|
-
Prishtinė,
26 tetor 2005 /TN /QIK - Presidenti i
Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova priti sot nė njė takim z.Fernando
Xhentilini (Gentilini), pėrfaqėsues personal pėr Kosovėn i
z.Havier Solana, Pėrfaqėsues i Lartė i UE-sė pėr Politikė tė
Jashtme dhe tė Sigurisė.
Presidenti Rugova dhe z. Xhentilini biseduan pėr gjendjen e
pėrgjithshme nė Kosovė dhe pėr angazhimet qė kanė institucionet
e vendit dhe bashkėsia ndėrkombėtare pas vendimit tė Kėshillit
tė Sigurimit tė OKB-sė pėr tė miratuar nisjen e procesit pėr
pėrcaktim tė statusit politik tė Kosovės.
Presidenti Rugova dhe z. Xhentilini e quajtėn vendimin e
Kėshillit tė Sigurimit tė 24 tetorit moment shumė tė rėndėsishėm
pėr Kosovėn.
Presidenti Rugova ritheksoi se zgjidhja mė e mirė pėr Kosovėn
ėshtė njohja e drejtpėrdrejtė e pavarėsisė sė vendit. Ai u
shpreh se institucionet tona janė tė gatshme pėr "rrugėn
ndėrkombėtare", pėr biseda eventuale, pėr realizimin e zgjidhjes
optimale pėr Kosovėn, tė pavarėsisė.
Pėrfaqėsuesi personal i Solanės, z. Xhentilini, ēmoi punėn qė ka
bėrė Presidenti Rugova duke formuar Delegacionin pėrfaqėsues tė
Kosovės pėr procesin e pritshėm tė pėrcaktimit tė statusit tė
Kosovės.
Edhe Unioni Evropian po bėn pėrgatitjet e veta pėr kėtė punė,
nėnvizoi z. Xhentilini.
|
|