|
29 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (28.10.2005)
Ilir
Ikonomi
Dy anėtarė tė
Kongresit amerikan, demokrati Tom Lantosh dhe republikani Dana
Rohrbaker i paraqitėn tė premten Dhomės sė Pėrfaqėsuesve njė
rezolutė pėr nder tė 600 vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut. Ėshtė
hera e parė qė nė Kongresin amerikan paraqitet njė dokument i tillė,
i cili pėrkujton Skėnderbeun si burrė shteti, diplomat dhe gjeni
ushtarak si dhe rolin e tij nė shpėtimin e Evropės Perėndimore nga
pushtimi osman.
Projektrezoluta, e paraqitur nė Kongres me ndihmėn e Lidhjes
Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pėrshkruan me hollėsi rolin e
Skėnderbeut nė mposhtjen e ushtrive osmane para dyerve tė Evropės,
duke e shpėtuar kontinentin nga pushtimi. Meqenėse nė Shtetet e
Bashkuara nuk dėgjohet tė flitet shumė pėr Skėnderbeun, kjo
projektrezolutė ėshtė njė pėrpjekje pėr t'i njohur amerikanėt me
rolin e tij 6 shekuj mė parė.
Nė
njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, anėtari i Dhomės sė
Pėrfaqėsuesve Dana Rohrbaker, njė nga kongresmenėt qė paraqitėn
rezolutėn, tha:
Skėndėrbeu, kjo figurė historike, ndali pėrparimin turk drejt
Evropės Perėndimore, duke ndryshuar historinė dhe mėnyrėn tonė tė
jetesės. Unė kam propozuar qė Kongresi amerikan tė pėrkujtojė 600
vjetorin e lindjes sė Skėndėrbeut nė mėnyrė qė ne tė njohim rolin e
rėndėsishėm qė ai luajti jo vetėm nė historinė shqiptare por edhe nė
historinė e krejt qytetėrimit perėndimor.
Skėnderbeu udhėhoqi popullin shqiptar kundėr pushtimit osman tė
Evropės duke shpėtuar Perėndimin prandaj ne duhet t'i shpėrblejmė
shqiptarėt pėr kėtė, tė ndihmojmė Shqipėrinė tė pėrparojė nė
familjen e kombeve si dhe qė populli i Kosovės tė gėzojė tė drejtėn
pėr tė vendosur pėr fatin e vet me anė tė kutisė sė votimit.
Zoti Rohrbaker komentoi me kėtė rast pėr ēėshtjen e statusit tė
Kosovės. Ai tha se negociatat pėr tė ardhmen e Kosovės zhvillohen me
vonesė sepse ato duhet tė kishin filluar shumė kohė mė parė. Fakti
qė ato do tė fillojnė ėshtė diēka pėr tu pėrshėndetur por ne duhet
tė nisim punėn pėr kėto bisedime, tha Rohrbaker. Shumė tė rinj nė
Kosovė, tha ai, nuk kanė punė sepse tė huajt nuk investojnė nė njė
vend i cili nuk ka njė status tė pėrcaktuar qartė.
Kėta tė rinj po sakrifikojnė mirėqenien e tyre por ata nuk kanė
pse sakrifikojnė thjesht pėr faktin se disa njerėz kanė frikė se mos
inatosen serbėt. Kėtu nuk hyjnė serbėt, ata kanė tė drejtė mbi
vendin e tyre. Populli nė Kosovė ka tė drejtėn pėr tė qenė i lirė
dhe i pavarur, ashtu si amerikanėt qė kanė tė drejtėn pėr tė qenė tė
lirė dhe tė pavarur nėse kjo ėshtė mėnyra qė ata kanė zgjedhur vetė.
Pikėrisht kjo ėshtė demokracia.
Pra, kėto negociata do ta lejojnė popullin e Kosovės tė jetė
demokratik dhe tė ketė tė drejtat e tij. Pėr tė ardhmen e Kosovės
duhet tė mbahet njė referendum dhe duhet mbajtur menjėherė, tha
republikani Rohrbaker.
Kongresmeni Rohrbaker tha se kur ishte nė Krujė pėr vizitė, i kishte
lėnė pėrshtypje tė thellė lufta e gjatė pėr liri qė kishte bėrė
Skėnderbeu. Pa kėtė luftė, e gjithė bota perėndimore do tė kishte
qenė ndryshe dhe Shtetet e Bashkuara do tė kishin qenė njė vend i
ndryshėm po tė mos kishte qenė guximi qė tregoi qindra vjet mė parė
Skėnderbeu, tha Rohrbaker.
Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi e
shpjegon kėshtu rėndėsinė e kėsaj rezolute:
Kjo ėshtė njė ditė e shėnuar pėr tė gjithė shqiptarėt sepse Gjergj
Kastrioti ėshtė njė nga figurat kryesore mes shumė heronjve
historikė. Shqiptarėt mund tė jenė krenarė pėr historinė e tyre tė
lavdishme dhe trashėgiminė e cila ka filluar me Gjergj Kastrioti
Skėnderbeun dhe ka vazhduar nė shekullin e 20-tė me Nėnė Terezėn.
Populli shqiptar nuk ėshtė ende i lirė. Nė Kosovė ata nuk kanė ende
pavarėsi dhe Shqipėria nuk ėshtė ende anėtare e NATO-s dhe e
Bashkimit Evropian.
Prandaj ne duam tu kujtojmė atyre se Gjergj Kastrioti ka bėrė shumė
pėr Evropėn Perėndimore, dhe ne nė Shtetet e Bashkuara duhet ta
mbajmė mend njė gjė tė tillė pėr tė bėrė atė qė ėshtė e drejtė pėr
popullin shqiptar, pra tė integrojmė sa mė shpejt nė Evropė
Shqipėrinė dhe Kosovėn si dy vende demokratike.
Nė
rezolutė citohet Gjeneral Majori Xhejms Ulf, komandant i ushtrisė
britanike nė Kebek, sipas tė cilit Skėnderbeu ua kalon tė gjithė
oficerėve, tė lashtė dhe modernė, nė udhėheqjen e njė ushtrie tė
vogėl mbrojtėse.
Aty
citohet gjithashtu historiani britanik Edward Gibbon, i cili ka
thėnė se fisnikėria dhe feja e tij e kanė rreshtuar princin
shqiptar krahas emrave tė Aleksandrit tė Madh dhe Pirros.
Shqipėria nėn Skėnderbeun, thuhet nė rezolutė, pengoi pushtimin e
Romės dhe tė krejt Italisė nga Perandoria Otomane, duke i hapur nė
fakt rrugėn Rilindjes italiane. Statujat e Skėnderbeut mbi kalė dhe
me shpatė nė dorė zbukurojnė sot kryeqytetet e Italisė, Austrisė,
Hungarisė, Shqipėrisė dhe Kosovės.
Nė
projektrezolutėn, e cila pret tani miratimin nga Dhoma e
Pėrfaqėsuesve, lavdėrohen shqiptarėt kudo nė botė pėr nderimin qė i
bėjnė heroit tė tyre Gjergj Kastrioti si dhe i bėhet thirrje
qeverisė amerikane tė punojė me partnerėt evropianė pėr tė
pėrshpejtuar integrimin e Shqipėrisė dhe tė njė Kosove tė lirė nė
Bashkimin Evropian, si shpėrblim pėr kontributin dhe sakrificėn e
bėrė nga Skėnderbeu dhe nga populli shqiptar pėr tė shpėtuar Evropėn
Perėndimore nga sundimi otoman.
|