|
-
Berlin,
25 tetor 2005/TN /QIK - Me gjithė
konstatimin e ambasadorit Kai Aide, i cili nė raportin e tij tė
fundit pėr Kosovėn thotė se "OKB-ja ka kryer njė punė tė
besueshme dhe mahnitėse nė pėrmbushjen e mandatin tė saj",
eksperti amerikan Daniel Server shprehet me tone shumė kritike
ndaj misionit tė OKB-sė pėr tė cilėn thotė se deri tani "nuk ka
zgjidhur ndonjė konflikt tė rėndėsishėm politik nė Ballkan".
Nė njė intervistė pėr radion germane "Dojēe vele" Server thotė
se OKB ja dėshtoi edhe nė Bosnje. Server pranon se OKB-ja "ka
arritur disa suksese tė vogla nė Ballkan, por vetėm pasi
superfuqitė e mėdha kishin vendosur se si do tė zgjidheshin ato
probleme".
Pėr misionin e OKB-sė nė Kosovė Server thotė se ka bėrė shumė
gabime qė kanė tė bėjnė me sovranitetin, e sidomos ai kritikon
ngadalėsimin e procesit tė privatizimit nga ana e saj.
"OKB ja ka qenė e suksesshme nė zbatimin e vendimeve, por ka
bėrė shumė gabime qė kanė tė bėjnė me sovranitetin nė Kosovė.
Kjo organizatė ka ngadalėsuar pėr shembull procesin e
privatizimit atje. OKB ja ka bėrė gjithashtu shumė gabime gjatė
administrimit tė Kosovės, gabime kėto qė i pranon edhe vetė kjo
organizatė", shprehet Server, megjithėse pranon se OKB ja bėri
tė mundshme krijimin e disa institucioneve vetėqeverisėse.
Madje Serveri ėshtė i bindur se OKB nuk do tė ketė sukses as nė
zgjidhjen statusit final tė Kosovės, porse kėtė, sipas tij, mund
ta bėjnė vetėm SHBA-tė dhe BE.
"Unė nuk jam i bindur se OKB ja do tė jetė e suksesshme nė
zgjidhjen e statusit final tė Kosovės. E vetmja mėnyrė pėr ta
zgjidhur kėtė ēėshtje nė mėnyrė sa mė tė suksesshme, ėshtė
bashkėpunimi i ngushtė i SHBA s me BE nė dhe vendime tė qarta",
tha nė kėtė intervistė Daniel Server, drejtor i Institutit.
|
|