|
-
27 tetor 2005 /TN
Pranvera Skana
-
-
Nė njė
konferencė pėr shtyp, producentja dhe ideatorja e kėtij
festivali, Zana Ēela, ka shpjeguar nė prani tė gazetarėve punėn
parapėrgatitore qė ėshtė bėrė nė kėto ditė pėr tė sjellė nė
skenėn e Akademisė sė Arteve njė edicion po aq serioz dhe tė
kompletuar sa nė gjashtė edicionet paraardhėse.
-
-
U bėnė
tashmė shtatė vjet qė Tirana nė sezonin vjeshtor shndėrrohet nė
njė arenė tė madhe tė muzikės operistike ndėrkombėtare. Ēdo vit
ėshtė njė festival qė sjell artistė nga tė katėr kontinentet pėr
tė marrė njė ēmim qė mban njė emėr tė mirėnjohur shqiptar,
Marie Kraja. Ja ku jemi nė prag tė edicionit tė shtatė tė
kėtij festivali, qė tashmė ėshtė bėrė njė traditė e vjetėr nė
Tiranė.
-
-
Mbrėmja e 27
tetorit do tė shėnojė hapjen e Edicionit VII tė Festivalit
Ndėrkombėtar tė Vokalit Operistik, qė ndryshe njihet edhe me
emrin festivali Marie Kraja. Duke qenė se tashmė figura mė e
njohur e muzikės operistike shqiptare, Marie Kraja, ėshtė bėrė
dhe simboli i kėtij festivali ose engjėlli mbrojtės i
konkurrentėve, siē e ka cilėsuar dhe presidenti i festivalit,
Edi Rama, nata e parė e kėtij festivali do ti kushtohet
pikėrisht asaj, Marie Krajės.
Nė njė konferencė pėr shtyp, producentja dhe ideatorja e kėtij
festivali, Zana Ēela, ka shpjeguar nė prani tė gazetarėve punėn
parapėrgatitore qė ėshtė bėrė nė kėto ditė pėr tė sjellė nė
skenėn e Akademisė sė Arteve njė edicion po aq serioz dhe tė
kompletuar sa nė gjashtė edicionet paraardhėse.
-
-
Si njė
festival qė prezanton Shqipėrinė dhe Tiranėn nė tė gjithė botėn,
si njė vend qė ia arrin tė organizojė dhe tė tilla kompeticione
ndėrkombėtare, Marie Kraja edhe kėtė vit do tė prezantojė
kulturėn e vėrtetė shqiptare, atė tradicionale dhe modernen.
Duke u shndėrruar nė njė sofėr tė madhe, ku mblidhen artistė nga
tė gjitha vendet, ky festival do tė shėrbejė edhe njė herė mė
shumė si njė urė lidhėse mes vendeve.
-
-
Veē tė
tjerash, Zana Ēela ka theksuar nė kėtė konferencė pėr shtyp, ku
krahas saj kanė qenė tė ulur dhe dirigjeni anglez Martin Andre
dhe drejtori artistik Robert Radoja, se kahas ēmimit tė madh
Marie Kraja me vlerė prej 5 mijė dollarėsh, ēmim qė akordohet
nga Bashkia e Tiranės (ėshtė njė ēmim qė do tė jepet pėr
konkurrentėt e moshės nga 27 deri nė 35 vjeē), do tė jepet kėtė
vit edhe njė ēmim i ri.
-
-
Nė natėn e
tretė tė kėtij festivali, kėtė herė do tė shpallet edhe njė ēmim
i ri, Singer of the future - Inva Mula. Ky ēmim do tė ketė tė
njėjtėn vlerė, pra 5 mijė dollarė. Ai do tė akordohet nga
Ministria e Turizmit, Kulturės dhe Sporteve (ėshtė njė ēmim qė
do tė jepet pėr konkurrentėt e moshės nga 22 deri nė 27 vjeē).
Ēmimi i dytė Marie Kraja do tė akordohet nga Instituti Italian
i Kulturės.
