|
27 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (26.10.2005) -
Kryeministri i Maqedoni,
Vllado Buēkovski, ishte i ftuar tė mėrkurėn paradite nė Fondacionin
Heritage, ku mbajti njė fjalim me temė: Ndėrtimi i njė Perspektive
tė Re Demokratike pėr Ballkanin, nė tė cilin ai theksoi rėndėsinė e
vendosjes dhe ruajtjes sė paqes nė rajon.
Kryeministri
Buēkovski tha se diskutimi i kėsaj teme ėshtė i pėrshtatshėm dhe
bėhet nė kohėn e duhur. Nė tė ardhmen e afėrt, tha ai, ne do tė jemi
dėshmitarė tė njė pėrcaktimi masiv tė terenit gjeopolitik tė kėtij
rajoni dhe tė gjithė Evropės, ndėrsa diskutohen dhe bėhen pėrpjekje
pėr zgjidhen e disa ēėshtjeve shumė tė rėndėsishme, pėrfshirė
statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Kryeministri
Buēkovski vlerėsoi lart mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara pėr
Maqedoninė gjatė gjithė periudhės pas komuniste, duke e cilėsuar
Washingtonin si parnerin kryesor tė Shkupit. Ai vlerėsoi gjithashtu
Shtetet e Bashkuara si garantuesin kryesor tė Marrėveshjes sė Ohrit,
qė ndihoi Maqedoninė tė bėhej modeli kryesor i demokracisė
shumė-etnike nė Ballkan, siē u shpreh ai.
I pyetur
rreth qėndrimit tė qeverisė sė tij rreth statusit pėrfundimtar tė
Kosovės, kryeministri Buēkovski tha se Madonia ėshtė gati tė jetė
njė lojtare e vogėl por shumė konstruktive nė zgjidhjen e statusit
tė Kosovės. Ne jemi gati tė tregohemi konstruktivė dhe tė dėrgojmė
sinjal pozitiv nga Shkupi nė Prishtinė e nė Beograd. Shkupi, tha
kryeministri Buēkovski, ėshtė i gatshėm tė njohė ēdo zgjidhje tė
statusit tė Kosovės, qė respekton integritetin territoril tė
Maqedonisė.
Zoti
Buēkovski theksoi se problemi mė i madh nė bisedimet
Prishtinė-Beograd do tė jetė, siē u shpreh ai, organizimi i ri
territorial. Sipas tij, decentralizimi do tė jetė me tė vėrtetė
sfida mė e madhe pėr Prishtinėn dhe Beogradin qė tė gjejnė
kompromis.
Gjatė
fjalimit tė tij, kryeministri maqedon preku njė gamė tė gjerė
ēėshtjesh, mes tyre gjendjen e sigurisė, zhvillimin ekonomik,
investimet, si faktorė qė ndikojnė nė ruajtjen e paqes dhe ndėrtimin
e njė perspektive tė re demokratike pėr Ballkanin, qė ishte edhe
tema e fjalimit tė tij. NATO-ja, tha ai, ėshtė kritike pėr sigurimin
tonė kolektiv dhe sė bashku me partnerėt e Kartės sė Adriatikut,
Shqipėrinė dhe Kroacinė, mezi presim tė antarėsohemi nė kėtė
aleancė.
Deri sa kjo
tė ndodhė, shtoi kryeministri maqedon, tė tre vendet do tė
bashkėpunojnė me vendet aleate pėr tė forcuar strukturat e
sigurimit, pėr tė zbatuar reformat e duhura dhe pėr tė demonstruar
aftėsitė dhe gadishmėrinė ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Tė mėrkurėn
mbasdite, kryeministri i Maqedonisė Buēkovski, u takua me
presidentin Bush dhe me zyrtarė tė tjerė tė lartė tė administratės
amerikane. Tė enjten zoti Buēkovski ėshtė ftuar nga Zėri i Amerikės
pėr njė konferencė shtypi.
|