|
28
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (26.10.2005)
Intervistoi:
Laura Konda
Tani qė
Kėshilli i Sigurimit ka dhėnė dritėn jeshile pėr fillimin e
negociatave pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, njė nga pyetjet qė
po bėjnė mė shpesh vėzhguesit ėshtė se sa tė pėrgatitura janė palėt
pėr t'u pėrballur me sfidat qė shtron ky proces. Pėr tė diskutuar
pėr kėtė ēėshtje, Zėri i Amerikės intervistoi nė programin Ditari
kryeministrin e Kosovės Bajram Kosumi.
Zėri i Amerikės:
Pra, zoti kryeministėr sa ėshtė e pėrgatitur Kosova pėr tė hyre nė
dialog me Serbinė dhe cilat janė sfidat kryesore me tė cilat do tė
pėrballet pala kosovare nė kėto bisedime?
Kryeministėr
Bajram Kosumi:
Sė pari mė lejoni tju them se vendimi i Kėshillit tė Sigurimit nė
datėn 24 tė kėtij muaji ėshtė i drejtė dhe vendimi i pritur nė
momentin e duhur, madje mes shumė politikanėve nė Kosovė, edhe unė
jam nė mesin e atyre qė besojnė se njė vendim i tillė ėshtė dashur
tė merret edhe mė herėt.
Shtyrja e procesit tė fillimit tė zgjidhjes sė statusit final nuk
sjell asnjė rezultat, prandaj ne, edhe qeveria, edhe klasa politike
nė pėrgjithėsi nė Kosovė, ėshtė pėrgatitur pėr tė hyrė nė kėtė
proces dhe pėr tė marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė e duhura pėr
mbarėvajtjen e procesit, por edhe pėr fazėn pas procesit, pas
krijimit tė shtetit tė Kosovės. Duhet tė them se sa ėshtė e
pėrgatitur kjo klasė: ėshtė formuar delegacioni i Kosovės qė ėshtė
votuar edhe nė Kuvendin e Kosovės dhe jemi nė fazėn e formimit tė
grupeve punuese dhe unė mendoj se shumė shpejt do tė ketė rezultate
nė kėtė drejtim.
Por
mė duhet gjithashtu tė them se e drejta nuk ėshtė vėshtirė tė
argumentohet dhe delegacioni i Kosovės dhe grupet punuese kanė pėr
detyrė qė nė bisedat e ardhshme pėr statusin final tė argumentojnė
tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr liri, pėr pavarėsi dhe pėr
paqe, stabilitet dhe prosperitet afatfgjatė. Por mė duhet tė them po
ashtu qė tashmė ky ėshtė njė interes mė shumė se sa i populli tė
Kosovės, ėshtė njė interes rajonal dhe interes mė i gjarė pėr tė
krijuar paqe dhe stabilietet nė rajon, pra edhe nė Kosovė.
Zėri i Amerikės:
Cilat do tė jenė vėshtiresitė kryesore tė kėtij dialogu, kur dihet
se pala shqiptare dhe ajo serbe mbajnė qėndrime krejtėsisht tė
kundėrta pėr zgjidhjen e ēėshtjes se Kosovės?
Kryeministėr
Bajram Kosumi:
Ka shumė rreziqe pėr procesin nė pėrgjithėsi. Unė po pėrmend vetėm
disa prej tyre, siē janė pėr shembull zgjatja e porcesit, vdekja
klinike e procesit, ose funksionimi i strukurave paralele tė
Beogradit, tė forcave tė armatosura nė Kosovė. Por njė prej
problemeve me tė cilat po ballafaqohemi ėshtė ai i pėrfaqėsuesve
serbė nė delegacionin e Kosovės.
Ėshtė shumė e domosdoshme qė serbėt e Kosovės ta shohin veten pjesė
e delegacionit tė Kosovės dhe jo pjesė e delegacionit tė Beogradit
dhe kjo ėshtė nė favor tė sė ardhmes sė tyre tė mirė dhe nė favor tė
procesit nė pėrgjithėsi nė Kosovė.
Por
ka dhe shumė vėshtirėsi tė tjera me tė cilat do tė ballafaqohemi
gjatė procesit, por mendoj se interesimi i madh edhe i popullit tė
Kosovės, edhe i bashkėsisė ndėrkombėtare qė ka investuar pėr ta
sjellė procesin deri nė kėtė fazė, do tė ndikojė pozitivisht qė tė
gjitha kėto vėshtirėsi tė pėrballen dhe tė kemi njė process tė
sukseshėm.
Zėri i Amerikės:
Njė nga kėrkesat e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e ēėshtjes
se Kosovės jane tė drejtat e plota tė pakicave. Nė ē'pozitė jetojnė
sot pakicat nė Kosovė dhe sa ėshtė e gatshme qeveria juaj qė tė
pėrmbushė standardet qė kėrkon bashkėsia ndėrkombėtare ne kete
aspekt?
Kryeministėr
Bajram Kosumi:
Standartet, qė janė pėrcaktuar edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, ne
gjithmonė i kemi konsideruar si njė tregues tė shkallės sė
zhvillimit tė demokracisė nė Kosovė. Edhe sot vazhdojmė ti kuptojmė
si tė tilla. Kjo do tė thotė se nė radhė tė parė, ato standarte ne i
realizojmė dhe i jetėsojmė pėr tė mirėn tone, pėr tė mirėn e fėmijve
tanė, pėr perfeksionimin e demokracisė dhe tė sistemit demokratik nė
vend.
Kjo
do tė thotė se puna nė realizmin e standarteve nuk ka pėrfunduar me
raportin e ambasadorit Aide. Ne do tė vazhdojmė tė punojmė nė tė
ardhmen shumė nė kėtė drejtim dhe gjithnjė do ta bėjmė nė radhė tė
parė, pėr tė mirėn e popullit tonė dhe pėr tė mirėn e demokracisė
sonė.
Pėrsa i pėrket pakicave, nė aspektin politik, juridik, nė aspektin
formal, pakicat nė Kosovė gėzojnė tė drejta maksimale, mė shumė se
nė ēdo vend tjetėr. Tek ne janė disa vėshtirėsi nė aplikimin e
kėtyre tė drejtave nė praktikė dhe kryesisht, kėto vijnė pėr shkak
tė njė ftohtėsie politike, apo pėr shkak tė dyshimeve politike qė
ekzistojnė edhe nė Beograd ndaj kėtij procesi, por edhe nė Kosovė
tek shumica shqiptare, ndaj rolit tė pakicės serbe nė kėtė process.
Thėnė mė thjeshtė, ekziston njė ftohje politike, sepse shumica
shqiptare serbėt e Kosovės i shohin si vegla tė Beogradit pėr tė
penguar pavarėsinė e Kosovės. Ndėrsa nė fakt, politikanėt serbė tė
Kosovės fatkeqėsisht nuk kanė munguar ta thonė publikisht se ata
veprojnė politikisht pėr tė penguar pavarėsinė e Kosovės.
Kjo
vėshtirėson nė praktikė ato qė janė politika tė drejta, parimore dhe
moderne tė qeverisė sė Kosovės, pėr tė drejtat e pakicave kombėtare,
veēanėrisht tė komunitetit serb. Por duhet tė theksoj fuqimisht se
qeveria e Kosovės, Kuvendi dhe nė pėrgjithėsi qytetari i Kosovės e
shikon ēėshtjen e minoriteteve etnike me syrin modern dhe nga prizmi
modern. Kjo do tė thotė se Kosova do tė jetė njė shtet i qytetarėve
tė barabartė dhe jo njė shtet i njė grupi tė vetėm etnik.
|