|
-
Londėr, 27 tetor 2005 /TN /QIK
- "Prirja ime pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė
rrjedhojė e qėndrimit se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė qė tė
realizohet stabiliteti dhe se kjo pavarėsi, sidomos nėse ėshtė e
kushtėzuar, do tė ērrėnjosė ekstremizmin nė popullatėn shqiptare",
tha pėr BBC-nė Ēarls Kapēan, profesor i marrėdhėnieve
ndėrkombėtare nė fakultetin Xhorxhtaun nė Uashington.
-
-
Sipas tij, nė njė afat tė gjatė me siguri multietnicitei sėrish
do tė paraqitet nė Kosovė nėse ajo ėshtė e pavarur. "Nėse mbetet
pjesė e Serbisė kjo vetėm do ta 'ushqejė' pėrbuzjen brenda
komunitetit shumicė shqiptar", shprehet Kapēan.
Ai thotė se ekziston njė paralelizėm me tė cilin duhet tė
pėrballet bashkėsia ndėrkombėtare ngase cilado zgjidhje -
autonomi apo pavarėsi e Kosovės - do tė radikalizojė njėrėn apo
palėn tjetėr. Kapēan thotė se mė sė shumti e brengos
nacionalizmi i serbėve sesa i shqiptarėve, ngase gjatė 15 viteve
tė fundit nacionalizmi serb ka qenė kėrcėnim mė i madh pėr
rajonin.
-
- "Prandaj
duhet thėnė atyre njerėzve se, nėse vazhdojnė kėshtu, do ta
ēojnė vendin e tyre nė izolim dhe shkatėrrim", thotė ai.
Duke komentuar qėndrimin e bashkėsisė ndėrkombėtare, tė palės
serbe dhe shqiptare se nuk mund tė ketė ndarje tė Kosovės,
Kapēan thotė se ndarja ėshtė e padėshirueshme, por duhet tė
mbetet mbi tavolinėn e bisedimeve, sepse sipas mendimit tė tij,
"pikėrisht ajo mund tė rezultojė si zgjidhje mė e pranueshme
edhe pėr Beogradin edhe pėr Prishtinėn".
-
- Veē
kėsaj, shton ai, pjesa veriore e Kosovės faktkisht ėshtė jashtė
kontrollit tė Prishtinės zyrtare, prandaj duhet tė shtrohet
pyetja nėse autoritetet e Prishtinės janė tė gatshme tė merren
me riintegrimin e asaj pjese tė Kosovės kur si prioritet do tė
kenė ndėrtimin e shtetit funksional.
-
- Nė
situatė tė ngjashme do tė jetė edhe bashkėsia ndėrkombėtare nėse
vazhdon tė kundėrshtojė ndarjen e Kosovės. Bashkėsia
ndėrkombėtare duhet ta riintegrojė veriun e Kosovės, gjė qė nuk
do tė jetė aspak detyrė e lehtė, thotė ai, dhe "nuk ka apetit".
|
|