|
- 28
tetor 2005 /TN
Akademik Esat Stavileci u dėrgoi sot, nė emėr tė Institutit pėr
Studime Bashkėkohore tė Prishtinės, njė letėr ambasadorėve tė
Grupit tė Kontaktit, nėpėrmjet zyrave tė vendeve tė tyre nė
Prishtinė, pėr mbledhjen e rradhės me 2 nėntor 2005 nė
Uashington nė tė cilėn, duke argumentuar kėrkesėn pėr pavarėsi
tė Kosovės, thekson se nga elaborimi konstitucional i pozitės sė
Kosovės nė Federatėn e ish-Jugosllavisė nxirret pėrfundimi
logjik se Kosova ka tė drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion.
Nė letėr nėnvizohet rėndėsia e pėrcaktimit politik tė popullit
shumicė tė Kosovės pėr shtet sovran dhe tė pavarur si njė e
drejtė legjitime e tij, me ērast thuhet se nuk ka zgjidhje tė
problemit tė Kosovės dhe tė statusit tė saj pa vullnetin e
popullit dhe se ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė vetėm dhunė e cila
mund ta mbajė gjendjen tensionuese dhe tė konfliktit. Letra
mbyllet me kėrkesėn qė tė procedohet me fazėn e fundit tė
vendosjes sė statusit, e jo me ndonjė fazė kaluese e cila, edhe
mė tej, do ta mbante Kosovėn nė rreth tė mbyllur. Nė vazhdim
po japim letrėn e plotė tė akademik Esat Stavilecit.
-
-
Tė nderuar ambasadorė,
-
-
Nė kohėn e pėrgatitjes dhe tė marrjes sė vendimeve tė mėdha mbi
fatet e popujve qė kanė jetuar nėn ish-Jugosllavinė, shqiptarėt
me tė drejtė presin qė qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes tė
kėrkojnė dhe tė gjejnė zgjidhje tė pranueshme tė statusit tė
tyre.
-
-
Me shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė dhe me ndryshimin e hartės
politike dhe gjeografike tė saj, hapen shtigje pėr zgjidhjen e
ēėshtjes sė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė trojet e veta etnike
nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė. Ėshtė fakt juridik relevant se
Jugosllavia nuk ekziston mė, prandaj shqiptarėr nuk kanė asnjė
arsye mė shumė se vetė popujt e trungut sllav(sllovenėt, kroatėr,
maqedonasit)qė tė ngelin brendapėrbrenda njė krijese artificiale
shtetėrore, tė pėrbėrė nga Serbia dhe Mali i Zi.
-
-
Nga pikėpamja konstitucionale Ju tėrheqim vėrejtjen pėr dy
determinante tė mėvetėsisė sė Kosovės.
-
-
E para, sikurse Serbia, ashtu dhe Kosova, kishin njė positė
kushtetuese pothuajse tė njėjtė dhe tė pavaruar njėra nga tjetra
nė funksionimin e shtetit federativ. Kosova ishte pjesė
pėrbėrėse e Federatės sė ish-Jugosllavisė dhe kishte territorin
dhe kufirin e vet tė cilėt nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin
e saj. Kosova merrte pjesė nė realizimin e bashkėpunimit me
organet dhe organizatat e shteteve tė tjera dhe me organizatat
ndėrkombėtare dhe, mė nė fund, Kosova kishte pozitė tė barabartė
me ish-republikat nė ēėshtjet e ndryshimit tė Kushtetutės sė
ish-Jugosllavisė.
-
-
E dyta, Kushtetuta e ish-Jugosllavisė ishte kriter bazė pėr
krijimin dhe pėrbėrjen e saj. Logjikisht dhe nė pikėpamje
juridike, ajo do tė duhej tė ishte edhe kriter bazė i shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, me tė drejtė pėr vetėvendosje
dhe suksesion. Nga elaborimi konstitucional i kėtyre dy
determinanteve tė mėvetėsisė sė Kosovės, nxirret pėrfundimi
qėndror se Kosova ishte, prandaj dhe do tė duhej tė pranohej sin
jė nga tetė subjektet e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, me tė
drejtė pėr vetėvendosje dhe suksesion.
-
-
Shqiptarė t asnjė herė deri me sot nuk kanė vendosur pėr veten.
Pėr ta kanė vendosur tė tjerėt:pra, shqiptarėve u ėshtė imponuar
vullneti qė tė pranojnė nėnshtrime dhe pushtime tokash nga tė
huajt. Vetėvendosjen politike e kombėtare shqiptarėt e
konsiderojnė si tė vetmen zgjidhje tė drejtė e tė plotė tė
ēėshtjes shqiptare. Ajo paraqet tė drejtėn e tyre legjitime
historike e etnike pėr sovranitet e pavarėsi kombėtare. Synimi
pėr realizimin e sovranitetit dhe pavarėsisė sė Kosovės
mbėshtetet nė dokumentet burimore tė vetėpėrcaktimit politik tė
Kosovės dhe tė popullit shumicė tė saj.
-
-
Vetėpėrcaktimi ėshtė e drejtė e shqiptarėve dhe nėpėrmjet tij
ata, nė fakt, bėhen faktorė dhe subjektė tė vėrtetė politik, jo
vetėm nė raport ndaj vetes, por edhe nė raport ndaj tė tjerėve.
Rėndėsia e pėrcaktimit politik tė popullit shumicė tė Kosovės
pėr shtet sovran dhe tė pavarur nėnkupton realizimin e tė
drejtės legjitime tė tij qė tė jetojė me ligjet e veta nė
territoret e veta. Me kė tė rast theksojmė se populli shqiptar
nė Kosovė ka njė vend tė vetin, njė territor tė vetin tė vėrtetė
politik, kėshtu qė nevojat e popullatės sė tij parashikon ti
pėrmbushė brendapėrbrenda njė krijese tė re shtetėrore, sovrane
dhe tė pavarur.
-
-
Zgjidhja e statusit tė Kosovės dhe njohja e tij varet nga tė vė
rtetat e njėmendta dhe nga argumentet e vėrteta. Nuk ka zgjidhje
tė problemit tė Kosovės dhe tė statusit tė saj pa vullnetin e
popullit. Ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė vetėm dhunė e cila mund ta
mbajė vetėm gjendjen tensionuese dhe tė konfliktit.
-
-
Mbi bazė tė kėtyre fakteve, ju lutem qė tė procedoni me fazėn e
fundit tė vendosjes sė statusit tė Kosovės, e jo me ndonjė fazė
kaluese e cila, edhe mė tej, do ta mbante Kosovėn nė rreth tė
mbyllur.
-
-
-
Prishtinė, 28 tetor 2005
Akademik Esat Stavileci
-
-
Instituti pėr Studime Bashkėkohore
|
|