|
-
Prishtinė,
27 tetor 2005 /TN /QIK - Presidenti i
Kosovės, Ibrahim Rugova, tha sot se ndėrtimi i autostradės
Prishtinė-Durrės tregon se "ne jemi tė aftė tė bėjmė dhe mbajmė
shtet, dhe se e meritojmė pavarėsinė".
Presidenti Rugova kėtė koment e bėri pasi pėrgėzoi ekspertėt qė
kanė pėrfunduar hartimin e projektit zbatues tė autostradės
Merdare-Vėrmicė, e cila ėshtė pjesė e vijės Prishtinė-Durrės.
-
-
Presidentit projektin ia kanė prezantuar firma gjermane
Bpi-CONSULT, fituese e tenderit pėr projektin e autostradės
Vėrmicė-Merdare, udhėheqėsit e sė cilės shoqėroheshin nga
ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Qemajl
Ahmeti.
-
-
Presidenti Rugova, hartimin e projektit, e vlerėsoi si hap tė
madh pėr ndėrtimin e autostradės Prishtinė-Durrės.
"Tani do tė pėrfundojnė edhe disa punė tjera dhe mė pas do tė
fillojė ndėrtimi i kėsaj pjese tė autostradės Prishtinė-Durrės.
Pra ėshtė njė ngjarje me rėndėsi pėr ne dhe gjithėsesi tregon se
ne jemi tė aftė tė mbajmė shtet, tė bėjmė shtet dhe meritojmė
pavarėsinė sa mė shpejtė", theksoi Presidenti Rugova.
Presidenti tha se dėshira e tij e madhe ėshtė qė kjo autostradė
tė nisė tė ndėrtohet nė vitin e ardhshėm.
Ndėrsa, Ministri i Transportit Qemajl Ahmeti, tha se projekti
kryesor i autostradės ka pėrfunduar. "Kėnaqėsia mė e madhe ėshtė
pjesa e parė e realizimit tė idesė sė kahmotshme tė Presidentit
Rugova pėr ndėrtimin e kėsaj autostrade", tha ai.
"Ne e falėnderojmė Presidentin Rugova pėr idenė tė cilėn
shumėkush mė herėt nuk e kemi kuptuar, por tash e shohim se mund
ta realizojmė", tha ai.
Gjatėsia e tėrė autostradės qė do ta pėrshkojė Kosovėn, ėshtė
pak mė shumė se 115 kilometra dhe ėshtė njė projekt sipas
standardeve evropiane, e bėrė nga kompania gjermane Bpi-CONSULT,
qė ka kushtuar 3.651.250 euro.
Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i Bpi-CONSULT tha se projekti ka filluar
vitin e kaluar dhe tani ėshtė pėrfunduar, ndėrsa pėrmendi disa
detaje rreth realizimit tė projektit se ai do tė ketė disa ura,
dhe tė paktėn 3 tunele, tė cilat do tė jenė nė zonėn e maleve tė
Caralevės.
-
-
Projektuesit i sollėn presidentit Rugova njė pjesė tė projektit
tė kėsaj autostrade. Ai tha se tani janė duke pritur edhe
miratimin e disa ligjeve qė kanė njė ndėrlidhje me kėtė ēėshtje
dhe tė fillojnė punėn.
|
|