|
27
tetor 2005 /TN
Nga
Mark Bregu, Shkodėr
Faik Konica ėshtė njėri ndėr
pushtuesit e olimpit tė kulturės tonė nacionale, njėri ndėr
patriarkėt e letėrsisė tonė moderne - (autori). Mendimet dhe
gjykimet pėr Faik Konicėn, sado kontradiktore qofshin, vijnė nė
pėrfundime pak a shumė tė pėrbashkėta kur bashkojmė nė figurėn e tij
(sipas pėrcaktimit tė Nolit) stilistin e pėrkryer, eruditin e
shkėlqyer dhe atdhetarin e madh. Janė kėto tri dimensionet e
personalitetit tė Konicės, tė cilat nuk mund tė pėrfytyrohen dhe
kuptohen pa kohėn dhe mjedisin nga doli e u formua, pa rrethanat
shqiptare dhe lidhjet me botėn, pa dhuntitė e aftėsitė e tij
krijuese.
Faik Konica duhet parė mė shumė si njė
dukuri novatore pėr botėn shqiptare se sa si individ, mund tė
pranojmė me bindje tė plotė se tek ai u harmonizua njeriu shqiptar i
Rilindjes Kombėtare me shqiptarin europian, qė i kapėrceu kufijtė
tradicional tė kohės dhe u pėrpoq ta integrojė kulturėn tonė me
kulturėn e kontinentit, (pikėrisht tė pėr tė cilėn po pėrpiqemi ne
sot mbas kaq dekadash - M.B.). Konica hyn (siē e pohon vetė) nė
Rilindjen Shqiptare nė moshėn njėzetvjeēare, atėherė kur boton nė
Paris broshurėn Shqipėria dhe turqit (1895) dhe vendoset nė
Bruksel nga nisi tė botojė revistėn Albania, si organ i Partisė
Autonome Revolucionare.
Ndryshe nga rilindėsit e tjerė, tė cilėt i kishin qendrat e tyre
nėpėr kolonitė shqiptare, si nė Bukuresht, nė Sofje e gjetkė, Konica
do ta ngrejė flamurin e luftės nė mes tė Europės. Veprimtarinė e tij
politike e kulturore ai do ta zhvillonte nė vatrat kryesore tė
metropoleve europiane, si nė Paris, Bruksel e Londėr. Prej kėndej,
militanti i Rilindjes sonė do tė mbante lidhje me lėvizjen nacionale
dhe do tė komunikonte me botėn.
Nė qoftė se edukata dhe lėvizja nacionale i zgjuan dhe i ngulitėn
vetėdijen patriotike, edukimi shkollor, studimet franceze tė kryera
nė Liceun Perandorak tė Gallata Sarait e deri te Universiteti i
Dizhonit e College de France, i dhanė njė formim e kulturė tė
plotė oksidentale. Por, natyrisht ajo qė ishte mė e rėndėsishme,
formimi dhe kualifikimi i lartė oksidental i dha mundėsi atij ti
shpėtojė ndikimit ballkanik-oriental, tė shkėputet nga mėnyra e
jetesės dhe mendėsia e ngushtė orientale, tė ngrihet mbi gjykime tė
ngushta e shije tė tejkaluara tė Lindjes sė prapambetur. Kjo ėshtė
arsyeja qė Konica do tė frymėzohet nga ideale iluministe e humaniste
dhe do tė ushqehet nga mendimi racionalist, larg formave
ekstremiste.
Kjo ėshtė arsyeja qė edhe Albania,
gjatė afro trembėdhjetė vjetėve, nė 2500 faqet e saj, do tė jetė njė
organ me frymė europiane, njė enciklopedi shqiptare, njė tribunė e
letėrsisė sonė nacionale.
