|
-
Prishtinė, 25 tetor 2005/TN /QIK
- Zyra e Presidentit tė Kosovės ka mirėpritur vendimin e
Kėshillit tė Sigurimit pėr fillimin e procesit pėr pėrcaktimin e
statusit politik tė Kosovės. Zėdhėnėsi i Presidentit Rugova,
Huhamet Hamiti nėrpėmjet njė deklarate thekson se zgjidhja pėr
Kosovėn ėshtė pavarėsia e plotė, nė pėrputhje me parimet
themelore demokratike dhe se ky ėshtė vullnet i shumicės.
-
-
Zėdhėnėsi thotė se "nuk mund tė bėhet fjalė pėr zgjidhje
kompromisi nė mes tė kėrkesės legjitime tė kosovarėve pėr
pavarėsi dhe kėrkesės jolegjitime tė Beogradit pėr tė rikthyer
diēka nga pushteti i tij i dikurshėm mbi fatin e Kosovės".
"Zgjidhja e mesme ndėrmjet kėtyre dy synimeve ėshtė e
paqėndrueshme - e papranueshme moralisht dhe politikisht.
Rruga jonė e pakthim drejt pavarėsisė ende nuk ka mbaruar".
Nė kėtė deklaratė thuhet:
"E mirėpresim miratimin qė dha Kėshilli i Sigurimit tė hėnėn pėr
fillimin e procesit pėr pėrcaktim tė statusit politik tė
Kosovės. Me gjuhėn e OKB sė, kėtij po i thuhet statusi i
ardhshėm i Kosovės. Sido qė t'i themi kėtij synimi, zgjidhja pėr
Kosovėn ėshtė pavarėsia e plotė pėr vendin, nė pėrputhje me
parimet themelore demokratike. Vullneti i shumicės ėshtė mė
pėrcaktuesi nga kėto parime, ku hyjnė natyrisht edhe standardet
e pranuara ndėrkombėtare pėr vendet qė duan tė integrohen nė
sistemin ndėrkombėrtar.
Sinjali qė dha Kėshilli i Sigurimit ėshtė moment i pritur gjatė.
Janė bėrė mė shumė se gjashtė vjet nga viti 1999, kur flitej pėr
tri vjet tė statusit kalimtar tė Kosovės.
Kosova ka qenė nė kėto vite me status pezull: de fakto e pavarur,
de jure jo. Kjo ka paraqitur pengesė pėr zhvillim tė plotė, me
kapacitetet qė ka vendi ynė. Pėrkundėr kėsaj, ka arritje tė
rėndėsishme nė Kosovė, nė radhė tė parė nė plan tė rindėrtimit
fizik, por edhe tė ndėrtimit tė arkitekturės institucionale nė
nivelin lokal dhe kombėtar.
Zgjidhja pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia e plotė dhe integrimi i saj
nė strukturat euro atlantike. Njė pjesė e sovranitetit tonė do
tė depozitohej nė kėto struktura nesėr, siē ndodh me
sovranitetin e vendeve qė janė tashmė anėtare tė kėtyre
organizmave.
Prandaj, nuk mund tė bėhet fjalė pėr zgjidhje politike pėr
Kosovėn qė do t'i 'kėnaqte tė gjitha palėt' siē thuhet
ndonjėherė nė ligjėrimin diplomatik. Nuk mund tė bėhet fjalė pėr
zgjidhje kompromisi nė mes tė kėrkesės legjitime tė kosovarėve
pėr pavarėsi dhe kėrkesės jolegjitime tė Beogradit pėr tė
rikthyer diēka nga pushteti i tij i dikurshėm mbi fatin e
Kosovės. Zgjidhja e mesme ndėrmjet kėtyre dy synimeve ėshtė e
paqėndrueshme - e papranueshme moralisht dhe politikisht.
Rruga jonė e pakthim drejt pavarėsisė ende nuk ka mbaruar.
Kėrkohet ende shumė punė e menēur pėr ta kurorėzuar kėtė proces,
nė tė cilin rol tė rėndėsishėm do tė ketė edhe pėr bashkėsinė
ndėrkombėtare: pėr OKB nė, SHBA tė dhe Unionin Evropian.
Me pavarėsinė e Kosovės, Prishtina e Beogradi do tė mund tė jenė
bashkė njė ditė nė organizma multilateralė si kryeqytete tė dy
vendeve tė barabarta", thuhet nė fund tė deklaratės sė Muhamet
Hamitit, zėdhėnės i Presidentit tė Kosovės.
|
|