|
-
Prishtinė, 25 tetor 2005/TN /QIK
- Vendimin e Kėshillit tė Sigurimit pėr fillimin e bisedimeve
pėr statusitn e Kosovės, qeveria e vlerėson si histroik, tha sot
zėvendėskryeministri i Kosvės, Adem Salihaj, pas mbledhjes sė
qeverisė. Ai tha se ky vendim ėshtė rezultat i punės dhe
angazhimit tė Qeverisė sė Kosovės dhe tė intitucioneve tė tjera,
tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, dhe tė shoqėrisė civile.
-
- Kjo
hap kaptinėn e fundit tė definimit tė statusit, tė lirisė dhe
pavarėsisė sė plotė tė Kosovės, tha Salihaj, ndėrsa ka
falėnderuar tė gjithė ata faktorė qė kanė ndihmuar nė marrjen e
kėtij vendimi. Ai bėri thirrje pėr unitet dhe kėmbėngulje qė tė
zhvillohet me sukses procesi i bisedimeve, dhe qė Kosova deri
nė mesin e vitit tė ardhshėm tė ēohet deri tek statusi i
pavarėsisė sė plotė.
-
- Ai
tha se tė gjitha institucionet dhe qytetarėt e Kosovės janė tė
vetėdijshėm pėr kėtė moment historik dhe pėr rėndėsinė e
procesit dhe se nė kėtė kontekst pret bashkėpunim dhe koordinim
shumė tė madhė pėr arritjen e cakut tė madh. Ai tha se nė
bisedime do tė diskutohet pėr mėnyrėn e njohjes sė pavarėsisė
dhe jo pėr vet pavarėsinė, ndėrsa edhe njėherė ka pėrjashtuar
mundėsinė qė SMZ-ja tė ketė rol tė rėndėsishėm nė proces, pasi
ajo nuk ka tė drejtė vetoje dhe kėshtu nuk do tė mund tė vendosė
pėr fatin e Kosovės.
Ndėrsa, sa i pėrket rolit tė UNMIK-ut nė kėtė proces dhe pas tij,
zėvendėskryeministri Salihaj, tha se roli i tij ėshtė
krejtėsisht i reduktuar. Roli i UNMIK-ut nuk ėshtė as
ndėrmjetėsues, as pėrkrahės pėr Kosovėn nė kėtė proces, tha ai
dhe se misioni i tij pėrfundon me zgjidhjen e statusit. UNMIK-u
duhet tė shkojė nė atė moment qė tė njihet pavarėsia e Kosovės,
deri kur pra pėrfundon misioni i tij, tha ai.
Salihaj tha se nėse Marti Ahtisari do tė emėrohet emsiar special
pėr tė udhėheur negociatat, beson se do ta udhėheq me sukses
procesin, pasi edhe ashtu ai ėshtė njė personalitet i pranueshėm,
dhe ne do tė arrijmė aty ku dėshirojmė.
Ndėrsa, qeveria ka marrė disa vendime tė rėndėsishme gjatė
mbledhjes sė sotshme. Ajo mori vendim qė tė hartohet strategjia
pėr reformimin, gjatė disa vjetėve tė ardhshme, tė administratės
publike, nė mėnyrė qė ajo tė jetė efikase dhe ti afrohet atyre
tė vendeve tė Bashkimit Evropian.
-
-
Salihaj tha se qeveria ka marrė vendim qė tė fillohet me njė
regjistrim testues tė popullsisė sė Kosovės, qė do tė bėhet nė
disa lokalitete tė disa komunave, me tė cilėn do tė pėfitohej
njė pasqyrė se si do tė mund tė bėhej njė regjistrimi i
tėrėsishėm i popullsisė dhe tė dihet se ēfarė rezultatesh mund
tė pritet nga ai.
Qeveria ka marrė vendim pėr ndarjen e 400 mijė eurove pėr
Ministrinė e Bujqėsisė, sė cilės i nevojiten pėr marrjen e
masave pėr parandalimin e paraqitjes sė gripit tė shpezėve.
