|
25
tetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (24.10.2005)
Ilir Ikonomi
Kėshilli i
Sigurimit i OKB-sė i hapi dritėn jeshile bisedimeve pėr statusin e
ardhshėm politik tė Kosovės. Nė njė deklaratė zyrtare qė bėri sot,
pas njė takimi pėr kėtė ēėshtje nė New York, Kėshilli i Sigurimit
prej 15 vendesh tha se e mbėshtet thirrjen e Sekretarit tė
Pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Annan, pėr fillimin e procesit politik
qė do tė pėrcaktonte statusin e ardhshėm tė Kosovės.
Kėshilli i
Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara deklaroi se ka ardhur koha tė
kalohet nė fazėn tjetėr tė procesit politik pėr Kosovėn. Nė
deklaratė bėhej thirrje qė nė Kosovė tė arrihet mė shumė pėrparim
dhe qė udhėheqėsit e saj tė shtojnė pėrpjekjet pėr zbatimin e
standardeve nė tė gjitha nivelet.
Prapa
terminologjisė rutinė tė deklaratės, shėnohet nė fakt njė hap
historik nė procesin e gjatė qė rėndom quhet zgjidhja e ēėshtjes sė
Kosovės dhe qė do tė kėrkojė negociata tė vėshtira, apo kompromise
nga tė dyja palėt.
Sekretari i
Pėrgjithshėm Annan pritet tė emėrojė tani njė tė dėrguar tė posaēėm
i cili do tė drejtojė procesin e negociatave. Pavarėsisht nga fakti
qė negociatat do tė ndėrmjetėsohen nga OKB-ja, Shtetet e Bashkuara
dhe Grupi i Kontaktit prej gjashtė vendesh kanė deklaruar se do tė
mbeten tė angazhuar nė kėtė proces. Shtetet e Bashkuara pritet tė
emėrojnė pėrfaqėsuesin e tyre nė negociata.
Nė takimin e
Kėshillit tė Sigurimit, Ambasadori Kai Eide, i dėrguari i posaēėm i
zotit Annan, si edhe Soren Jessen-Petersen, kreu i UNMIK-ut,
pėrsėritėn qėndrimin e tyre se qartėsimi i statusit tė Kosovės do tė
ndihmonte nė pėrparimin dhe zhvillimin e saj ekonomik.
Nė komentet
qė i dha Zėrit tė Amerikės pas mbledhjes, kryeministri i Serbisė,
Vojisllav Kostunica, i cili ishte gjithashtu i pranishėm nė takim,
bėri thirrje qė nė procesin e negociatave pėr statusin, tė
respektohet integriteti i Serbisė dhe Malit tė Zi si shtet sovran.
Ai tha se
bisedimet duhet tė jenė tė drejtpėrdrejta, midis Prishtinės dhe
Beogradit dhe theksoi se mes palėve ėshtė e mundur tė gjendet njė
kompromis. Ēdo zgjidhje tjetėr tha ai, do tė ishte njė zgjidhje e
imponuar. Zoti Kostunica tha se kompromisi nuk do tė ishte i mundur
nėse insistohet nė njė zgjidhje tė vetme.
Gjatė kohės
qė Kėshilli i Sigurimit zhvillonte punimet, rreth 100
shqiptaro-amerikanė demonstruan pėrballė ndėrtesės sė OKB-sė, duke
kėrkuar vetėvendosje dhe pavarėsi pėr Kosovėn.
Koshtunica
kthehu nė shtėpi, lexohej nė njėrėn nga parullat.
Jo OKB-ja nė
Kosovė, por Kosova nė OKB, thuhej nė njė parullė tjetėr.
Folėsit nė
tubim thanė se pavarėsia ėshtė alternativa e vetme dhe shprehėn
shpresėn se ky synim do tė ketė mbėshtetjen e Kombeve tė Bashkuara.
Ajo qė ra nė
sy nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit, ishte rėndėdia
protokollare qė iu dha asaj. Tė pranishėm nė mbledhje ishin tė 15
ambasadorėt e vendeve anėtare, si edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i
Kombeve tė Bashkuara Kofi Annan.
|