|
29 tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (28.10.2005)
Linda
Karadaku-Ndou, Prishtinė
Grupi negociator i Kosovės nuk e miratoi sot pėrbėrjen e grupeve
punuese pėr bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Presidenti Ibrahim Rugova qė kryeson grupin, tha se megjithatė,
takimi kishte qenė konstruktiv.
Ne, - tha Presidenti Rugova,- biseduam pėr grupet punuese qė do tė
funksionojnė. Kishte edhe disa propozime te tjera, kėshtu qė nė
mbledhjen e ardhshme brenda disa ditėsh do tė bėjmė aprovimin e
grupeve punuese. Dhe po ashtu edhe tė cėshtjeve e dokumenteve tė
tjera.
Hashim Thaēi, Kryetari i Partisė mė tė madhe nė opozitė, Partisė
Demokratike, tha se do tė ishte me interes pėr tė gjithė, qė
autoriteti pėrfundimtar pėr statusin politik tė bartet nė
Parlamentin e Kosovės.
Tė
gjitha vendimet pra tė kėtij grupi tė ri konfirmohen nga Parlamenti
i Kosovės. Por, qė tė jemi sa mė tė pėrgatitur dhe tė kemi tė ndara
pėrgjegjėsitė e duhura, do tė ishte me interes tė nxirret njė
rregullore e punės sė grupit negociator dhe ky ekip negociator pėr
mendimin tim te jetė nje ekip konsultativ; parlamenti i Kosovės tė
jetė ekipi vendimmarrės apo pėr statusin politik tė deklarohen vetė
qytetarėt pėrmes referendumit gjithėqytetar dhe mendoj se duhet tė
krijohet hapėsira demokratike dhe ajo legale tė organizohet.
Zoti Thaēi kėrkoi amnistimin dhe lirimin e ish-komandantėve dhe
ish-luftėtarėve tė UĒK-sė, duke thėnė se nuk mund tė hyhet nė
bisedime pėr statusin politik me clirimtarėt nėpėr burgje. Kryetari
i Partisė "Ora" tha se ekzistojnė dy shpejtėsi rreth negociatave.
Njėra ėshtė e bashkėsisė ndėrkombėtare e cila ka marrė shpejtesinė
e katėrt dhe brenda dy apo tri javėsh presim fillimin e negociatave.
Ekziston njė shpejtėsi tė cilėn ne do tė dėshironim tė ishte shumė
mė e madhe, kjo e jona.
Zoti Surroi tha se duhet tė ketė njė forcim tė grupit politik dhe qė
ky grup negociator duhet tė ketė njė platformė, qė duhet tė kalojė
nė parlament dhe tė legjitimojė interesat politike tė cilat do ti
pėrfaqėsojė ky grup politik.
Ēėshtja e dytė ėshtė sic e dini nevoja qė tė konsultohemi me
komunitetet, prandaj na nevojitet njė kėshill konsultativ por kėto
janė disa nga idetė qė do tI shqyrtojmė nė mbledhjen tonė tė
ardhshme. Shpresojme dhe shpresoj personalisht se nė mbledhjen e
ardhshme do tė kemi mė shumė kreativitet edhe mirėkuptim pėr idetė e
njėri tjetrit edhe tolerancė e pėrgjegjėsi pėr momentet nėpėr tė
cilat po kalojmė.- tha zoti Surroi.
Kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci, tha se grupet punuese duhet tė
jenė bėrthama institucionale nė tė cilėn bėjnė pjesė pozita dhe
opozita dhe ekspertėt ndėkombėtarė.
E
ajo qė ishte finalja ėshtė qė nė emėr tė delegacionit tė Kosovės pėr
pėrparimet e deritashme, mbledhjes sė ardhshme tė grupit tė
kontaktit qė do tė takohet me 2 nėntor nė Uashington do ti
drejtohet presidenti me njė letėr nė emėr tė delegacionit tė
Kosovės. Ėshtė njė punė nė vazhdimėsi dhe shpresojmė qė rezultetet
nuk do tė mungojnė edhe nė dinamikė edhe pse ndoshta ne si Ballkan
ecim mė ngadalė po ecim sigurt. - tha zoti Daci.
Grupi negociator i Kosovės thotė se pavarėsia ėshtė ēėshtje e
panegociueshme pėr shqiptarėt e Kosovės ndėrkohė qė Beogradi thotė
se ofron autonomi thelbėsore.
|