| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Njė
Kosovė e pavarur do tė jetė shembull i demokracisė qytetare, tha
Kosumi nė bisedė me ambasadorin e Rusisė |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė, 26 tetor 2005 /TN /QIK
- Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi priti nė njė takim
ambasadorin e Rusisė nė Beograd, Vladimir Ivanovski, ku mori
pjesė edhe shefi i Zyrės ruse nė Prishtinė, Sergej Bazdnikin.
Kryeministri Kosumi e njohu diplomatin rus gjithashtu edhe pėr
gatishmėrinė e Qeverisė sė Kosovės pėr tė bashkėpunuar me tė
gjithė faktorėt qė kanė ndikim nė zhvillimet nė Kosovė dhe nė
kėtė kuadėr vlerėsoi tė rėndėsishėm rolin e Federatės ruse nė
proceset politike nė Kosovė.
Vendimin e 24 tetorit tė KS sė tė OKB sė pėr hapjen e bisedimeve
pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, Kosumi e
vlerėsoi tė rėndėsishėm dhe historik pėr popullin e Kosovės, i
cili do tė hapė rrugėn e perspektivės pėr Kosovėn drejt njė tė
ardhme paqėsore.
-
- "Njė
Kosovė e pavarur do tė jetė shembull i demokracisė qytetare, i
bashkėjetesės dhe respektimit tė vlerave njerėzore. Ajo do tė
ndihmojė nė krijimin e njė qėndrueshmėrie nė rajon dhe nė
zhvillimin e pėrgjithshėm nė Kosovė", u shpreh Kryeministri
Kosumi.
Ndėrkaq, ambasadori Vladimir Ivanovski theksoi nevojėn e
intensifikimit tė raporteve midis institucioneve tė Kosovės dhe
Ambasadės ruse, duke shtuar se federata ruse ėshtė pjesė e
bashkėsisė ndėrkombėtare dhe se ajo dėshiron njė bashkėpunim
konstruktiv dhe dialog tė suksesshėm nė ēėshtjen e definimit tė
statusit tė Kosovės.
Kosumi dhe Ivanovski biseduan edhe pėr ēėshtjen e integrimit tė
pakicave dhe kthimit tė refugjatėve nė Kosovė.
Duke u ndalur rreth ēėshtjes sė pėrmbushjes sė standardeve,
Kosumi tha Qeveria e Kosovės ėshtė e pėrkushtuar pėr pėrmbushjen
e standardeve edhe pas fillimit tė negociatave pėr statusin, me
qėllim tė konsolidimit tė njė demokracie evropiane nė Kosovė,
ngase siē tha "standardet i shohim si tė domosdoshme pėr
zhvillimin e shoqėrisė kosovare sipas standardeve evropiane",
tha ai.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|