|
26 tetor 2005 /TN /QIK
Nga
Alban Guri
Ambasadorėt fuqiplotė
E
shtroj pėr zgjidhje kėtė ēėshtje me sensin mė tė lartė tė
pėrgjegjėsisė, duke marė shkas edhe nga zhvillimet e fundit
politiko-shoqėrore nė vend.
Ambasadorėt, pėr fat tė mirė jo tė gjithė, hartuan njė kod zgjedhor
tė urryer dhe falė tij pėrcaktuan fatin e zgjedhjeve. Kjo nuk do tė
thotė se mė vjen keq pėr ardhjen nė pushtet tė disa individėve qė
mendojnė si unė. Nė vijim, realiteti na tregon se ambasadorėt po
ushtrojnė gjithė pushtetin e tyre pėr tė emėruar ēdo lloj tė paafti
me doza tė larta servilizmi, nė postet kyēe tė administratės. Duhet
vėnė nė zbatim rrotacioni-thonė ata. Motivi! Myteberėt aktualė tė
zyrave shtetėrore nuk i pėrgjigjen mė padronit qė i vuri nė shinat e
karrierės, duke abuzuar me vjedhje dhe me mosrespektim tė kodit tė
servilizmit. Pra thjesht kanė dalė nga morsa e kontrollit vertikal
tė ambasadorėve dhe po punojnė pėr vehte e pėr kryetarėt e klaneve
pėrkatėse.
Dua tė
preēizoj se kur them ambasadorėt nuk fus nė njė thes ēdo diplomat
qė ka ushtruar detyrėn e tij fisnike nė Shqipėri.
Tanimė, pas vitesh eksperience me zgjatje dore nė thesin e parave ku
tė gjithė mund tė zhvasnin (pėr ekzaktėsi plot 8-tė), tė
pėrkėdhelurit nga fati dhe nga ambasadorėt, duhet tė hapin krahun.
Ata qė shpejt harruan nga dhe si erdhėn nėpėr poste tė rėndėsishėm
ose parą-prodhues, pėr tiu dedikuar lekut, rryshfetit dhe
klanizmit, duhet tiu lėnė vendin ushtarėve tė rinj. Pėr oficera
nuk ka vend! Rekomandim ky i ambasadorėve fuqiplotė nė Shqipėri. Njė
deputet-eseist i koalicionit tė djathtė para disa kohėsh afirmoi jo
pa tė drejtė se mė i miri i tyre
, pra i ambasadorėve, nuk ishte
as nė lartėsinė e njė taksisti tė kryeqytetit.
Nuk e di se ku do dalim me teza ambasadorėsh konformistė, nė sensin
e pėrshtatjes dhe tė bashkėjetesės me tė gjitha sėmundjet shoqėrore
dhe politike tė kėtij vendi. Nuk e di se ku do dalim me tezat e
rotacionit, pra tė zėvendėsimit tė krimbave me hardhucka.
Pushteti ndryshon prej domozdoshmėrisė social-ekonomike dhe shprehet
me vullnetin politik tė zgjedhėzve dhe jo pėr nevojėn e disa ve pėr
tu emėruar nė administratėn shtetėrore.
Qeveritė e popujve tė botės dhe departamentet e shteteve dėrgojnė
kėtu ambasadorėt e tyre pėr tė zbatuar politikat pro ose
antishqiptare. Por ne le tu referohemi atyre qė zyrtarisht janė
deklaruar miq dhe qė nė sytė e shqiptarėve kanė qenė ata qė do tė
ndihmonin rikthimin e istitucioneve dhe tė demokracisė nė vend pas
njė lėngimi 50 vjeēar.
Pra ne aktualisht mendojmė dhe me me dėshpėrim shpresonim tė kishim
kėtu ambasadorė qė kanė ardhur pėr ti dhėnė drejtim muhabetit.
Llaf i sigurtė pazari. Do na nxjerrin nė dritė mendonim, por
kėtu na kanė prurė tė tjerė. Iu referohem atyre qė vijnė kėtu pėr tė
pėrfaqėsuar njė flamur e kur prezantohen privatisht, nėpėr tryeza
apo kafene, pėrmendin kombėsinė e katragjyshit dhe si tė tillė
orjentohen dhe punojnė pėr njė flamur tjetėr. Ky model deformimi
pėrfaqėsues vlen edhe pėr disa kryetarė organizatash jo-qeveritare,
tė cilėt shtyhen deri nė provokime duke pėrshėndetur gjithnjė
privatisht, me terma arabė dhe duke ironizuar kėshtu mbi ngjasimin e
madh qė ka Shqipėria me botėn islame.
