|
-
Prishtinė,
27 tetor 2005 /TN /QIK -
Kryeadministratori Soren Jesen Petersen pas takimit me
kryekuvendarin Nexhat Daci, tha sot se qė tė dy janė pajtuar qė
Grupi Negociator duhet tė jetė gati pėr fillimin e bisedimeve
dhe t'i ketė pėrmbyllur pėrgatitjet, ndėrkohė qė pas disa ditėsh
do tė fillojnė bisedimet.
-
-
Petersen, tha se pret qė Kuvendi tė mblidhet sė shpejti dhe ta
miratojė rezolutėn e cila do tė jetė udhėrrėfyese e delegacionit
tė Kosovės nė bisedimet pėr statusin. Ai ritheksoi se Kosova
duhet tė jetė njė vend multietnik dhe demokratik dhe se pėr kėtė
ka gatishmėri nga institucionet.
Ndėrkaq, Daci takimin me Petersenin e ka pėrshkruar si "emocionues",
pas asaj qė u arrit pėr Kosovėn me vendimin e Kėshillit tė
Sigurimit, ku e pėrfaqėsoi kryeadministratori. Ndėrsa, sukesin e
ka pėrshkruar figurativisht, si arritje tė anijes nė limanin e
duhur (nė Kėshillin e Sigurimir) pas lundrimeve nė ujėrat e
turbullta, sidomos nė dy vitet e fundit, pėr arritjen e qėllimit
pėr tė cilin ėshtė punuar me dekada, arritjen e pavarėsisė,
pėrkatėsisht tė zgjidhjes sė statusit.
Kryekuvendari Daci, tha se Kosova individualisht dhe
institucionalisht ėshtė e pėrgatitur pėr pavarėsinė, dhe se roli
i Kuvendit dhe i tij do tė jetė "shumė vendimtarė nė krjimin e
unitetit veprues tė delegacionit tė Kosovės, nė kuptimin edhe tė
dallimeve".
-
- Ai
tha se nėse mė parė institucionet e Kosovės kanė kundėrshtuar
veprimet e UNMIK-ut, tash duhet tė marrin pėrgjegjėsitė e tij
dhe tė krijojnė "njė unitet veprues", qė Kosova nė njė kohė
shumė tė shkurtėr, pa zgjatje tė bisedimeve, ta arrijė finalen e
madhe tė saj, pavarėsinė, qė ėshtė pėrcaktim i popullit dhe i
institucioneve. Daci u shpreh se begatia historike duhet tė
mbrohet me ligje dhe tė jetė e garantuar, duke u angazhuar pėr
njė shtet funksional, stabil, multietnik dhe demokratik.
"Po ashtu siē nuk kemi luhatje duke i argumentuar edhe forcės mė
tė madhe botėrore NATO-s, pėr statusin tonė", tha Daci, qė sipas
tij pėrherė po mundohet ta ndajė "optimizimin" e vet me
qytetarėt.
Pėr argumentimin e procesit tha se janė tė angazhuara edhe
institucionet shkencore, ndėrsa pėr nevoja tė zyrės sė tij, do
tė grumbullojė dokumente historike tė pronave, tė vlerave, bile
me shpresė pėr pėrgatitjen e njė dokumentacioni tė pronave
historike prej Nishit, e deri nė pjesėt mė jugore tė Ballkanit.
-
- "Por,
duke qenė tė qartė se ne nuk po kthehemi mbrapa nė histori, dhe
se pavarėsia e Kosovės jo vetėm se nuk ėshtė optimumi, por
minimumi i kėrkesave reale tė argumentuara profesionalisht, tė
popullit shqiptar nė Ballkan dhe tė qytetarėve", tha ai. Ndėrsa,
duke iu pėrgjigjur gazetarėve se mos ka dallime tė mėdha nė
Grupin Negociator, ai tha:
-
- "Nuk
guxojmė tė lejojmė qė interesat e njė partie apo tė njė individi
tė ngrihen mbi ato tė Kosovės". Daci tha se shumėēka do tė
sqarohet nė takimin e nesėrm tė Delegacionit tė Kosovės, dhe se
rezoluta e inicuar nga PDK tė mos jetė pjesė e lojės politike tė
individėve, dhe se Kuvendi ėshtė i pėrgatitur pėr kėtė.
-
- Ai
tha se kėtė ia ka bėrė tė qartė edhe Hashim Thaēit, kryetarit tė
PDK-sė, se pajtohet me pjesėn dėrmuese tė propozimeve tė tij,
por jo qė edhe Jakup Krasniqi tė paraqitet me version tjetėr. "Prandaj
partitė duhet t'i lėnė, mospajtime e veta tė brendshme, ėshtė
koha pėr tė vepruar pėr Kosovėn dhe jo pėr individ dhe parti",
tha Daci, duke shtuar se nė takimin e nesėrm tė Grupit
Negociator do tė thyhen "bashkarisht tė gjitha dilemat".
"Unė besoj shumė nė pėrcaktimet e Presidentit Rugova, dhe tė
z.Thaēit dhe tė pjesės tjetėr, nė pėrgjegjėsinė qė ėshtė, dhe
jam i bindur si gjithmonė se bashkarisht Kosova do ta fitojė
betejėn politike. Kosova nuk e ka atė luks, dhe tė shkojė si
bajraktar fisesh para Ahtisarit, por si institucione dhe si
popull i pėrgjegjshėm, qė ka rezultate tė mira nė histori", tha
kryekuvendari Daci.
|
|