|
-
Londėr, 28 tetor 2005 /TN /QIK
- Duke
komentuar njė deklaratė tė ministrit tė Jashtėm serbo-malazez
Vuk Drashkoviq se Kina ka premtuar tė pėrdorė veton nė Kėshillin
e Sigurimit nė rast tė pavarėsisė sė Kosovės, eksperti britanik
Kristofer Hjuz nuk beson se Kina do ta bėjė kėtė.
-
-
Sipas tij, Kina "nuk e ka
shfrytėzuar as nė rastet shumė mė tė mėdha parimore tė
divergjencave nė Kėshillin e Sigurimit, si lufta nė Irak", thotė
ky ekspert pėr kėrkime aziatike nė Shkollėn Ekonomike tė Londrės
(London School of Economics).
-
Meqenėse Kina ka nė dorė tė drejtėn e vetos, ajo mund tė bėjė
tregti me SHBA-tė dhe Bashkimin Evropian, thotė Hjuz pėr BBC-nė.
Uashingtoni si kompensim mund t'u ofrojė diēka kinezėve nė
sferėn e tregtisė apo tė Tajvanit.
-
"Do tė isha shumė i befasuar nėse nė rastin e Kosovės Kina do tė
pėrdorte veton, sepse kjo doemos do tė shkaktonte probleme tė
mėdha nė marrėdhėniet me Amerikėn dhe eventalisht me BE,
ndėrkohė qė kėto marrėdhėnie pėr Pikinin megjithatė janė me
rendėsi prioritare", shprehet eksperti britanik Kistofer Hjuz.
|
|