|
29 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (28.10.2005)
Barry
Wood
Kryeministri
maqedonas, Vllado Buēkovski, i cili ndodhet nė Washington pėr
bisedime me Presidentin Bush dhe zyrtarė tė tjerė amerikanė, thotė
se beson qė Prishtina dhe Beogradi do tė arrijnė marrėveshjen pėr
pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn.
Zoti Buēkovski e bėri kėtė
koment gjatė njė konference shtypi nė studiot e Zėrit tė Amerikės:
Nė prag tė
fillimit tė negociatave mbi statusin e ardhshėm tė Kosovės,
kryeministri maqedonas shprehu besimin se udhėheqėsit e Serbisė dhe
tė Kosovės do ta arrijnė marrėveshjen brenda vitit tė ardhshėm:
Unė
parashikoj, tha udhėheqėsi maqedonas, se bisedimet do tė jenė tė
vėshtira. Por, nga ana tjetėr, jam optimist rreth mundėsive pėr
arritjen e njė kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinės. Unė
parashikoj, tha zoti Buēkovski, se gjatė vitit tė ardhshėm, Beogradi
dhe Prishtina do tė gjejnė njė zgjidhje pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės.
Zoti
Buēkovski ka arsye tė jetė i interesuar pėr zhvillimet nė Kosovė.
Maqedonia kufizohet me Kosovėn dhe koalicioni i saj qeveritar
pėrfshin njė parti politike shqiptare qė ka lidhje tė ngushta me
udhėheqėsit shqiptarė nė Prishtinė.
Kryeministri
maqedonas beson se bazat e njė kompromisi varen nga aftėsitė e
Prishtinės pėr tė kuptuar se tė drejtat e pakicės serbe tė krahinės,
si edhe objektet e saj fetare, duhet tė mbrohen.
Edhe
udhėheqėsit serbė, shtoi ai, duhet ta kuptojnė se dėshtimi pėr tė
zhvilluar negociata serioze pėr Kosovėn do tė vėrė nė rrezik
objektivin e Serbisė pėr tė hyrė nė radhėt e Bashkimit Evropian.
Kryeministri
serb, Vojisllav Koshtunica, ka propozuar qė Kosova duhet tė ketė njė
status diku midis autonomisė dhe pavarėsisė. Zoti Buēkovski shpehu
mbėshtetje pėr kėtė qendrim:
Sipas
mendimit tim, tha udhėheqėsi maqedonas, deklarata e Koshtunicės
rreth Kosovės, mė shumė se autonomi, por mė pak se pavarėsi, ėshtė
njė hap pėrpara drejt arritjes sė njė kompromisis midis Beogradit
dhe Prishtinės. Unė mendoj, shtoi Kryeministri Buēkovski, se njė
farė pavarėsie e kushtėzuar do tė jetė njė hap i parė drejt njė
kompromisi tė mundshėm midis Beogradit dhe Prishtinės, sė bashku me
komunitetin ndėrkombėtar.
Ėshtė
nė plan qė negociatat pėr Kosovėn tė hapen nga fillimi i nėntorit.
Ato do tė kryesohen nga njė diplomat i Bashkimit Evropian i ndihmuar
nga zėvendės amerikanė dhe rusė.
|