|
29 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (28.10.2005)
Armand
Mero, Tiranė
Si
asnjėherė tjetėr mė parė, njė polemika e ashpėr ka pėrfshirė
kandidaturėn e ambasadores sė ardhshme tė Shqipėrisė nė Uashington.
Qė ditėn kur emri i Edit Harxhit, u prezantua nė Komisionin e
Politikės sė Jashtme tė parlamentit shqiptar, rreth saj ka
shpėrthyer njė debat nė tė cilin janė pėrfshirė mediat, komisioni
parlamentar, si dhe salla e parlamentit ku jo mė larg se dje pati
sėrish shkėmbime replikash mes opozitės sė majtė dhe ministrit tė
Jashtėm Besnik Mustafaj.
Sipas socialistėve, Harxhi ėshtė pėrjashtuar nga Unmik-u nė Kosovė
pėr shkak tė abuzimeve me fondeve dhe mungesės sė korrektesės nė
kryerjen e detyrave. Ishin kėto akuza tė cilat detyruan sot sėrish
ministrinė e jashtme qė tė pėrgjigjej.
Nėpėrmjet zėdhėnėses Desada Metaj, disa deputetė tė opozitės kanė
nisur njė fushatė tė pashembullt ndaj kandidaturės pėr ambasadore nė
Shtetet e Bashkuara. Ministria e jashtme ka shpėrndarė edhe
dokumenta tė lėshuar nga kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi,
pėrfaqėsues tė programit tė asgjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr
Zhvillimin si dhe tė Fakultetit tė Drejtėsisė nė Kosovė pranė tė
cilit ajo ka punuar si lektore ku jepen vlerėsime pozitive ndaj
zonjės Harxhi.
Fillimisht kritikat ndaj saj u pėrqėndruan rreth njė studimi me
titullin Komploti Greko Komunist Ndaj Demokracisė Shqiptare, i cili
pėrqėndrohej nė ngjarjet e vitit 1997 ku Athina akuzohej pėr nxitjen
e revoltave me synim copėtimin e Shqipėrisė, duke pėrfshirė kėtu
edhe aktivitetin e CIA-s amerikane apo qėndrime tė cilėsuar si
ultranacionaliste.
Por
pėrveē kėtyre aspekteve qė janė bėrė pjesė e luftės politike,
kritikat ndaj kandidaturės sė saj kanė tė bėjnė dhe me faktin se
zonja Harxhi nuk ka ndonjė eksperiencė tė veēantė nė diplomaci
pėrvec pak mė shumė se njė viti punė nė ambsadėn e Shqipėrisė nė
Turqi. Socialistėt kėmbėngulin se nė Shtetet e Bashkuara, vendin dhe
partnerin mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė, nuk mund tė dėrgohet njė
diplomat i njė rangu qė sipas tyre nuk e kalon mesataren.
Rreth kandidaturės sė zonjės Harxhi, ambasada amerikane nė Tiranė u
shpreh se do ta shqyrtojė, siē ka vepruar dhe nė rastet e tjera,
sapo kjo kandidaturė tė jetė zyrtarizuar nga qeveria shqiptare.
Megjithėse ky formulim ėshtė nė dukje mė se normal, ai qė ra nė sy
ishte fakti se ambsada amerikane nuk kishte bėrė asnjė herė mė parė
njė deklarim tė tillė pėr ambasadorėt pararendės.
Ēėshtja e ambasadės sė Shqipėrisė nė Uashington mbetet kėshtu nė
qendėr rė debateve, pas skandalit financiar tė disa muajve mė parė
qė pėrfshiu kryediplomatin, Fatos Tarifa.
|