|
28
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (27.10.2005)
Nė raportin e
saj tė fundit mbi kėrcėnimet qė shfaqen nė internet, kompania pėr
mbrojtjen nė rrjetin elektronik, Symantec thotė se gjithnjė e mė
shpesh po shfaqen mėnyra tė reja tė pėrdorimit tė kodeve
kompjuterike pėr krime financiare. Raporti thekson se po rritet me
shpejtėsi veprimtaria kriminale qė mbledh informata personale tė
pėrdoruesve tė kompjuterave. Nė vazhdim ju njohim me pėrpjekjet qė
po ndėrmerren pėr tiu kundėrvėnė kėtyre elementėve kriminalė:
Eshtė fillimi i ditės sė punės nė qendrėn Internet Storm, njė ekip i
pėrgjigjes emergjente i pėrbėrė vetėm nga vullnetarė. Ata studiojnė
tė dhėnat qė pėrcjellin ndjesorėt nė mijėra kompjutera tė tjerė nė
mbarė botėn, nė pėrpjekje pėr tė zbuluar veprimtari tė paligjshme nė
rrjet, ose prirje qė paraqesin rrezik. Marc Sachs ėshtė drejtori i
qendrės:
"Sulmi duket menjėherė nė grafik dhe dhe disa minuta pasi diktohet,
fillojmė tė dallojmė njė pėrhapje tė njė virusi tė dėmshėm apo tė
njė veprimtarie tjetėr kriminale."- thote Sach.
Nėse diktohet njė kod i dėmshėm, menjėherė dėrgohen mesazhe nė
mėnyrė qė grupe ndėrkombėtare dhe organizata private, tė cilat
veprojnė si ekipe tė pėrgjigjes emergjente, tė reagojnė pėr tė
ndalur efektin e dėmshėm:
"Sot shumica
e vendeve, dhe e universiteteve kanė ekipe tė pėrgjigjes sė shpejtė
pėr veprimtarinė kompiuterike. Edhe bizneset e mėdha kanė ngritur
ekipe tė tilla. Veprimtaria e tyre drejtohet nga njė qendėr
bashkėrenduese."- thote specialisti.
Eshtė e pamundur tė dish kush po pėrdor internetin. Pikėrisht kjo
ėshtė njė ndėr pikat e dobėta tė botės sė rrjetit elektronik, gjė qė
pėrfaqėson njė mjedis ideal pėr kriminelėt.
Dan
Larkin drejton Qendrėn e Ankesave pėr krimet nė internet pranė
FBI-sė:
"Pikėrisht gama e gjerė e pėrdoruesve dhe e materialit i tėrheq
keqbėrėsit. Ajo u jep atyre mundėsi tė zgjerojnė veprimtarinė e
tyre, tė sulmojnė njė numėr mė tė madh viktimash pėr tė siguruar
fitime mė tė mėdha, duke ruajtur anonimitetin."- thote ai.
Njė
skemė e preferuar kanė qenė manipulimi i sistemit tė faqeve
elektronike tė regjistruara nė rrjet. Kriminelėt i ridrejtojnė
pėrdoruesit e internetit nė faqe tė tjera elektronike, pa e ditur
ata vetė se ēfarė po vizitojnė. Nė ekran pėrdoruesit i duket se po
kontroll faqen e tij bankare, por nganjėherė butonat qė shtypin janė
mashtruese. Michael Nelson ėshtė nėndrejtor i Shoqėrisė pėr
Internetin, njė organizatė qė ndihmon pėr pėrcaktimin e standarteve
ndėrkombėtare pėr internetin:
"Njerėzit
vizitojnė kėto faqe elektronike, fusin informatat pėr kartat e
kredisė, emrin e tyre, kodin sekret dhe si rezultat humbasin mijėra
dollarė. Vjedhja e identitetit ėshtė njė industri qė siguron
miliarda dollarė fitime nė vit."- thote ai.
Pėr ti prerė rrugėn kėsaj veprimtarie specialistėt po pėrpiqen tė
krijojnė metoda tė sigurta pėr identifikimin e pėrdoruesve. Kėto
karta tė reja identifikimi janė njė zgjidhje e mundshme:
"Do
tė tė kėrkohet ta futėsh kartėn nė kompiuter nė mėnyrė qė tė
vėrtetohet identiteti i pėrdoruesit. Identifikimi mund tė realizohet
edhe pėrmes shenjave tė gishtave."- thote Neslon.
Pėr
tė qenė gjithmonė njė hap para kriminelėve, agjentėt e FBI-sė janė
detyruar tė ndryshojnė kulturėn tradicionale tė punės. Ata
bashkėpunojnė tani me shkencėtarė dhe me grupe tė biznesit qė janė
ekspertė nė kėtė fushė:
"Ne
u kėrkojmė kėtyre grupeve qė tė na vėnė nė kontakt me ekspertėt e
fushės sė elektronikės, nė mėnyrė qė kėta elementė ti angazhojmė nė
grupin e punės kundėr krimit ndėrkombėtar nė internet."-thote
Larkin.
Njė
tjetėr ndryshim rrėnjėsor nė punėn e Byrosė Federale tė Hetimeve ka
qenė angazhimi i publikut. Mė parė Byroja zhvillonte veprimtarinė e
saj larg syve tė publikut:
"Tani do tė ndjekim dy pėrpjekje paralele: do tė vazhdojmė
pėrpjekjet pėr fuqizimin e konsumatorit pėr ti informuar pėr
problemet, dhe njėkohėsisht do tė vazhdojmė tė luftojmė
keqbėrėsit."- thote Narkin.
Si
FBI-ja, dhe Qendra Internet Storm kanė faqe elektronike pėr tė
informuar publikun mbi skemat mė tė fundit tė mashtrimeve qė
pėrdorin kriminelėt. Aty mund tė gjendet edhe kėshilla dhe ndihmė
teknike:
www.icc.gov dhe www.isc.sans.org
Por
disa kėshilla qė duhen mbajtur gjithmonė parasysh, thone
specialistet: Gjithmonė freskoni programet kompiuterike, pėrdorni
programet kundėr viruseve dhe si gjithmonė tregohuni tė vėmendshėm.
|