|
26
shtator 2005 /TN
Zėri i
Amerikės (25.10.2005)
Intervistoi:
Laura Konda
-
-
Vendimi i
Kėshillit tė Sigurimit pėr fillimin e negociatave pėr statusin e
Kosovės ėshtė njė shans i ri pėr shqiptarėt, pėr serbėt dhe pėr
Ballkanin nė pėrgjithėsi. Por procesi i negociatave do tė
shoqėrohet edhe me sfida tė shumta dhe me siguri qė do tė
kėrkojė kompromise nga tė dyja palėt. Pėr tė folur mbi kėto
shanse dhe sfida, Zėri i Amerikės intervistoi nga Parisi
shkrimtarin Ismail Kadare:
-
Zėri i Amerikės:
Zoti Kadare, si e vlerėsoni vendimin e Kėshillit tė Sigurimit
pėr fillimin e bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit te Kosoves?
-
Ismail Kadare:
Po unė kam pak a shumė atė vlerėsim qė ndodh kėto ditė pėr
shumicėn e shqiptarėve. Kėto ditė pėrdoret fjala historikesi
fjala mė e shpeshtė dhe me tė vėrtetė kjo ėshtė historike. As qė
mund tė pėrfytyrohej 10 vjet pėrpara, 20, 30, 70 vjet pėrpara
njė gjė e tillė, pra ėshtė njė ngjarje e jashtėzakonshme,
ndonėse pėrpara ėshtė njė rrugė prapė e vėshtirė, por ngjarja
ėshtė e jahstėzakonshme, e papėrfytyrueshme, ndodh njė herė nė
shekull; u hap mė nė fund drita e blertė pėr statusin, pėr
pavarėsinė e Kosovės.
-
Zėri i
Amerikės:
Sa i vėshtirė mendoni se do tė jetė procesi i bisedimeve, kur
dihen qėndrimet diametralisht tė kundėrta tė palės serbe dhe
asaj shqiptare?
-
Ismail
Kadare:
Natyrisht, bisedimet do tė jenė tė vėshtira. Ne jemi ende nė
Ballkan dhe ai ende nuk ka ndryshuar. Ballkani do tė ndryshojė
shumė ngadalė dhe nė kėtė gadishull, bisedimet janė mė tė
vėshtira se kudo. E megjithatė, bisedimet janė mė mirė se
ndėrprerja e tyre; gjithmonė janė mė mirė dhe asnjėherė nuk janė
mė keq, kėshtu qė shqiptarė dhe serbė bashkė, kanė shansin ta
prishin kėtė traditė tė vjetėr dhe tė keqe ballkanike dhe me
vėshtirėsi, aq sa munden, natyrisht, nėn trysninė dhe praninė
ndėrkombėtare, mendoj diēka do tė arrihet nga ky dialog.
-
Zėri i
Amerikės:
Ju keni qenė kritik ndaj politikės shqiptare nė Shqipėri e
Kosovė pėr mungesė uniteti nė marrjen e vendimeve tė
rėndėsishme. Sa mendoni ju se e dėmtojne kėto veprime procesin e
bisedimeve pėr statusin e Kosovės?
-
Ismail
Kadare:
Unė mendoj se nuk kam qenė vetėm unė kritik. Pėrgjithėsisht, tė
gjithė shqiptarėt kanė qenė kritikė dhe pėrgjithėsisht, pėr ēdo
vend tė botės, kur nuk ka unitet mendimi nė majat e shtetit,
natyrisht, kjo gjė nuk miratohet nė publik dhe nga populli nė
pėrgjithėsi. Kėshtu qė pėr fat tė keq, kjo ėshtė njė sėmundje
tradicionale nė Shqipėri dhe nė Ballkan; pėr fat tė keq, nuk
ėshtė e re dhe ėshtė e njohur pėrēarja, mosmarrėveshjet
shqiptare.