Kėtė fenomen po e vė re personalisht kėto tre vjetėt e fundit, por
po kuptoj se i paska rrėnjėt thellė, nė vitet e errėta 1944-1991 dhe
mė pas na rishfaqet nė vitet 1997. Kėta lloj politikėbėrėsish, duke
i veshur Shqipėrisė petka islamike, po imponojnė prej 60 vjetėsh
modelin e tyre komunist, nga i cili bėjnė sikur distancohen. Nė tė
vėrtetė ai ėshtė modeli qė ata vetė kanė pjellė, duke mbjellur
fatkeqėsi pėr popujt qė e provuan. Tė njėjtėt personazhe mendojnė se
Shqipėria duhet dekonstruktuar dhe mė pas ta ribėjnė nga e para,
ndoshta sipas ndonjė modeli administrativ ku mbijetojnė prej
shekujsh kushėrinjtė e tyre endacakė.
Kėshtu, me keqardhje konstatoj se vepra tė rėnda penale si: tarfiqe,
vrasje, grushte shteti, korrupsion, tradhti tė lartė ndaj Atdheut po
ndodhin shpesh e mė shpesh kėtyre viteve tė fundit, ēuditėrisht nėn
hundėn dhe para syve tė ambasadorėve fuqiplotė.
Por gjithsesi, ata tė pabezdisur nė absolitizmin e pushtetit tė
tyre, tė cilin e ndajnė proporcionalisht me banditin-karrierrist
Ramiz Alia i cili trillon e kurdis gjithfarė situatash
ballkaniko-mesjetare, po propozojnė pėrsėri rendin e tyre tė
rrėmujshėm, turbullimin shoqėror. Nė kėtė luftė bindjesh,
idealesh dhe politikash gjeostrategjike e paqedashėse, ajo mė e
papėrshtatshmja ėshtė meritokracia. Pėr atė ska vend. Ajo ėshtė
diēka qė sduhet, bile mund tė themi se prish edhe punė nė rendin e
rrėmujės sė organizuar imtėsisht.
Duke
parė si venė punėt, nuk na mbetet gjė tjetėr pėr tė thėnė, pėrveēse:
Rrofshin ambasadorėt!
Them
tė rrojnė pėr dimėr se pėr verė bėmė si bėmė.
Protagonizmi kokėfortė dhe i pandėrprerė i shokut Ramiz
Ata dhe shoku (nė sensin e traumės) Ramiz, i cili vepron me
eunukėt e tij politkanė, botues-biznesmenė, publicistė,
gazetarė e sekserė tė ēdo rrangu, po luajnė prej 15 vjetėsh
aktin e fundit tė luftės sė ftohtė ballkanike. Dhe modeli i ushtarit
qė futet nė rrjeshtat e skuadrės pėrkatėse, degjeneron ēdo ditė e mė
shumė. Traktat serioz e jo shaka! E ne, 2 milion e ca njerėz, plus
ca tė tjerė nė Kosovė e Maqedoni, plus ca tė tjerė nė diasporė po
asistojmė kėtė skenar tė dėshtuar qė nė zanafillė. Kjo politikė e
gabuar po aplikohet qė atėherė kur perėndimi pranoi kushtet e njė
banditi, si ato tė kriminelit pa identitet tė qartė, antishqiptarit
Ramiz Alia
mė lejoni tė theksoj se ky individ mbijeton si pasojė e
garancisė qė kėrkoi dhe fioti pėr tė nė qarqet ndėrkombėtare Michail
Gorbaēov.
Por ky ore tė dashur njerėz nuk do thjesht tė mbijetojė. Ky pasi
mori fillimisht gishtin po pretendon tė ketė tė gjithė krahun.
Pra, me pak fjalė po kėrkon tė riprodhojė pushtetin qė kishte sipas
modelit kapitalist. Shkurt, do tė luajė akoma kartat prapa perdeve
paēka se kjo shoqėri e urren dhe i ka thėnė Jo me kohė atij dhe tė
tjerėve si ai.
Paradoksalisht, ky personazh mbijeton edhe nė saj tė punės jo
profesionale dhe karakterit rryshfet-pranues tė disa ambasadorėve tė
rėndėsishėm qė u akrediduan nė Shqipėri kėto vite.