Mė 1901, Konica botoi vjershėn
Anadollaku nė mėsallė, njė satirė mjaft e fuqishme, drejtuar
kundėr bejlerėve nė planin etik, pėr jetėn vanitoze qė bėnin. Ėshtė
njė portret i goditur i feudalit shqiptar, i dhėnė pėrmes njė imazhi
konkret, me ngjyra groteske, ku fshikullohet injoranca, bota e
varfėr shpirtėrore, lakmia e tij. Lirika e vetme qė njohim prej
Konicės ėshtė soneti Helena e Trojės (1937), njė vjershė
antologjike e shkruar nė moshėn e pjekurisė. Nga bota e ashpėr
homerike, poeti merr figurėn delikate tė Helenės dhe e trajton me
njė bukuri tė re, gjithė elegancė dhe delikatesė. Pėrvoja e
letėrsisė sė huaj, sidomos prozat e njohura tė poezisė sė
Shatobrianit, nuk e kanė penguar Konicėn e ri tė jetė origjinal dhe
ti hapė rrugėn nė prozėn e vonuar shqipe tė asaj kohe.
Lėvrimi i prozės poetike mund tė themi
me bindje se fillon prozėn moderne shqipe dhe qė pa asnjė pikė
dyshimi, krijues i kėsaj gjinie ėshtė Konica. Kur Fan Noli e quan
Konicėn krijues i prozės moderne shqipe dhe mjeshtri mė i
skalitur i prozės, me kėtė ka parasysh hopin cilėsor qė solli vepra
e tij nė rrugėn e mundimshme tė prozės sonė. Ska dyshim se arritjet
ma tė mira tė publicistikės, problemet e mprehta dhe patosi i saj i
zjarrtė, begatimi i mjeteve shprehėse, shkathtėsimi i gjuhės do ti
pėrgatisnin terrenin dhe do tė ushqenin drejtpėrdrejt prozėn
letrare.
Proza letrare e Konicės ėshtė e shpėrndarė nė kohė dhe gjendet e
pranishme pothuaj nė tė gjitha periudhat e jetės sė tij krijuese.
Fryma patriotike e Konicės na shfaqet me tė gjithė madhėshtinė e saj
edhe me njė bazė tė pasun emocionale tė tregimit apo rrėfejza
Mrika. Ėshtė fjala pėr vdekjen e lumtun tė nji vajze shqiptare, qė
me trimėrinė e gjakun e saj shpėton jeten e Gjergj
Kastriotit-Skėnderbeut. Me gjithė fundin tragjik, dhėnė nė sfondin e
detit tė natės qė vetėtinė nga bukuria e nėnqeshja e Mrikės, ngjarja
tingėllon optimiste. Ndjenja e fuqishme e atdhedashurisė dhe notat e
njė poezie humane janė ato qė e kanė gatue kėtė tregim qė tė mbetet
nė mendje.
Konica asht pararendės nė evidentimin
dhe skicimin mjeshtėror tė lėvizjes sonė nacionale, ku mund tė
evidentojmė skicėn Ai qė ėshtė gati tė vdesė pėr Shqipėrinė. E
ndėrtuar kryesisht nė trajtė dialogu, del mjaft i qartė tipi i
demagogut, i njeriut pasiv ndaj fatit tė atdheut, ai qė merret me
fjalė dhe sofizma. Autori se kursen ironinė e deri dhe fshikullimet
satirike pėr tė nėnvizuar idenė se Shqipėria e robėruar kėrkon
veprime konkrete dhe sakrifica tė vėrteta.
Faik Konica ėshtė mjeshtėr shembullor nė skalitjen e portreteve, ku
dalta e tij e mprehtė tregon shkallėn mė tė lartė tė preēizionit.
Ai, me njė mjeshtėri tė rrallė vendos raporte tė drejta dhe
funksionale nė mes tė psikologut, mendimtarit dhe piktorit. Hapėsira
qė ai zgjedh, distanca qė mban, linjat qė heq, atmosfera qė krijon
pėrcaktohen nė mėnyrė definitive nė dhėnien sa mė mirė tė
fizionomisė dhe personalitetit, thelbin e tij psikologjik e
historik. Duke u mbajtur fort pas figurė dhe shėmbėlltyrės sė saj,
ai arrin tė realizojė portretin, jo vetėm nė mėnyrė lakonike e me
mjete tė kursyera shprehėse, por me njė thjeshtėsi e qartėsi shpesh
herė sugjestive, qė pėrcjellin te lexuesi gjendje shpirtėrore e
mendime tė kthjellėta e fisnike.