Kohėt e fundit, tė gjithė kemi qenė deshimtarė kur pati lėkundje
mendimesh, ose ndryshime nuancash, bile edhe thelbi disa herė,
nė lidhje me statusin e Kosovės; ndryshe janė shprehur
presidencat, ndryshe ekzekutivi, me njė fjalė, ajo sėmundje e
vjetėr, siē thashė, kur pasionet partiake, nganjėherė pėrpiqen
tė zotėrojnė mbi mendimin institucional shtetėror. Unė shpresoj
qė kjo do tė jetė njė fazė qė do tė kapėrcehet dhe bashkė me
sėmundjet e tjera qė kemi pėr fat tė keq, kronike ne shqiptarėt,
ngjarjet do tė na mėsojnė, se duhet tė jemi bashkė, atėhere kur
duhet qenė bashkė, me ēdo kusht.
-
Zėri i
Amerikės:
Njė pjesė e zyrtarėve ndėrkombetarė kanė kėrkuar nga pala
shqiptare kompromis pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Cili
mendoni ju duhet tė jetė ky kompromis?
-
Ismail
Kadare:
Po pėrdoret shumė fjala kompromis kėto kohėt e fundit dhe unė
jam pėr kompromis, kur ai duhet, natyrisht, sepse njė pjesė e
historisė ėshtė zgjidhur, ose ka pėrparuar edhe pėrmes
kompromisit. Por kam pėrshtypjen qė nė kėtė rast harrohet diēka
si tė thuash, ose pėrmendet shkarazi rrallė qė shqiptarėt e kanė
filluar kėtė aksion tė madh, kėtė ēėshtje tė statusit tė
Kosovės, kėtė aksion historik, me njė kompromis, qė do tė jetė
ēmuar, mendoj nga bashkėsia ndėrkombėtare.
Dhe ky kompromis ėshtė jo i vogėl, ky kompromis ėshtė thelbėsor,
ėshtė i madh. Fakti qė shqiptarėt si nė Shqipėri, si nė Kosovė,
janė tėrhequr nga ēdo ide pėr tu bashkuar Kosova me Shqipėrinė,
dhe kėtė e kanė bėrė sinqerisht, nė mėnyrė tė ndershme, pa
dredhi, me moral tė dyfishtė, por e kanė bėrė drejtpėrdrejt, ky
ėshtė njė kompromis i madh, sepse nuk ėshtė normale, natyrale
pėr njė popull tė kėrkojė tė jetojė veē, pėrkundrazi, natyrale
ėshtė tė kėrkojė tė jetojė bashkė.
E megjithatė, shqiptarėt tė ndėrgjegjshėm, duke ditur se kjo gjė
e ndėrlikon jashtėzakonisht historinė e Ballkanit dhe tė
Evropės, se kjo gjė ėshtė gati e pamundur nė kushtet e sotme,
ata nė mėnyrė tė tillė, pra tė ndershme dhe fisnike e bėnė kėtė
flijim nė altarin e Evropės dhe po e perseris, kjo duhet ēmuar.
Pra, kjo histori e shqiptarėve nė prag tė statusit, ka filluar
me njė kompromis. Tani kėrkohen tė tjera kompromise. Nuk jam
kundėr, po e pėrsėris, edhe pėr kompromise tė tjera. Ajo qė
ėshtė pėrmendur kohėt e fundit dhe qė ka zgjuar reagime me tė
drejtė, mendoj unė, nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, ėshtė
pėrmendja e fjalės Pavarėsi e Kushtėzuar. Kjo mendoj se ėshtė
njė kėrkesė e rėndė pėr njė popull, varet se si kėrkohet.