Shtrohet ēėshtja: si mund tė dalim nga ky kurth i tejzgjatur nė
kohė?!
Qė tė
bėsh karrierė sot nė shtet apo istitucionet e organizmave
ndėrkombėtare me shpresėn pėr tė ērrėnjosur tė keqen, duhet:
-Tė
kesh qėnė ose tė jesh akoma sot krimb-servil i pushtetit tė Ramiz
Alisė
dhe e ke tė sigurtė qė diku do dalėsh.
-Tė
jesh aktualisht patjetėr njė i paaftė, ushtar dhe jo oficer, i
x klani, grupimi apo organizate ndėrkombėtare, i filan ambasade
apo rrjetit tė saj tė dallaveraxhinjve.
Je
sigurisht i pėrjashtuar nga:
pjesmarrja nė istucione, nė jetėn politike, nė foltoren e
parlamentit, nė gazeta e media televizive, nėse je njė shtetas
normal, me sy nė ballė, me gojė dhe veshė e mbi tė gjitha,
nėse i
je sadopak mirnjohės Zotit qė deshi dhe tė lindi nė vendin qė quhet
Shqipėri, pra nėse pėrpiqesh tė jetosh si patriot.
Efektet e bashkėveprimit tė Ambasadorėve me shokun Ramiz
Qofsha unė i gabuar, por kėtu ore miq tė dashur, idiotėsia dhe
absurdi ka ngulur kėmbėt dhe po mbretėron.
Ēdo gjė qė sot ndodh nė Shqipėri, politikisht, estetikisht,
qytetarisht, ka vulėn e thatė tė ambasadorėve, qė normalisht duhet
tė jetonin vetėm me rrogat e taksapaguesve tė tyre dhe jo me
rryshfetet qė shokut (nė sensin e traumės) Ramiz ėshtė mėsuar tė
paguajė si mėsuesi i tij pėr tė mbajtur karrigen.
Natyrisht, ai mesazhin e ka marrė dhe
me dinakėri karrigen nuk e pretendon mė pėr vehte, por pėr ata qė
kanė turinjtė dhe lakrat e tij nė kokė. Ajo qė stonon thellėsisht
sot ėshtė fakti se si ai po pėrpiqet me kokėfortėsi tė riciklohet.
Nuk i hollohet fare gjaku nga numri i pafund i krimeve qė ka
prodhuar e riprodhuar nė vite. Ai po sheh mė nė fund vdekjen nė sy,
fatkeqėsisht atė natyrale dhe mesa duket po ndjen ngrohtėsinė e
flakėve danteske tė cilave po iu afrohet pa patur mundėsi tė
zgjedhė.
Sa pėr parantezė dhe pėr tė mos humbur fillin e pasqyrimit tė
realitetit tonė absurd, doja tu kujtoja se shoku (nė sensin e
traumės) Ramiz festoi para pak ditėsh 80 vjetorin e ditės kur djalli
vendosi ta sjellė nė kėtė jetė. Vura re i habitur se ditėlindjen e
tij e kujtuan me budallallėk vetėm idiotėt qė ai me dorė dhe me
pakt ambasadorėsh vendosi nėpėr istitucione dhe media. Kjo mund tė
konsiderohet thjesht si fatkeqėsi e gjeneratės time. Tė gjitha
gazetat nxorrėn nė faqen e parė foton e tij tė squllur dhe demode
prej fshatari endacak (nga Bosnja nė Shkodėr, nga Shkodra nė Tiranė
dhe nga balta nė majė. Sė fundmi dua tė konstatoj se u kthye prapė
nė baltė. Kushtrimi i tė parėve do tė thoja unė! Gjeneza nuk
tradhton kurrė).
E
pėrkufizoj si fshatar jo thjesht pėr retorikė, por i bindur sepse me
me pushtetin qė disponon nuk do jetonte i pashqetėsuar si vegjetues
pranė lumit mė tė qelbur tė Europės, ku kundėrmimi i tmerrshėm tė
imponon vetvrasjen.