Nė galerinė e portreteve tė Konicės do
tė gjejmė rilindėsit e mėdhenj: Jeronim De Rada, Abdyl e Naim
Frashėri, plakun dhe tribunin e maleve, Bajram Curri, mikun dhe
bashkėpunėtorin e ngushtė Fan Nolin, prelatin e shqiptarizmės, At
Shtjefėn Gjeēovin, secili brenda karakterit e natyrės sė tij, secili
nė pėrmasat qė i ka dhėnė historia, tė gjithė tė ndriēuar nga drita
e sė vėrtetės e tė rrethuar nga atmosfera e dashurisė dhe e
devocionit tė autorit.
Faik Konica ėshtė i pari qė i hapi udhė estetikės nė letėrsinė
shqipe dhe ėshtė fakt se ai nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, u mor
gjithė jetėn nė kėtė lloj qė bashkon nė njė letėrsinė me studimin.
Nė trajta tė saj janė derdhur pasuri tė mirėfillta intelektuale,
meditime tė gjalla e gjykime tė mprehta, kėrkime e zbulime,
pėrshtypje origjinale nga bota njerėzore dhe universi kulturor. Njė
nga esetė mė pėrfaqėsuese tė Konicės ėshtė ajo qė njihet me titullin
Jeta dhe librat, ose Prometheu i lidhur (1922), ngritur mbi njė
reliev tė qartė shpirtėror tė vetė autorit. Ėshtė ky njė ēast
psikologjik me ndjeshmėri tė lartė, qė zgjon tek autori mendime e
gjykime origjinale pėr librin, pėr fuqinė dhe peshėn e tij kolosale.
Gjithė fokusi nė kėtė rast pėrqendrohet te tragjedia Prometheu i
lidhur e Eskilit, njė libėr i vjetė nga mosha (2400-vjeēar), por
gjithnjė i ri pėr nga mendimet (siē shkruan vetė Konica). Prometheu
pėr Konicėn ėshtė idealisti qė vuan dramėn e pėrjetshme tė lirisė sė
mendimeve, tė dashurisė sė madhe qė ka pėr njerėzit. Njė hero i
tillė kish ēti thoshte lexuesit shqiptar nė vitet 20, kur nė
Shqipėri luftohej kundėr tiranisė dhe pėr lirinė e mendimit.
Aluzionet janė veēanėrisht pėr Ahmet Zogun, si njeri qė synon tė
rrėmbejė Pushtetin nė rrėmujė e sipėr. Unė do tė sugjeroj se liria
e mendimit u dhunua me njė intensitet akoma mė tė lartė gjatė
regjimit totalitar pesėdhjetėvjeēar (M.B.). Jam gjithashtu i
mendimit se, autorėt qė mblodhėn dhe pėrgatitėn materialet pėr
veprėn e Konicės, pėrkatėsisht Nasho Jorgaqi dhe Xhevat Lloshi, kur
flasin apo lakojnė emrin e Ahmet Zogut si diktator, pėr tė qenė
objektivė dhe tė paanshėm, duhet tė kishin lakuar edhe emrin e Enver
Hoxhės, i cili e denigroi Konicėn bashkė me Fishtėn dhe Koliqin.
Duke mos pasqyruar drejt realitetin historik do tė mbajmė
pėrgjegjėsi para nipave dhe stėrnipave. Jam i mendimit se ēdo figurė
historike duhet trajtuar nė mėnyrė korrekte jashtė kornizave tė
sentimentalizmit dhe simpative personale (M.B.).
Faik Konica ėshtė njė personalitet i shkėlqyer nė forcėn e logjikės
analitike, ai me njė kthelltėsi tė dukshme mendore dhe me
bisturinė e tij tė mprehtė, ėshtė nė gjendje tė operojė
apendisitin social dhe kulturor tė shoqėrisė shqiptare. Ai, duke
njohur thellė historinė e Shqipėrisė, psikologjinė dhe natyrėn e
shqiptarėve, dhe nga ana tjetėr duke pasė njė vizion tė gjėrė pėr
botėn dhe duke e njohur dhe pėrjetuar atė nga kuotat e larta tė
qytetėrimit e tė zhvillimit bashkėkohor, ai nuk ėshtė i kėnaqur nga
realiteti shqiptar. Atė e trondit dhe e revolton (disa herė deri nė
neveri) prapambetja dhe padija e bashkatdhetarėve, fryma anadollake
dhe plogėshtia e tyre orientale, dėshira e vakėt pėr punė, vullneti
i dobėt, mungesa e aspiratave tė mėdha etj.
