|
-
Prishtinė,
28 tetor 2005 /TN /QIK -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova pas takimit
tė sotėm me anėtarėt e Grupit Negociator tha se grupet punuese
nuk mund tė jenė jashtinstitucionale dhe se ato do tė krijohen
nė mbledhjen e radhės.
-
-
Presidenti Rugova njoftoi se takimi
i sotėm ishte njė vazhdimėsi e punės sė "delegacionit shtetėror
tė Kosovės - delegacionit pėr pavarėsinė", tė cilin e vlerėsoi
konstruktiv. Ai tha se ėshtė biseduar pėr grupet punuese, pėr
strukturėn e tė cilave kishte disa propozime.
-
"Nė mbledhjen e ardhshme brenda disa ditėsh do tė bėjmė
aprovimin e grupeve punuese, si dhe tė ēėshtjeve dhe tė
dokumenteve tė tjera", tha Presidenti Rugova.
-
Si duket brenda grupit ka pasė tendencė pėr anashkalimin e
parimit tė Deklaratės Presidenciale tė miratuar nga Kuvendi i
Kosovės pėr strukturėn e grupeve punuese.
-
"Kishte edhe propozime tė tjera, por grupet nuk mund tė jenė
jashtinstitucionale, pra ato duhet tė jenė institucionale.
Kuvendi e ka miratuar Deklaratėn time, dhe natyrisht do tė ketė
ekspertė tė fushave tė ndryshme sipas partive politike, sipas
grupeve, sipas interesave, dhe siē e dini edhe ekspertė
ndėrkombėtarė, miq tanė qė do tė na ndihmojnė", theksoi
Presidenti Rugova.
-
Ndėrsa, kryeparlamentari Nexhat Daci, nė mbėshtetje tė idesė sė
Presidentit Rugova tha se grupet punuese duhet tė jenė "bėrthama
institucionale, nė tė cilėn bėjnė pjesė pozita dhe opozita, dhe
ekspertė ndėrkombėtarė". Ai kėrkoi qė propozimi i Presidentit
"duhet tė respektohet nė plotėni dhe tė tregohet seriozitet i
mendimit dhe i veprimit".
-
Daci tha se Presidenti Rugova, nė emėr tė Delegacionit tė
Kosovės do t'i drejtohet me njė letėr Grupit tė Kontaktit, qė do
tė takohet nė Uashington, pėr pėrparimet e deritashme dhe deri
nė mbledhjen e ardhshme. Nė takim, shtoi ai, janė shpėrndarė
detyrat, tė cilat do tė fillojnė menjėherė tė operacionalizohen
nga ndihmėsit e anėtarėve tė grupit apo edhe nga vet anėtarėt.
Ndryshe takimin e sotėm Daci e vlerėsoi "njė takim shumė tė mirė
pune".
-
Kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi, tha se ka pėrsėritur kėrkesėn e
tij pėr miratimin e njė rezolute pėr rikonfirmimin e vullnetit
tė popullit tė Kosovės pėr shtet sovran e tė pavarur, nga
Kuvendi i Kosovės. Ai tha se do tė ishte nė interes qė
aktiviteti pėrfundimtar pėr statusin poltik, t'i bartet Kuvendit
tė Kosovės, dhe tė gjitha vendimet e Grupit tė konfirmohen nga
Kuvendi.
-
-
Ai po ashtu ka kėrkuar nxjerrjen e
njė rregulloreje tė punės pėr Grupin Negociator, dhe sipas tij
ky grup do tė duhej tė kalonte nė ekip konsultativ, ndėrsa
Kuvendi i Kosovės "tė jetė ekip vendimarrėse", apo pėr statusin
politik tė deklarohen vetė qytetarėt.
-
Ky ekip si mė i fuqishmi politik kosovar, t'i drejtohet
autoriteteve tė UNMIK-ut, KFOR-it, dhe pėrfaqėsive ndėrkombėtare
si dhe vetė Grupit tė Kontaktit dhe Kėshillit tė Sigurimit, pėr
amnistimin dhe lirimin, sipas tij tė tė "burgosurve politikė",
pėr tė cilėt tha se janė ēlirimtarė, pėr shkak se ata "janė tė
pafajshėm".
-
Ndėrsa, kryetari i Ora-s Veton Surroi, shprehu dėshirėn qė Grupi
tė kishte njė shpejtėsi mė tė madhe pune, ndėrsa si nevojė tha
se ka evidentuar krijimin e njė grupi pėr pėrgatitjen e njė
platforme pėr bisedime, e cila mė pas do tė duhej tė miratohej
nė Kuvend. Ai e ka parė tė nevojshme qė tė konsultohen me
komunitete, qė sipas tij nevojitet edhe krijimi i njė "kėshilli
konsultativ".
-
Presidenti Rugova ka paralajmėruar mundėsinė qė delegacioni tė
mbajė takime pa gazetarė, duke pasur nevojėn e besueshmėrisė pėr
shkak tė dokumenteve shtetėrore etj.
|
|