Ky
edicjon televiziv special, kjo reklamė pa treg u ofrua
kokėfortėsisht dhe kjo gjė konfirmon faktin qė ne tė gjithė e dimė,
pra se cilėt janė dhe pse janė tė tillė botuesit e mediave
shqiptare. Sikur tė mos mjaftonte, duke snobuar shpresėn time se me
njė mamuth si ai mund tė merreshin vetėm disa njerėz me prostat si
botuesit tanė tė dashur, ndodhi ajo qė pritej. Fidani mė i vogėl i
shokut (nė sensin e traumės) Ramiz, ai qė as mbiemrin e tė parėve
nuk mban dot me pėrgjegjėsi mbi letėr, njė bashkėmoshatari im qė me
mua tė pėrbashkėt mund tė ketė vetėm qytetin e lindjes, u ul me
fizionominė e tij prej pionieri dhe si bir oficeri me yll tė kuq, na
ndėrtoi njė emisjon televiziv posaēėrisht pėr udhėheqėsin e tij. Po
kush e ndoqi do thoni ju?
Unė
personalisht, me shumė miq e shokė tė mi ndodheshim nė njė lokal
publik ku kish edhe televizor. Ju siguroj se edhe kur iu thashė
atyre, shokėve tė mi, se ndoshta do tė duhej tė ndiqnim nė ekran atė
qė mund tė thoshte katili me maskė viktime, ata mu pėrgjigjėn duke u
tallur me mua : Ēja paske ngenė ti or vlla! Akoma sheh televizor
ti?!
E
kėshtu mu duk vetja ai qė jam, i pandreqshėm, vėzhgues kritik deri
nė fund, dhe aspak bashkėkohor-siē shprehen miqtė e mi kur iu
flas pėr gazeta e botues qė mbajnė surratin e Ramiz Alisė. Shkurt,
jam ai qė shoh edhe aty ku nuk ia merr mendja hileqarėve qė po
qeverisin kėtė vend, pra ambasadorėve tė rastėsishėm tė kudogjendur
dhe shokut (nė sensin e traumės) Ramiz, kandidatit tė dytė (vendi
i parė i takon seksit femėr
pėr respekt) dhe tė padiskutueshėm
pėr nė ferrin Dantesk.
Ju
mendoni se zgjodhėt njė qeveri pėr tė ndryshuar gjėrat. Jo! Ju u
gėnjyet pėrsėri me skema ambasadorėsh tė cilėve nė fund tė fundit
edhe nuk iu bėhet shumė vonė pėr vendin tim dhe tuajin. Ai,
ambasadori i rradhės, ka vendin e tij, qė smerret vesh se cili
ėshtė dhe kėtu nė Shqipėri ka ardhur pėr tė marrė njė rrogė tė majme
e po doli, ndonjė gjė tjetėr nga ato qė dinė tė ofrojnė kėta tė
majtėt pėr tė mbajtur pushtetin.
Nė
emisjonin televiziv tė lajmeve, shoh gjithnjė ndonjė ambasador nė
krah tė ēdo sekretari tė ashtėquajtur ministėr. Kėshtu shoh
ambasadorė tė mė sqarojnė mbi kulturėn, sportin, rrugėt, mbrojtjen,
krimin, trafikun. Pėr katedra dhe Universitete, pedagogė tė
kualifikur dhe literaturė bashkėkohore nuk flitet gjėkundi. Nuk po
zgjatem me tė tjerat por ju tregoj sinqerisht se tė etiketuarit
nga media si kriminelė trafikantė, tė tillė e tė atillė, hanė dhe
pinė qejf-paprishur nė mes tė Tiranės, para syve tė mi dhe para syve
tė atyre qė i bekojnė e i tolerojnė.
Pra
retorika ambasadoriste dhe ajo e organizatave joqeveritare
fantazėm qė shpallin idekse dhe informacjon mbi situatėn shqiptare,
tingėllon keq pėr veshėt e mi tė stėrvitur.
Pėr tė
qenė sa mė tė qartė dhe tė drejtpėrdrejtė, dua tju them se:
Kryeministri i vendit tuaj u jep llogari tre herė nė ditė kasnecėve
tė ambasadorėve! Pėr fat tė mirė jo tė tė gjithė ambasadorėve! Pra
nė vend tė kryeministrave kemi patur kryeskretarė tė ambasadės
"filan" apo tė "atij" departamenti shteti e jo njė burrė shteti qė
flet si do dėshėronte pjesa mė e madhe e atyre qė e votojnė.