Tė gjitha kėto e bėjnė Faik Konicėn tė shtrojė para shqiptarėve
detyra imperative pėr tė dalė sa mė parė nga stadi i prapambetur, ku
e ka lėnė padrejtėsisht historia. Njė popull i lashtė, me tradita
qytetėrimi si populli shqiptar nuk duhet tė mbetet pas Europės -
thotė Konica. Goditjen kryesore tė kritikės sė tij Konica ia drejton
aparatit burokratik tė mbretėrisė shqiptare. Te ky aparat ai sheh
elementin mė negativ, nėnpunėsin pa kokė, njeriun automat, qė vepron
mekanikisht, robotin. Robotizimi ėshtė burokracia e kohėve tė reja,
janė ata qė punojnė e drejtojnė pa mend, qė pijnė gjakun e
Shqipėrisė dhe i thajnė burimet e jetės.
Tepėr aktuale kjo profeci e Faik Konicės (autori). Robotėt
shqiptarė, krahasuar me robotėt botėrore, paraqiten akoma mė negativ
po tė marrėsh parasysh se janė pjellė e nxėnės tė osmanllinjve. Nė
kritikėn e tij tė rreptė ndaj dukurisė negative, qė konstaton nė
Shqipėri, ai pėrdor mjeshtėrisht humorin e satirėn e deri dhe
sarkazmėn dhe grotesken. Kėtė e bėn jo vetėm nėpėrmjet
karakterizimeve therėse e stigmatizuese, por edhe me anė tė
situatave, tė pėrshkrimeve e tė portreteve mjaft tė goditura. Duhet
theksuar se dy armėt mė tė fuqishme tė Fishtės (falė kulturės sė
tij tė lartė dhe tė lavdėrueshme) janė produkt i njohjes dhe
pėrvetėsimit tė mbi gjashtėmbėdhjetė gjuhėve tė huaja. Nga anglezėt
mori humorin, ndėrsa satirėn e mori nga Franca.
Frėngjishten e njohu me rrėnjė ashtu siē njihte Barleti latinishten
(me kolorin e sė cilės ndėrtoi veprėn monumentale tė Gjergj
Kastriotit). Konica, me njė njohje tė gjithanėshme, tė thellė, me
sens realist dhe qėndrim objektiv por dhe duke vendosur paralele me
botėn, ai i tregon lexuesit se ēpėrfaqėson populli i tij nė
bashkėsinė europiane dhe mė tej. Vetėm njė njeri me formim dhe
aftėsi si Konica mund ta pėrcaktonte aq qartė individualitetin e
shqiptarit dhe tė ngrinte perden e jetės dhe historisė sė tij nė
dritė-hijet e sė vėrtetės. Vėshtirė tė gjendet njė vepėr tjetėr e
kėtij lloji pėr Shqipėrinė, qė brenda kufijve tė eseve, tė derdhet
aq informacion i pasur e i rėndėsishėm, me njė spektėr tepėr tė
gjerė dhe tė paraqitet aq bindės, rrjedhshėm e kėndshėm saqė vetėm
penda e temperuar me lėngjet mė tė yndyrta tė kulturės europiane
e Faik Konicės.
Jam i mendimit se Faik Konica bashkė me
Fishtėn, Nolin, Gurakuqin, Koliqin, Pipėn, Camajn e Kadarenė, mbeten
kolona tė padizermueshme tė kulturės sonė nacionale dhe pararendės
tė qytetėrimit oksidental, pa pėrjashtuar Profesor Sami Repishtin
dhe Doktor Ibrahim Rugovėn. Faik Konica mbetet gjithnjė aktual me
profecitė e tij dhe me vizionin tepėr tė qartė, qė do ti shėrbejė
tė sotmes dhe tė ardhmes si njė udhėrrėfyes gjenial.
|
|