-
-
Fondi do ti shėrbejė ministrisė pėr blerjen e mjeteve dhe
paisjeve tė nevojshme pėr luftimin e paraqitjes sė gripit.
Poashtu qeveria shumė shpejtė do tė marrė njė vendim qė
Ministria e Shėndetėsisė tė marrė masat e duhura pėr
pamundėsimin e paraqitjes sė kėsaj sėmundje nė Kosovė. Kjo
sepse ne vlerėsojmė se ēmimi ėshtė shumė mė i ulėt, nėse ne
marrim masa adekuate pėr parandalimin sesa nėse paraqitet ajo,
tha Salihaj.
Gjendja nė arsim ėshtė ende e rėndė, edhe pse nė mbi 50 pėr qind
tė shkollave ka filluar mėsimi, ka vlerėsuar qeveria nė takimin
e sotėm. Ai tha se qeveria po bėn pėrpjekje nė tejkalimin e
kėsaj gjendje, ndėrkohė qė ka pasur takime me BSPK-nė dhe
SBASHK-un, tė cilave i ėshtė ofruar mundėsia qė tė bėhet
nivelizimi i pagave nė lėmin e arsimit, ndėrsa qė sipas Salihajt,
arritja e marrėveshjes me UP-nė ėshtė shumė afėr.
-
-
Ndėrsa, ka ftuar SBASHK-un qė tė ulet dhe tė diskutojė pėr
zgjidhje me Ministrinė e Financave dhe tė Arsimit. Ai tha se
qeveria ndodhet nėn presion tė dyfishtė, por ėshtė pėr njė
zgjidhje qė do tė plotėsonte deri diku kėrkesat e arsimtarėve,
ndėrsa nuk do tia prishte qeverisė raportet me Fondin Monetar
Ndėrkombėtar dhe me institucione tė tjera, qė bėjnė thirrje qė
tė mos ketė rritje tė pagave. Ai bėri thirrje pėr ndėrpreje tė
grevės pasi nivelizimi i pagave do tė bėhet, pavarėsisht nėse
ndėrpritet greva apo jo.
Ministria e Kulturės duhet tė nxjerrė njė urdhėresė
administrative nė bazė tė vendimit tė sotshėm tė qeverisė, qė nė
tė ardhmen pėrgjegjėsinė e vetme pėr organizimin e haxhit ta
ketė Bashkėsia Islame e Kosovės.
Salihaj nė pėrgjigje tė gazetarėve pėr pėrdorimin e 30 milion
eruove qė pritet ti marrė nga borxhet qė ia ka PTK-ja qeverisė
sė Kosovės, tha se shumica prej tyre do tė pėrdoren pėr mbulimin
e procesit negociator.
-
-
-
Kosumi u shpreh nė Tiranė se nė qershor tė
2006 Kosova do tė jetė shtet i pavarur dhe
sovran
-
-
Tiranė, 25 tetor 2005/TN /QIK
- Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi, i shoqėruar nga disa
ministra ndodhet pėr njė vizitė dyditėshe nė Tiranė. Ai
fillimisht u takua me Kryeministrin e Shqipėrisė Sali Berisha,
me tė cilin bisedoi pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė. Prishtina,
tha Kosumi, pret edhe nė tė ardhmen mbėshtetje nga Tirana nė
procesin e pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės.
Ndėrkaq nė njė njoftim tė Zyrės sė Kryeministrit tė Shqipėrisė
thuhet se nė kėtė takim "Z.Berisha ka vėnė nė dukje qėndrimin e
qeverisė shqiptare se statusi i Kosovės duhet tė pėrcaktohet nė
pėrputhje me vullnetin e qytetarėve tė Kosovės, qė janė shprehur
nė mėnyrė tė pėrsėritur pėr pavarėsi, dhe nė bashkėpunim me
Grupin e Kontaktit dhe bashkėsinė ndėrkombėtare, duke garantuar
liritė dhe tė drejtat e pakicės serbe dhe pakicave tė tjera nė
Kosovė".