-
-
Do tė jenė
18 kėngėtarė qė do tė konkurrojnė pėr kėto ēmime, nga 73 qė
kanė aplikuar kėtė vit. Ndėrsa Robert Radoja dhe Martin Andre
janė duke kryer provat e fundit me repertorin e secilit
konkurrent, regjisori i kėtij festivali, Pali Kuke, po vendos
pikat e fundit tė platformės sė tij regjisoriale. Nė stafin qė
po ngre nė kėmbė kėtė edicion tė radhės ėshtė edhe mjeshtri i
baletit Agron Aliaj dhe stilisti Ardi Asllani.
-
-
Dirigjenti
Martin Andre do tė jetė edhe kėtė vit (pėr herė tė tretė)
drejtues i Orkestrės Filarmonike tė Akademisė sė Arteve, me tė
cilėn ka pwrgatitur edhe disa numra specialw pėr pjesėn e
spektaklit tė kėtij festivali. Krahas konkurrimit, festivali do
tė ketė edhe elementė spektakli.
-
-
Kėshtu, Ilir
Kerni do tė jetė njėri prej tė ftuarve tė nderit nė natėn e
fundit, pėr tė bėrė spektakėl me partneren e tij Edina Plicanic.
Gjithashtu Agim Krajka do tė sjellė magjinė e fizarmonikės sė
tij nga Amerika. Lorenc Radovani, violinisti qė ėshtė kthyer nga
Amerika pėr njė projekt me orkestrėn e RTVSH-sė, do tė jetė
gjithashtu njė i ftuar i kėtij festivali.
-
-
Trupa e
baletit tė Teatrit Kombwtar tė Operas dhe Baletit do tė jetė
boshti kryesor ku do tė mbėshtetet pjesa spektakolare e kėtij
festivali. Producentja Zana Ēela, veē rolit tė prezantueses, do
tė ketė edhe njė rol mė shumė: do tė kėndojė Memory nga Cats.
Njė prej perlave tė muzikės shqiptare, Pėr mu paska kenė kismet,
do tė vijė sipas njė orkestracioni tė ri tė Endri Sinės, i cili
e ka ruajtur shumė variantin origjinal duke futur pak elementė
tė fantazisė sė tij krijuese.
-
-
Edhe kėtė
vit do tė vijnė nė Tiranė personalitete tė artit operistik
botėror. Ata janė drejtorė operash dhe presidentė agjencish tė
mėdha operistike. Pėr shembull, do tw vijw z. Menno Feenstra,
drejtor i Royal Opera tė Suedisė; drejtoresha e New Opera tė
New Yorkut; znj. Nancy Rhodes ; drejtori i Akademisė Mbretėrore
tė Danimarkės, Kim Von Binzer, etj.. , tė cilėt do tė jenė dhe
pjesė e jurisė sė festivalit. Mbėshtetėsit e kėtij festivali
janė Ministria e Turizmit dhe Kulturės, Bashkia e Tiranės (Edi
Rama, i cili ėshtė dhe president i festivalit). Megjithatė,
pjesa mė e madhe e buxhetit mbėshtetet nga donatorė tė huaj (ambasadat
dhe institucionet e huaja dhe kompanitė e biznesit). Vodafone
ėshtė mbėshtetwsi kryesor i kėtij edicioni.
-
-
Konkurrentėt:
Eve Giglioti, soprano (SHBA); Simone Pizazzola, bariton (Itali);
Emilio Ruggerio, tenor (Meksikė); Erika Roos, soprano (Suedi);
Lars Muller, Bariton (Danimarkė); Mark Uhlemann, bas bariton (SHBA);
Catherine Hunold, soprano (Francw); Sandra Milena Liz Cartagena,
soprano, (Kolumbi); Naira Abrahamyan, soprano (Armeni); Levente
Bakirci, bariton (Turqi); Sark Sang Hee, soprano (Koreja e Jugut);
Marco Cristarella, bariton (Itali); Camila Corsi, soprano (Itali);
Simona Neagu, soprano (Rumani); Sokol Hidersha, bariton (Shqipėri);
Alisa Katroshi, soprano, (Shqipėri); si dhe Armando Kllogjeri,
tenor, (Shqipėri).
|
|