Pėr tė mos patur asnjė keqkuptim, unė po theksoj se respektimi i
pakicės serbe prej shqiptarėve ėshtė njė ligj absolut qė duhet
tė hyjė nė jetėn e tyre si njė ligj i shenjtė. Kėtu nuk mund tė
ketė asnjė lėkundje, asnjė dilemė. Njė popull qė nuk respekton
pakicat, ėshtė njė popull qė i ve njė njollė tė rėndė morale
historisė sė tij. Vetė populli shqiptar nė qoftė se e bėn kėtė,
ai meriton tė quhet i tillė: me moral, me njollė tė zezė, unė
nuk kam kėtu asnjė rezervė. Por nga ana tjetėr theksoj se ky
ėshtė njė kusht pėr tė gjithė vendet e Evropės, pėr tė gjitha
vendet e qytetėruara dhe pėr tė gjitha vendet.
Prandaj, ėshtė shumė e rėndė qė ky kusht tė lidhet me pavarėsinė
e njė vendi, sepse pavarėsia ėshtė liria; sepse pavarėsi me
kusht do tė thotė liri me kusht, do tė thotė njė pavarėsi qė
merret prapė, njė liri qė merret prapė; si ai i burgosuri kur
del nga burgu dhe i thonė: Zotėri, ti do tė kthehesh prapė
kėtu, nė se nuk bėn kėtė dhe atė kusht!
Prandaj, unė jam pėr nderimin me ēdo kusht tė pakicės serbe, tė
ēdo pakice, qoftė nė Shqipėri, qoftė nė Kosovė, por jo qė kjo tė
kushtėzohet nė njė formulim tė tillė, qė dashur pa dashur e prek
parimin universal tė lirisė; dashur pa dashur, e ve popullin
shqiptar nė njė status jo normal, sepse kjo sjellje, siē thashė
ky nderim i minoriteteve, i pakicave, ėshtė nė normalitetin e
ēdo vendi evropian.
Vetė prania e trupave ndėrkombėtare pėr njė kohė qė do tė
vazhdojnė tė qėndrojnė nė Kosovė edhe pas pavarėsisė, ėshtė njė
tjetėr kompromis, ėshtė njė gjė speciale, qė do tė thotė qė kjo
pavarėsi ėshtė kaq klasike sa ēmemdohet, megjithatė, me
pėrjashtim tė kėtij formulimi, qė ėshtė Pavarėsi e kushtėzuar.
-
Zėri i
Amerikės:
Ēfarė
ndikimi do tė kishte njė Kosovė e pavarur nė rrjedhat
demokratike evropiane e ballkanike?
-
Ismail
Kadare:
Jam absolutiosht i bindur dhe mendoj se tė gjithė do tė binden
dalėngadalė se kjo do tė ndihmojė nė harmoninė nė gadishullin
ballkanik dhe harmoninė nė Evropė, sepse jam i bindur se
shqiptarėt do tė tregohen tė denjė, ata do tė kenė mirėnjohje
pėr kėtė besim qė bashkėsia ndėrkombėtare dje e shfaqi dhe i
hapi dritėn jeshile pėr pavarėsinė e tyre dhe do tė dinė ta
shpėrblejnė me dinjitet kėtė gjė.
Dhe kjo jo sepse do ta bėjmė ne kėtė gjė, tė jemi nė harmoni me
Evropėn dhe me aleatėt tanė tė mėdhenj perėndimorė me nė krye
Shtetet e Bashkuara e tė tjerė; jo sepse duhet tė lenė
pėrshtypje tė mirė, por sepse kėshtu e kėrkon interesi themelor
i kombit shqiptar.
Ėshtė interesi i ekzistencės sonė, ėshtė jeta jonė, ne nuk mund
tė kemi jetė jashtė harmonisė me popujt e Evropės, nuk mund tė
kemi jetė jashtė harmonisė me fqinjėt tanė ballkanikė, dhe nuk
mund tė kemi jetė jashtė kėsaj aleance qė ėshtė krijuar sot, nė
luftėn kundėr terrorizmit botėror. Pra, tė gjitha kėto janė
harmonikisht tė lidhura, janė koherente dhe ēojnė tė gjitha nė
njė harmoni mė tė madhe, qė ėshtė liria e popullit shqiptar nė
Ballkan.
|
|