|
-
Prishtinė,
27 tetor 2005 /TN
-
-
Ministri i MASHT Agim Veliu, priti sot nė njė takim delegacionin
e degės sė LDK-sė nga Suedia tė cilit i printe kryetari Hysen
Ibrahimi. Nė delegacion mori pjesė edhe sekretari i LASH-it pėr
Suedi Osman Ahmetgjekaj, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės Fadil
Geci e Qibrije Hoxha, pėrfaqėsues tė Degės sė LDK-sė nė
Skėnderaj dhe tė Nėndegėve tė LDK-sė nga Suedia.
-
-
Ministri Veliu i njoftoi mysafirėt pėr zhvillimet aktuale nė
arsimin e Kosovės, objektivat, prioritetet si dhe pėrpjekjet qė
po bėn MASHT pėr zhvillimin e reformave nė tė gjitha nivelet e
arsimit.
-
-
Ai
poashtu i njoftoi pjesėmarrėsit pėr pėrpjekjet qė po bėn MASHT
dhe Qeveria e Kosovės pėr normalizimin e mėsimit nė shkollat e
Kosovės, por edhe pėr bisedimet me SBASHK-un pėr arritjen e
zgjidhjes sė problemeve nė bazė tė marrėveshjes sė 6 tetorit nė
mes tė Qeverisė sė Kosovės dhe BSPK-sė.
-
-
Kryetari i Degės sė LDK-sė pėr Suedi Hysen i Ibrahimi e njoftoi
Ministrin Veliu pėr aktivitetet dhe punėn qė po bėn Dega e
LDK-sė nė funksion tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, pėr
organizimin dhe problemet me tė cilat pėrballen bashkėqytetarėt
tanė nė Suedi, etj.
-
-
Ndėrsa
sekretari i LASH-it z. Ahmetgjekaj informoi z. Veliu pėr
zhvillimin e gjuhės amtare nė Suedi si dhe kushtet shumė tė
volitshme qė ofron shteti suedez pėr mėsim. Ai tha se pėr
zhvillimin e mėsimit nė gjuhėn shqipe pėrkujdesen 138 arsimtarė
qė janė nė marrėdhėnie tė pėrhershme pune e tė cilėt punojnė me
13 mijė nxėnės tė diasporės shqiptare nė Suedi.
-
-
Ministri Veliu dhe delegacioni nga Suedia vlerėsuan kėrkesat e
arsimtarėve tė arsyeshme, por pėr momentin tė papėrballueshme
pėr buxhetin e Kosovės. Ministri Veliu tha se greva po rrezikon
vitin shkollor, prandaj bashkėrisht me delegacionin nga Suedia
apleuan tė gjithė mėsimdhėnėsit, nxėnėsit dhe prindėrit e
Kosovės qė sa mė parė tė fillojnė mėsimin dhe tė normalizojnė
jetėn nė Kosovė.
-
-
Delegacioni nga Suedia dhe Ministri Veliu vlerėsuan se nė kohėn
kur Kosova po hyn nė fazėn e finalizimit tė pavarėsisė, grevat
janė shumė tė dėmshme pėr proceset e pėrgjithshme politike nė
Kosovė. Ata theksuan se arsimi ishte, ėshtė dhe do tė jetė
shtyllė e shtetit tė Kosovės qė po hapėron drejt pavarėsisė me
nė krye Presidentin Rugova.
|
|