojė kjo tek speciet si karibu-ja, njė lloj i veēantė dreri, qė
ka jetuar kėtu pėr miliona vite? Njė nga kopetė mė tė mėdha jeton nė
brigjet e lumit Porkupajn. Ky lloj migrimi pėrbėn njė nga ritmet e
jetės nė kėtė rajon.
Nė fund tė pranverės kėto
kafshė mblidhen nė brigjet veriore tė Alaskės nga ku fillon edhe
jeta pėr to. Sipas tė dhėnave, rritja e temperaturave po ndikon tek
kėta banorė nė rrugė mjaft delikate dhe serioze. Kopeja e drerėve
u shtua nė maksimum nė vitin 1989 me rreth 187 mijė. Qė nga ajo kohė
janė pakėsuar nė mėnyrė konstante dhe tani kemi afro 12 mijė, thotė
njė specialist.
Gjashtėdhjetė
mijė kafshė u zhdukėn. Pyetja qė shtrohet ėshtė se ēfarė nėnkupton
kjo. Mos vallė zhdukja e tyre ėshtė njė cikėl natyror, apo provė se
speciet po pėrballen me rritjen e temperaturave. Pėr shumė njerėz
kėtu, nocioni se drerėt karibu janė nė rrezik, vė nė pikėpyetje
mbijetesėn e tyre. Darius Elias ėshtė punonjės i rezervatit dhe
pjesėtar i Guiēn.
Pėr afro 10
mijė vjet kjo popullsi ka mbijetuar kėtė klimė duke marrė gjithēka
tė mundur nga toka. Por ky lloj dreri i veēantė ėshtė gjėja kryesore
nga e cila varet mbijetesa e kėtyre njerėzve. Klima po ndryshon kaq
shpejt dhe tė vjetėrit janė shumė tė shqetėsuar se drerėt nuk do tė
jenė nė gjendje tė adaptohen me shpejtėsinė e duhur dhe mund tė
zhduken. Zhdukja e tyre nėnkupton edhe tė ardhmen tonė.
Ndryshime tė
mėtejshme mund tė kenė ndikim mė tė madh nė Arktikun Perėndimor se
sa zhdukja e drerėve. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė zoti Artur mezi pret
pėr tė zbuluar nėse shtimi i temperaturės nė rajon po ndikon tek
pakėsimi i kopesė sė drerėve. Shpeshherė Arturi ka gjetur zona me
ushqim tė bollshėm pėr drerėt por tė braktisura prej tyre. Nga
kurioziteti ai gjeti qė tufa kishte migruar nė zona tė larta
pavarėsisht se gjetja e ushqimit atje ėshtė mė e vėshtirė.
Sipas zotit
Artur, drerėt po u largohen disa lloj krijesash qė dalin nga kėto
larva, tė cilat disa banorė i quajnė zogu i vėrtetė i Alaskės, por
qė nė tė vėrtetė janė mushkonja tė mėdha. Kjo ka bėrė qė drerėt tė
shkojnė drejt majave tė maleve ku ajri i ftohtė pengon depėrtimin e
mushkonjave.
Por si lidhet
kjo me rritjen e temperaturave? Ditė tė nxehta nėnkuptojnė sezone tė
gjata pėr shtimin e insekteve. Nėse redukton dhjamin qė drerėt
konservojnė gjatė verės, redukton gjithashtu edhe numrin e tė
vegjėlve qė lindin, dhe kėshtu shtohet numri i drerėve qė vdesin. Tė
dy kėto aspekte mund tė ndikojnė nė rėnien e popullsisė sė drerėve,
thotė zoti Artur.
Por edhe
gjetja e ushqimit tė mjaftueshėm nė dimėr po vėshtirėsohet sepse
rritja e temperaturave sjell mė shumė dėborė. Drerėt gėrmojnė disa
gropa nė ditė nė dėborė nė kėrkim tė ushqimit, thotė ai: Nėse
pėrllogarit numrin e viteve tė vėshtira, atėherė mund tė arrish nė
pėrfundimin se koha ndėrmjet kėtyre viteve tė vėshtira nuk ėshtė e
mjaftueshme qė kopetė e drerėve ta marrin veten dhe tė shtohen.
Darius Elias
thotė se ka vende nė planetin tonė qė po tė zhduken, do tė
zhdukin edhe banorėt e kėtyre vendeve. Kultura Guiēn, mė e vjetra
nė Amerikė, lidhja me ekosistemin kėtu ėshtė
dhjetėra-mijėra-vjeēare, dhe nėse kjo zhduket, pėr mendimin tim do
tė ēonte nė zhdukjen e njeriut.
|