Pastaj
kemi ata qė mediat, opinioni publik dhe pseudo-ligji i quajnė
ministra, tė cilėt janė disa pėrfaqėsues tė rrymave ekzistuese,
bashkėvepruese ose kundėrshtare nė vend. Ata, sekretarėt e
devotshėm tė quajtur konvencionalisht ministra, pa asnjė pushtet,
aspak tė merituar pėr postin ku janė emėruar (me ndonjė pėrjashtim
tė vogėl), janė aty si pasojė e fitores nė tavolinėn e pazareve tė
kėsaj apo asaj rryme kulturore, politike, etnike. Imagjinoni pak tė
tjerėt! Kėshilltarė, sekratarė, ekspertė. Pa asnjė funksjon. Ata
presin tė marrin riskun e tyre nga paratė publike qė do ndahen nė
tavolinat e pushtetit dhe aplikohen vetėm nė orė tė tėra heshtjeje.
Ju,
prisnit ndryshimin. Unė jo. Unė them dhe jam i bindur se ndryshimet
arrihen duke u pėrballur, duke i fituar. Ato nuk ti jep e aq mė pak
ti fal kush.
E
kėshtu nuk mund tė ketė diēka tė re kur Ramiz Alia me paturpėsinė e
klasės qė pėrfaqėson, pa kėrkuar falje, antishqiptar deri nė fund,
spekullator dhe i gatshėm tė shesė ēdo ideal e sistem, kėrkon tė
riciklohet nė faqet e gazetave, nė ekranet e televizioneve, pa marrė
fare parasysh, qė mė shumė se gjysma e popullsisė nuk e njeh fare,
njė ēerek tjetėr e injoron dhe tė tjerėt e urrejnė. Ky personi qė
ėshtė dhe mbetet kryebanditi i kėtij kombi, nuk do tė marrė shkas
nga statistikat.
Ai ka
kuptuar se me pesė botues, me dhjetė pseudo-politikanė dhe me
fidanishten e tė rinjve 30-40 vjeēarė qė sponsorizon ēdo ditė, pra
atyre qė i rekrutoi qė nė rininė e tyre, qė i pėrdhunoi, qė iu vodhi
identitetin, sensin shoqėror dhe atė familjar, atyre qė sot nė
adoleshencėn e tyre tė vonuar prej 30-40 vjeēarėsh thonė me vehte
ah, sa do doja qė... por nuk mundem!, atyre qė nė thellėsinė e
qėnjes sė tyre e urrejnė, por kanė humbur trajtėn njerėzore,
pikėrisht nėpėrmjet tyre ai mund tu bėjė presjon qarqeve tė
plutokracisė ndėrkombėtare.
Dhe
ata, baronėt, pėrcaktuesit e fateve tė botės, me neglizhencėn e
gabuar qė i karakterizon, qeshin me tė si me njė hileqar tė vogėl.
Nė tė njėjtėn kohė, duke dėshtuar rregullisht nė skemat e
ērrėnjosjes sė komunistėve nga pushteti, kanė 15 vjet qė dėrgojnė
kėtu ambasadorė tė cilėt vijnė, pse jo, thjesht dhe vetėm pėr tė
justifikuar rrogėn e majme qė iu ofrohet.
Paradoksi ėshtė se plutokracia dėrgon kėtu ambasadorė qė me
politikat e tyre tė shfokusojnė dhe tė nxjerrin jashtė loje skemėn
banditeske tė shokut (nė sensin e traumės) Ramiz, por ai, si njė
pjellė e mirfilltė djallėzore, na i fut nė lojėn e tij dhe na i
mbars ambasadorėt me hallet dhe poshtėrsitė qė prodhon zakonisht
ballkani dhe ballkanikėt piratė si ai.
Zhgjidhja?! Eshtė pėrzgjedhja. Nė njerėz, nė formula politike dhe
seriozitet. Ndoshta ky elementi i fundit duhej rreshtuar i pari
sepse mungon dukshėm nė punėn e disa qarqeve diplomatėke, tė cilat i
gozhdon proverbi i bukur nga e thėna nė tė bėrė. Pra tė luftojmė
kėtė... atė e atė tjetrėn! por nė tė vėrtetė gjėrat kanė mbetur nė
vend, pėr tė mos thėnė se janė pėrkeqėsuar.
Nga
Washingtoni dhe Brukseli po jepen orientime tė qarta, por ndoshta
rruga e gjatė deri nė Shqipėri po i mbulon me pluhur dhe ne
vazhdojmė tė hamė bar.
|
|