Po ashtu Berisha ka nėnvizuar se garantimi i kėtyre tė drejtave
dhe lirive ėshtė njė kusht thelbėsor pėr paqen, stabilitetin dhe
demokracinė nė Kosovė dhe rajon.
"Berisha inkurajon autoritetet kosovare pėr zhvillimin e njė
dialogu me Beogradin pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė tjera qė nuk
kanė tė bėjnė me statusin, pėr tė filluar njė kapitull tė ri nė
historinė e marrėdhėnieve mes dy vendeve".
"Kosumi theksoi se delegacioni kosovar i propozuar nga
Presidenti Rugova dhe miratuar nga Kuvendi i Kosovės, ėshtė njė
delegacion i unitetit. Kryeministri i Kosovės u shpreh se pala
kosovare shpreson qė bisedimet pėr statusin tė pėrfundojnė deri
nė qershor 2006, ndėrkohė qė edhe Berisha paraqiti qėndrimin e
tij se kėto bisedime nuk duhet tė jenė tė gjata", i cili
vlerėsoi rolin e Shqipėrinė pėr stabilitetin rajonal dhe theksoi
vullnetin e qeverisė sė Kosovės pėr tė kontribuar pėr njė vizion
tė ri tė rajonit nė frymėn e bashkėpunimit dhe mirėkuptimit.
Po ashtu thuhet se Kryeministri i Shqipėrisė shprehu admirimin e
tij pėr arritjet e Kosovės nėn drejtimin e qeverisė kosovare dhe
Kombeve tė Bashkuara.
Tė dy kryeministrat ndanė tė njėjtin mendim nė lidhje me
pėrparėsitė e bashkėpunimit ekonomik mes Kosovės dhe Shqipėrisė.
Z.Kosumi shpjegoi se tashmė ka filluar puna nė Kosovė pėr fazėn
studimore tė ndėrtimit tė rrugės Merdare Prishtinė Durrės.
Tė dy palėt ranė gjithashtu dakort qė duhet tė bėhen pėrpjekje
mė tė mėdha pėr tė zhvilluar kushtet pėr njė klimė sa mė tė mirė
pėr investimet e ndėrsjellta nė tė dy vendet.
Pas takimit Sali Berisha deklaroi para mediave se procesi i
bisedimeve pėr statusin e Kosovės nuk duhet tė tejzgjatet pasi
kjo nuk do tė ishte e mirė pėr stabilitetin e rajonit.
Nga ana e tij Bajram Kosumi tha se Kosova synon tė jetė njė
shtet demokratik ku respektohen tė drejtat e barabarta tė tė
gjithė qytetarėve, ndėrkaq pėr statusin tha: "Unė besoj
fuqimisht se nė qershor tė 2006 do tė pėrfundojnė bisedat pėr
statusin final dhe Kosova do tė jetė shtet i pavarur dhe sovran
si tė gjitha shtetet e tjera".
Edhe kryeministri Berisha u shpreh se procesi i pėrcaktimit tė
statusit nuk duhet tė tejzgjatet: "Procesi i statusit nuk duhet
tė jetė njė proces i stėrzgjatur, pasi nė gjykimin tim
fluiditeti i faktorit shqiptar duhet tė marrė fund dhe nuk ėshtė
nė interes tė stabilitetit tė rajonit dhe tė arrihet nė
pėrcaktimin e statusit pėrfundimatar nė pėrputhje me vullnetin e
qytetarėve tė Kosovės".
Nė fillim tė muajit nėntor nė Prishtinė do tė mblidhen
kryeministrat e Shqipėrisė, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Kosovės.
Kryeministri Kosumi deklaroi se uronte qė shumė shpejt kėsaj
nismeje pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon.
|
|